VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GREQI, KAPET BANDA ME GREKË E SHQIPTARË - GRABISNIN ME ARMË

E Mërkurë, 09.19.2012, 03:28pm (GMT1)



Policia greke njoftoi sot se ka shkatërruar një bandë, që kryente grabitje me armë, duke arrestuar 5 nga anëtarët e saj.

Të arrestuarit janë 4 grekë dhe 1 shqiptar, ndërsa anëtari i gjashtë i bandës, një tjetër shqiptar, ndodhet në burgun e Koridalos në Greqi, pasi u arrestua tetorin e kaluar gjatë një aksioni të policisë.

Në veprimtarinë e grupit dokumentohen 49 grabitje, në 9 dyqane bizhuterish, 14 supermarkete, 24 shtëpi, në kompani biznesi, dhe makina. Sipas policisë, janë të shumta rastet, kur këta grabitës kanë qëlluar pa hezitim, mbi policë dhe civilë gjatë grabitjeve të tyre.

Nga kontrolli në shtëpitë e të arrestuarve u gjetën armët dhe mjetet që ata përdornin për të kryer grabitjet, ndërkohë që u konstatua se një nga armët i përkiste një polici.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 kallashnikovë dhe 14 revista me fishekë automatiku, 5 pistoleta, 10 revista me fishekë për armë të kalibrave të ndryshëm, 3 granata ofensive, 3 granata mbrojtëse, 8 copë eksploziv, fitil ndezës, 582 gram hashash, 3,500 euro, bizhuteri të ndryshme, 4 xhaketa antiplumb, doreza, maska, 3 makina, 2 motoçikleta, 3 laptopë, 25 telefona celularë (në foto).

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.