VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA, NJË SHQIPTAR SFIDON QEVERINË - TË DREJTËN PËR CIGARE MA JEP ZOTI

E Hënë, 10.01.2012, 09:06am (GMT1)




SAN FRANCISKO - Qyteza e San Rafael në SHBA do të vendosë sot të ashpërsojë ligjet mbi pirjen e duhanit. Sipas ligjeve që pritet të miratohen, duhanpirësit nuk do kenë mundësi të pinë cigare në qendër të qytetit, në rrugë në këmbë, në parqe, dhe sigurisht jo në banesa.

Ardian Totolaku, një emigrant shqiptar i papunë aktualisht shprehet se Zoti i ka dhënë të drejtë të pijë cigare dhe këtë nuk mund t'ia kufizojë qeveria amerikane.
Atij i pëlqen të pijë cigare duke ecur poshtë pemëve në rrugët e San Rafael, madje dhe në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij.

Por, së shpejti 44-vjeçari shqiptar mund të ndalohet të tymosë në vendet që ai frekuentonte më parë.
Këshilli bashkiak i San Rafael do të ndalojë pirjen e duhanit në më shumë se 40% të zonave në qytet.

"Por, kjo nuk është e drejtë", thotë Totolaku ndërsa tërheq një cigare nga paketa.
"Qeveria po shkon tepër larg. Njerëzit vdesin sepse Zoti vendos që ata të vdesin, jo sepse pinë cigare".

Por, Këshilli i Qytetit nuk i njeh ligjet hyjnore. Ata do të ndërhyjnë që të ndalojnë cigaren dhe marijuanën në apartamente, plot 10 mijë të tillë dhe 24 mijë godina.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.