VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUFTA KUNDËR KANCERIT
Në çdo 8 gra një diagnostikohet me kancer
Nga MIMOZA DAJÇI

E Premte, 09.07.2012, 01:47pm (GMT1)



Konferencat e marshimet e gjata në SHBA në mbështetje të shëndetit të gruas, shpesh mbushin ambjentet publike e bulevardet për sensibilizimin e opinionit të gjerë. Lufta kundër kancerit ka histori të veçantë në SHBA. Shoqata amerikane kundër kancerit në Bronx New York (American Cancer Society) është një organizatë tepër e suksesshme, e shumë aktive. Qysh nga viti 1993 themelueset e saj kanë bërë përpjekje e takime mjaft të rëndësishme për parandalimin e kancerit, sëmundje kjo që akoma përbën rrezik të madh për njerëzimin.
Ndërgjegjësimi i fondacioneve, institucioneve qeveritare e individëve të veçantë luan një rol vendimtar për të siguruar mundësitë finaciare që kërkon kjo diagnosë me trajtime specifike, pasi ekzaminimi i shpejtë, e fillimi në kohë i një terapie të mundshme ka më shumë shanse për jetë. Kjo organizatë këshillon me çdo kusht; vizitat tek mjeku të jenë mëse të rregullta, për të parandaluar këtë risk të madh. Ka më shumë se 2 miljon gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit në SHBA, e ky sukses i përket teknologjisë moderne e bashëkohore të mjekësisë amerikane, ku kurimet e kancerit të gjirit kanë evoluar shumë në krahasim me vitet e kaluara.
Sipas studiuesve gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara për kancerin e gjirit. Sa më shumë lindje normale, sa më shumë kujdes për shendetin, aq më shumë datëlindje do të festojmë, thanë në një takim mëngjesi drejtueset e American Cancer Society në një nga ambjentet e Marina Del Ray Restorant në Bronx. Prandaj thanë ato bashkojuni kauzës tonë, bashkohuni me ne për një jetë më të mirë e të shëndetshme.
Sipas statistikave mjekëore kjo qendër publikoi se me gjirin e kancerit në çdo 8 gra një diagnostikohet me kancer, ku një në dy prej tyre kërkojnë ndihmë për kurim. Zbulimi i kancerit të gjirit tek gratë dhe kërkesa e tyre për ndihmë përbën një diferencë të madhe mes jetës e vdekjes, prandaj kjo qendër ofron shërbime falas për konsulta e vizita mjekësore, si dhe vullnetarë për të shpërndarë mesazhet në mbrojtje të shëndetit.
Studiuesit e mjekët onkologë theksojnë e japin alarmin e rëndësinë që ka depistimi në kohë, me qëllim që edhe ato gra të prekura me kancerin e gjirit supozohet se shmang rrezikun e kancerit të gjirit në rreth 25 përqind. Gjithashtu kjo organizatë bën thirrje për donacione e suporte financiare për tu fuqizuar e për tju gjendur në kohë të dignostikurve me kancer, pasi këto janë edhe synimet strategjike të tyre për parandalimin e kancerit, ku vetë pacienti/ja merr vendimin e zgjedh mënyrën e trajtimit të kancerit, me kimioterapi, antibiotikë apo rrezatime të ndryshme.
Në këtë mëngjes të bukur gushti buzë oqeanit në Throgs Neck New York morën pjesë mjekë, përfaqësues të shtetit e politikës amerikane, përfaqësuese të organizatave jo qeveritare, si dhe gra e vajza të mbijetuara nga kjo sëmundje që përbën shqetësim për botën mbarë. Midis të tjerëve e pranishme ishte edhe Senatorja e New York-ut Ruth Hasell Thomspon
Organizata e Gruas Shqiptaro Amerikane "Shpresë & Paqe" në New York, e cila çdo ditë rrit angazhimet e njohjet e saj, vlerësoi e falenderoi drejtuest e kësaj qendre për punën e tyre të suksesshme e përpjekjet që ato bëjnë në mbrojtje të shëndetit e parandalimit të kancerit të gjirit. Për më shumë informacion rreth kancerit të gjirit dhe testimeve pa pagesë mund të kontaktoni American Cancer Society: 1-800-ACS-2345.
New York, Gusht 2012


MIMOZA DAJÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.