VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ÇFARË IU SJELL KARTA BLU STUDENTËVE TË HUAJ? E Martë, 09.04.2012, 01:57pm (GMT1)
Procedurat burokratike pengesë për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar
Ashtu si Gerhard edhe shumë studentë të tjera nga vende jashtë BE-së dëshirojnë
të jetojnë në Gjermani. Por burokracia e komplikuar për lejen e punës dhe
qëndrimit, shpesh i tremb. Me Kartën Blu gjithçka do të bëhet më e lehtë. Kush
ka një diplomë universitare gjermane ose të njohur në Gjermani dhe mund të
dëshmojë një të ardhur vjetore prej 44.800 euro në vit e më shumë, mund të
qendrojë fillimisht për katër vjet. Më e lehtë marrja e lejes së punës Për inxhinierë dhe studiues të shkencave natyrore mjafton madje një rrogë vjetore më e ulët, pasi për këta specialistë Gjermania ka nevojë urgjente. Interesi për Kartat Blu është i madh, vëren sekretari i përgjithshëm i Shërbimit gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD), Ulrich Grothus: "Kemi kërkesa kryesisht nga dy drejtime. Nga njëra anë nga njerëz të cilët kanë përfunduar studimet dhe duan të orientohen në rrugën profesionale, pra nëse mund të punojnë në Gjermani. Për ne akoma më të rëndësishëm janë të interesuarit për studime në Gjermani, pra të diplomuarit apo ata që kanë kryer bachelor në vendet e tyre dhe që mendojnë të vijnë në Gjermani. Për ata është shumë e rëndësishme të dinë nëse mund të qëndrojnë në Gjermani pas studimeve." Studentët e huaj që përfundojnë me sukses studimet në Gjermani nuk duhet më të gjejnë brenda një viti një vend pune në profilin e tyre, për të marrë lejen e qëndrimit. Tashmë intervali kohor për kërkimin e punës është rritur në 18 muaj dhe të diplomuarit e huaj mund të kryejnë pa kufizim punë të tjera, jo në profilin e tyre, për të përballuar jetesën. Ata që marrin Kartën Blu mund të marrin madje pas dy deri tre vitesh një leje qëndrimi pa afat. Ata përfitojnë nga fakti që i ashtuquajturi "shqyrtim i përparësisë", nuk kryhet më, shpjegon Ulrich Grothus nga DAAD: "Për të diplomuarit nga jashtë ky është një përmirësim praktik shumë i rëndësishëm. Tani nuk kontrollohet më me procedura të komplikuara burokratike nëse ka ndonjë shtetas të BE-së që mund ta bëjë punën për të cilën interesohet një i huaj. Ky 'shqyrtim i përparësisë' tingëllon i thjeshtë, por zgjat shumë kohë dhe është për punëdhënësit një procedurë e bezdisshme."
Sipas modelit amerikan të "Green Card" www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |