VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTAT NË ATHINË, ARRESTOHET SHQIPTARJA

E Mërkurë, 10.03.2012, 07:23am (GMT1)




ATHINË - Në mes të personave të maskuar, që shkaktuan dhunë dhe incidente, në protestat e 26 shtatorit në Athinë, ka qenë edhe një vajzë e re nga Shqipëria. Policia greke ka publikuar dje fotot dhe emrat e 9 prej personave të arrestuar, të akuzuar për vepra, që ndodhën më parë dhe gjatë tubimeve në Athinë.

Vajza nga Shqipëria është Joana Kristofor Duci, lindur në 19 Janar 1988 në Shqipëri, banuese në Athinë. Ajo së bashku me të arrestuarit e tjerë, të cilët janë shtetas grekë, akuzohet për përdorim dhune, prishje të qetësisë publike, për fshehje të identitetit me maskë dhe për posedim të bombave shpërthyese.

Gjatë protestave të 26 shtatorit pati incidente të rënda dhune, ku persona të maskuar qëlluan me kokteile Molotov dhe gurë mbi policinë, ndërsa kjo e fundit përdori kimikate kundër tyre. Atë ditë u arrestuan në total prej 23 persona prej të cilave 10 janë të mitur.

Protestat paqësore të javës së kaluar në Athinë u prishën nga dhuna e personave të maskuar, si pasojë e së cilës pati edhe disa të lënduar, mes të cilëve edhe 2 policë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.