VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AGIMI I ARTË REFUZON T'I JAPË USHQIME NJË TË MOSHUARE TË HUAJ

E Shtunë, 09.15.2012, 09:29am (GMT1)



Agimi i Artë ka shpërndarë ushqim për njerëzit në nevojë, por si gjithmonë është kujdesur që t'iu shërbejë vetëm shtetasve me origjinë greke dhe nuk bën asnjë lëshim edhe kur në diskutim janë njerëz të moshuar.

Shumë e hidhur është skena kur një grua e moshuar afrohet dhe pyet nëse mund të marrë edhe ajo ushqime, për të cilat ka nevojë.

Anëtari i Agimit të Artë, Elias Panagiotara e dëbon dhe duke i folur me zë të lartë i thotë asaj me ironi të kërkojë ndihmë për ushqim nga SY.RIZ.A dhe Partia Komuniste. Gruaja e moshuar që shpresonte të merrte ndihmë në ushqime, kërkoi ndjesë dhe u largua.

Nuk është hera e parë që Agimi i Artë shpreh hapur armiqësinë për të huajt që jetojnë në Greqi. Ditët e fundit anëtarë të kësaj partie shkatërruan tregun e emigrantëve në Rafina, ndërsa vazhdimisht shtetas të huaj janë bërë pre e dhunës së tyre fizike.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.