VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DHJETË VJET MËSIME NË GJUHËN SHQIPE, NË FILADELFIA TË AMERIKËS (Nisën mësimet në shkollën “Gjuha Jonëâ€) Nga VLASH FILI E Shtunë, 09.15.2012, 02:13pm (GMT1)
Gjithë gjallëri, fëmijët më "të vjetër" të kësaj shkolle, që kishin mbyllur në
qershor një vit të sukseshëm dhe tani do të vazhdonin vitin e dytë, të tretë,
të katërtë ose të pestë, në ciklin e plotë 5-vjeçar të kësaj shkolle,
takoheshin me njëri tjetrin, përqafoheshin dhe gjithë gëzim tregonin për
pushimet verore. Më të ndrojtur ishin fëmijët, që vinin për herë të pare. Por,
sapo njiheshin me të tjerët, gjallëroheshin menjëherë. Edhe mësueset e shkollës
ua kthenin me ngrohtësi përqafimet fëmijëve, që kishin patur një vit më parë në
klasat e tyre, por sidomos atyre, që vinin aty për herë të parë.
2.
Ja pra, më 9 shtator 2012 nisi në këtë shkollë viti i ri arsimor 2012 2013.
Prindërit, fëmijët, mësueset, anëtarë e dsahamirë të Shoqatës sonë, morën pjesë
në ceremoninë e thjeshtë, të organizuar nga Këshilli Drejtues i saj, për
fillimin e këtij viti arsimor. Kështu,
Në përfundim të ceremonisë u bë një foto e përbashkët e fëmijëve, prindërve dhe
mësueseve, një kujtim i bukur dhe i paharruasr i kësaj dite të shënuar.
Mbas ceremonies, fëmijë e të rritur u ftuan në koktejlin e zakonshëm, që
organizon Shoqata jonë, në këto raste.
Si para ceremonisë, ashtu edhe mbas saj, prindërit plotësuan fletë-regjistrimet
e fëmijëve, në bazë të të cilave janë të gjitha dokumentet, që ruan Shoqata
"Bijtë e Shqipes" në fondin e saj, për çdo vit mësimor. Ndërsa fëmijët, të
cilët rrinin aq "urtë" gjatë ceremonies, filluan përsëri ta zhurmojnë mjedisin
e Qendrës Kulturore. Ndërsa prindërit shkëmbenin mendime me njëri tjetrin,
por edhe me mësueset.
Znj. Erblina Koka, zv.kryetare e parë e Shoqatës, nuk përtoi të bënte shumë
fotografi, kurse kameramani Florian Bezhani filmoi çdo gjë.
...Kështu e nisi përsëri rrugën e saj Shkolla Shqipe "Gjuha Jonë", në Filadelfia,
për vitin e ri shkollor 2012 2013, që shënoi dhe fillimin e vitit të dhjetë,
në jetën e kësaj shkolle.
Edhe ne ju urojmë nga zemra fëmijëve të kësaj shkolle: Gjithnjë suksese, në
mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe! ( E dërgoi për publikim, Prof. Murat Gecaj Tiranë ) VLASH FILI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |