VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VEPRIMET E LAPSH 'NAIM FRASHËRI' NË ZVICËR PËR VITIN SHKOLLOR 2012-2013
Përgatiti: ABAS FEJZULLAHI

E Mërkurë, 10.03.2012, 07:27am (GMT1)




Naim Frashëri

Në takimin me përfaqësuesit kantonalë të LAPSH "Naim Frashëri" në Zvicër, mbajtur më, 2012-09-30 në zyrën e LAPSH të kantonit Aagau të Zvicrës, u bisedua lidhur me pikatë e rendit të ditës të paraqitura nga kryetari i LAPSH" Naim Frashëri" për Zvicër Z.Hamzë Morina dhe miratuar nga pjesëmarrësit sipas renditjes, lidhur me: Përgatitjet për vitin e ri shkollor 2012/13 dhe gjendja e shkollës shqipe në kantonet ku ky mësim organizohet, ku kryetari Z.Hamzë Morina, paraqiti të dhëna për gjendjen në fillim të vitit shkollor , të cilat i kanë dërguar përfaqësuesit kantonalë, njoftoi të pranishmit për arritjen e teksteve për nivelin e dytë të nxënësve. Dhe, në bazë të shënimeve të arritura kantonale, edhe u bë shpërndarja e teksteve, por kërkesat ishin 1168, ndërsa tekstet e dërguara nga Ministria e Mërgatës nga Kosova ishte vetëm për 1000 nxënës.

Nga përfaqësuesit kantonal, patë vërejtje lidhur me vonesen e teksteve dhe vërejtje tjera, e ndër to lidhur me kërkesa nga zyrtarë të ndryshëm nga Ministritë përkatëse të Kosovës, për dërgimin e të dhënave gjithandej Zvicrës (ku u përmenden raste konkrete) në vend se të drejtohen në adresën e duhur të LAPSH"Naim Frashëri" të Zvicrës, kryetarit, e cila është përgjegjëse për bashkëpunim dhe dërgimin e të dhënave të kërkuara. U dhanë mendime e u bënë këshillime të gjithanshme për përgatitjet për vitin shkollor 2012/ 2013.

Vemendje të veçantë ju kushtua pikës së dytë të rendit të ditës:

Përgaditjet për Manifestimin me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Anëtarët e Këshillit Organizativ i njoftuan përfaqësuesit Kantonal rreth përpjekjeve për organizimin e manifestimit qendror më 2 Dhjetor 2012. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ: Riza Demaj, Nexhmije Mehmetaj, Agim Paçarizi, Nexhat Maloku dhe Vaxhid Sejdiu

Nga e majta në të djathtë: Riza Demaj,Vaxhid Sejdiu,Nexhmije Mehmeti, Hasan Spahiu, Behlul Bajrami, bexhet Salla me syze Nexhat Maloku, Agim Paçarizi Afrim Rexhepi dhe Isni Idrizi pamja nga shpina.

Këshilli Organizativ kërkoj nga përfaqësuesit kantonal që deri më 15 Tetor duhet të dorëzohen të gjitha pikat, me të cilat dëshirojnë Këshillat kantonalë të përfaqësojnë shkollën shqipe në programin e manifestimit qëndror më 2 Dhjetor2012.

Të gjithë përfaqësuesit kantonal të pranishëm, premtuan ndihmë dhe përkrahje, poashtu secili përfaqësues kantonal jepte të dhëna për të pranishmit për përgatitjet me nxënës dhe datat e organizimeve për paraqitjen e programit të përgatitur me nxënës dhe LAPSH kushtuar 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar.

LAPSH" Naim Frashëri" në Zvicër, brenda këtij viti do të organizojë edhe një takim kushtuar Prof.Dr.Shefki Osmani, në shenjë nderimi dhe përkujtimi, i cili me punën e tij në vazhdimsi i dha arsimit në përgjithësi dhe mbshteti aq shumë arsimin dhe mësuarjen e gjuhës shqipe të MPSHSH kudo në mërgatë. Andaj sipas kërkesës së mësueses Nexhmije Mehmetaj u miratua të organizohet një Një mbrëmje përkujtimore kushtuar Prof.Dr.Shefki Osmani, me një orë letrare...

Pamje nga takimi i punës i LAPSH" Naim Frashëri" në Zvicër me përfaqësuesit kantonalë: Nga e e majta në të djathtë. Agim Paçarizi. Afrim Rexhepi, Abas Fejzullahi, Isni Idrizi, afër tij i vëllai mysafir, Hamzë Morina. Riza Demaj, Amrush Avdimetaj,Vaxhid Sejdiu,Nexhmije Mehmeti dhe Hasan Spahiu

Përgatiti: ABAS FEJZULLAHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.