VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zhak Barrot: Vende e BE duhet t'ua hapin dyert refugjatëve
E Premte, 09.04.2009, 03:06pm (GMT1)

 

 

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Zhak Barrot po u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të hapin dyert për më shumë refugjatë nga vendet në zhvillim, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale.

Zoti Barrot, njëkohësisht përgjegës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha se Bashkimi Evropian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh. Shumë njerëz nga vendet në zhvillim në Azi e Afrikë ikin për t'i shpëtuar varfërisë dhe luftrave. Barrot thotë se për shumë prej tyre, kthimi në atdhe nuk është alternativë.
Ai tha se rivendosja e tyre në vende të treta është e vetmja zgjidhje.

Një projekt plan i Bashkimit Evropian për rivendosjen e refugjatëve do të shtonte bashkëpunimin mes 27 vendeve anëtare të BE-së për caktimin e numrit të refugjatëve që do të pranoheshin cdo vit dhe nga cilët vende.

Deri tani, vetëm 10 vende anëtare të BE-së kanë plane për risistemimin e refugjatëve./ZA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.