VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GJITHMONË ME JU NË MENDJE Nga MIMOZA DAJÇI E Enjte, 09.20.2012, 05:33pm (GMT1)
Që nga ajo kohë çdo vit edhe Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz, Jr.,
inicion ceremoni përkujtimore për nder të 3,000 heronjve që humbën jetën nga ai
krim mbi njerëzor. Me hymnin amerikan ekzekutuar nga banda e New York State
Courts Pipes & Drums dhe shkolla e mesme 390 në Bronx hapi siparin ky
eveniment i rëndësishëm. "Ne kurrë nuk ju harrojmë, e kurrë nuk kanë për t'ju
harruar edhe brezat e ardhshëm. Ju, emrat tuaj dhe buzëqeshjen tuaj". Me këto
fjalë iu drejtua të pranishmëve Presidenti Ruben Diaz, Jr., në sheshin përpara
Gjykatës së Lartë në Bronx, i cili njëherësh në shenjë nderimi e respekti
përmendi edhe 143 emrat e të rënëve në këtë ditë mortore, të cilët ishin
banorë të Bronx-it. Nga lista u lexuan edhe emrat e tre shqiptarëve që ranë heroikisht në krye të detyrës Simon Dedëvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj. Ai përmendi edhe një mikun e shokun e tij të rritur e shkolluar sëbashku, basketbollistin e njeriun me zemër të madhe që iu mor jeta në mënyrë të papritur nga njerëz që ispirojnë brenda vetes ligësi, vdekje e krime. Ai kurrë nuk do të harronte fjalët e intelektin e tij, vullnetin e tij për tu shkolluar e ecur përpara. Takimi u përshëndet nga gjykatësi i Gjykatës Supreme Douglas E. McKeon. Ishin të pranishëm njerëz të politikës amerikane, Senatori i Shtetit Ruben Diaz, Sr., Presidenti i Partisë Demokratike në Bronx Carl Hastings, Deputetja Arel Green, familjarë të viktimave si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Të ftuar gjithashtu ishin edhe nga komuniteti ynë, Presidenti i Fondacionit Shqiptaro Amerikan Esad Rizai, gazetari Gjekë Gjonlekaj, fotoreporteri Aleks Nilaj dhe Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe".
Presidenti Ruben Dias Diaz, Jr., ndër të tjera në këtë ceremoni tha: "11
shtatori 2001 ishte ditë votimesh, kur armiqtë goditën Amerikën. Ata duan të
mposhtin shtetin e vendin tonë, por ne qëndruam të fortë, e që nga ajo ditë
jemi bërë akoma më të fortë, më të fuqishëm". Ndërsa në përfundim të fjalës së
tij tha: "Rroftë populli amerikan, rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës",
etj. MIMOZA DAJÇI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |