VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mërgimtarët - mall i pashuar për vatrën dhe gjuhën shqipe

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 07:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Mërgimtarët - mall i pashuar për vatrën dhe gjuhën shqipe
E Shtunë, 01.10.2009, 03:52pm (GMT+1)

Të shkruash për mërgimtarët do të thotë ta kesh zemrën tek ata, madje përgjithmonë te gjuha shqipe. Shqiptarët që sot jetojnë në Zvicër kanë mbetur të lidhur fort me atdheun, nuk i këpusin lidhjet shpirtërore me vendlindjen e tyre. Prandaj është e kuptueshme pse ata nuk i fillojnë më herët përpjekjet për një jetë më të organizuar politike dhe kulturore në mërgim. Deceniet e para janë kohë e zgjimit të kërshërisë politike, shënojnë, po ashtu interesimin e tyre të shtuar për atdheun e robëruar, vihen në shërbimin e lidhjes kombëtare dhe të çlirimit të shqiptarëve prej pushtuesve shekullorë. Aktiviteti politik, kulturor dhe arsimor i mërgimtarëve shqiptarë, ndërkaq, po merr hov mbas çlirimit të vendit, Kosovës. Kështu diaspora e Zvicrës ka peshë në gazetarinë shqiptare, ka peshë edhe shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, por nuk mungon edhe zhvillimi i letërsisë. Gazetat dhe revistat e tyre, që tani janë gjithnjë e më të shpeshta, ushtrojnë një ndikim të dukshëm në jetën politike, kulturore, shkencore, por edhe letrare të shqiptarëve. Në këtë kontekst do të shkëpus disa fjali të intelektualit arvanitas Aristidh Kolës të shkruara më së një dekadë më parë  "...Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që frymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Në qoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisin anasjelltas, d.m.th. me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e tyre kanë simptoma patologjike të një personaliteti të turbulluar... " (Gjuha e Perëndive f.18).                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Historikisht Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t'u mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si porosi për traditën dhe identitetin e shqiptarëve, është shoqëruar me një përkushtim në hapjen e shkollave. Ky mjet i lartë arsimimi arriti t'u japë dinjitet shqiptarëve, duke u afruar fëmijëve tanë larg atdheut, si ta flasin dhe ta shkruajnë  gjuhën shqipe. Dhe jemi të kënaqur, sepse më shumë se ç'i kemi dhënë ne shkollës, ajo na ka dhënë neve. Na ka dhënë më shumë miq edhe jashtë komunitetit tonë, na ka dhënë më shumë respekt.Është për t'u theksuar se tashmë për bijtë e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë  të organizuar mësime plotësuese në gjuhën amtare. Në Zvicër, për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave, kanë dhënë ndihmën e tyre arsimtarët dhe prindërit shqiptarë të bashkuar përmes shoqatës Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Me konsensusin e shtetit zviceran ata përpiqen me seriozitet, pasion dhe profesionalizëm të realizojnë edukimin e fëmijëve shqiptarë me gjuhën dhe kulturën e atdheut.Është për t'u përmendur fakti se në shumë kantone, ku niveli i arsimimit të prindërve është më i lartë, është ngritur dhe funksionon Shkolla e mësimit plotësues e gjuhës shqipe. 

Në Zvicër ka shembuj pozitiv ku shkolla e mësimit plotësues e gjuhës shqipe të mbajtura prej vetë shqiptarëve ka bërë traditë shumëvjeçare, si në Vaud, Gjenevë, Jura, St.Gallen. Zyrih, Friburg e tj.. Synimi i këtyre shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve ta zotërojnë mirë shkrim-leximin në gjuhën amtare, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve, si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Gjuha amtare është mjet për formimin e identitetit të nxënësit. Ruajtja e kulturës së vet, forcon identitetin dhe ekuilibrin shpirtëror të fëmijës. Pra, në qoftë se dëshirojmë t'iu afrojmë fëmijëve tanë vazhdimësinë e gjuhës dhe kulturës amtare, duhet t'i drejtohemi shkollës.

Vërtetë jetojmë në djepin e demokracisë zvicerane, vërtetë duhet të jem përkrahës të integrimit, por nuk do të dëshiroja kurrë që gjuha jonë të mos shkruhej e përdorej nga shqiptarët e të gjitha brezave që do të vijnë. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë, por respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes. Fëmijët e projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten. Ndaj mbetet detyrë e prindërve që të tregohen të kujdesshëm në ruajtjen e shqipes.

-

Autorja Nexhmije Mehmetaj është mësuese në Jura Zvicër.

 

 

Nexhmije Mehmetaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjuha shqipe sa e mirë, sa e bukur sa e vlerë (12.27.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]