E Premte, 04.19.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
GJITHMONË ME JU NË MENDJE
Nga MIMOZA DAJÇI

E Enjte, 09.20.2012, 05:33pm (GMT+1)



Do të kalonin 11 vite, e vite të tjera do të kalojnë, por përsëri populli amerikan kurrë nuk do të harrojë viktimat në njerëz që humbën jetën më 11 shtator 2001, në atë tragjedi të rëndë që tronditi botën. Çdo qytetar që jeton në SHBA kujton me dhimbje viktimat në njerëz, kur terroristët islamikë rrëmbyen avionët e përflakën hapësirën amerikane duke goditur Pentagonin dhe World Trade Center.

Që nga ajo kohë çdo vit edhe Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz, Jr., inicion ceremoni përkujtimore për nder të 3,000 heronjve që humbën jetën nga ai krim mbi njerëzor. Me hymnin amerikan ekzekutuar nga banda e New York State Courts Pipes & Drums dhe shkolla e mesme 390 në Bronx hapi siparin ky eveniment i rëndësishëm. "Ne kurrë nuk ju harrojmë, e kurrë nuk kanë për t'ju harruar edhe brezat e ardhshëm. Ju, emrat tuaj dhe buzëqeshjen tuaj". Me këto fjalë iu drejtua të pranishmëve Presidenti Ruben Diaz, Jr., në sheshin përpara Gjykatës së Lartë në Bronx, i cili njëherësh në shenjë nderimi e respekti përmendi edhe 143 emrat  e të rënëve në këtë ditë mortore, të cilët ishin banorë të Bronx-it.

Nga lista u lexuan edhe emrat e tre  shqiptarëve që ranë heroikisht në krye të detyrës Simon Dedëvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.  Ai përmendi edhe një mikun e shokun e tij të rritur e shkolluar sëbashku, basketbollistin e njeriun me zemër të madhe që iu mor jeta në mënyrë të papritur nga njerëz që ispirojnë brenda vetes ligësi, vdekje e krime. Ai kurrë nuk do të harronte fjalët e intelektin e tij, vullnetin e tij për tu shkolluar e ecur përpara.

Takimi u përshëndet nga gjykatësi i Gjykatës Supreme Douglas E. McKeon. Ishin të pranishëm njerëz të politikës amerikane, Senatori i Shtetit Ruben Diaz, Sr., Presidenti i Partisë Demokratike në Bronx Carl Hastings, Deputetja Arel Green, familjarë të viktimave si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Të ftuar gjithashtu ishin edhe nga komuniteti ynë, Presidenti i Fondacionit Shqiptaro Amerikan Esad Rizai, gazetari Gjekë Gjonlekaj, fotoreporteri Aleks Nilaj dhe Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe".

Presidenti Ruben Dias Diaz, Jr., ndër të tjera në këtë ceremoni tha: "11 shtatori 2001 ishte ditë votimesh, kur armiqtë goditën Amerikën. Ata duan të mposhtin shtetin e vendin tonë, por ne qëndruam të fortë, e që nga ajo ditë jemi bërë akoma më të fortë, më të fuqishëm". Ndërsa në përfundim të fjalës së tij tha: "Rroftë populli amerikan, rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës", etj.
Për të pranishmit u dha një Koncert me muzikë e balet klasik, si dhe u shtrua një koktej në ambjetet e godinës së Bashkisë. Lutjet fetare u mbajtën nga Reverend Joel Bauza.


MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GREQI, LIGJE MË TË ASHPRA PËR KRIMET E EMIGRANTËVE KLANDESTINË (09.19.2012)
GREQI, KAPET BANDA ME GREKË E SHQIPTARË - GRABISNIN ME ARMË (09.19.2012)
SHQIPTARËT E AMERIKËS PËRSHËNDESIN FITOREN E MARK GJONAJT (09.19.2012)
GRANIT XHAKA LETËR TIFOZËVE: MOS BINI PRE E PROVOKIMEVE TË DUKËS, JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR (09.18.2012)
DHJETË VJET MËSIME NË GJUHËN SHQIPE, NË FILADELFIA TË AMERIKËS(Nisën mësimet në shkollën “Gjuha Jonë”)Nga VLASH FILI (09.15.2012)
AGIMI I ARTË REFUZON T'I JAPË USHQIME NJË TË MOSHUARE TË HUAJ (09.15.2012)
LËVDATË PËR ZVICRËN!Nga HALIL MATOSHI (09.14.2012)
PROJEKTI 'STOP LARGIMIT TË TRURIT' NË MAQEDONI (09.14.2012)
AZILKËRKUESIT E TREMBIN BE-në (09.14.2012)
EMIGRACIONI E PËRGJYSMON NUMRIN E NXËNËSVE SHQIPTARË NË DIBËR (09.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]