VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EVROPË - ÇËSHTJE EMIGRANTËSH DHE INTEGRIMESH
Turqit formojnë grupin më të madh të pakicave në Gjermani, por mënyra tradicionale e të menduarit e ka bërë të vështirë për disa prej tyre të integrohen në shoqëri

E Mërkurë, 03.06.2013, 08:13am (GMT1)



Turqit formojnë grupin më të madh të pakicave në Gjermani, por mënyra tradicionale e të menduarit e ka bërë të vështirë për disa njerëz të integrohen në shoqëri. Një grup po ndihmon ata të diskutojnë problemet e tyre.
 
Zyra e Kazim Erdoganit ndodhet në një lagje të Berlinit. Nga dita në ditë, 60-vjeçari me origjinë nga Turqia punon për zyrën e mirëqënies sociale për  fëmijët e qytetit. Në kohën e tij të lirë, ai punon për atë që thotë se është grupi i parë në Evropë në mbështetje të burrave emigrantë.
 
Kazim Erdogan thotë se e krijoi këtë grup në vitin 2007. Në fillim, vetëm dy burra morën pjesë. Sot, grupi ka më shumë se 80 anëtarë. Ai ka një avokat që i sjellë emigrantët së bashku për të ndihmuar njëri-tjetrin.
 
Grupi takohet çdo të hënë dhe flet në gjuhën turke, sepse vetëm disa prej tyre flasin gjermanisht rrjedhshëm. Në çdo mbrëmje Kazim Erdogan luan rolin e drejtuesit, mësuesit e terapistit.

Temat e diskutimit ndryshojnë gjerësisht, nga ato për të ndihmuar fëmijët të marrin nota të mira në shkollë dhe deri tek trajtimi i problemeve të tilla si vrasjet për çështje nderi e apo martesat me shkuesi.
 
Murat Tas mori pjesë në një takim të fundit me të dashurën e tij gjermane, Janna. Mura Tas është 40 vjeç dhe ka emigruar në Berlin nga nga Anadolli. Ai është një nga anëtarët më aktivë të grupit dhe ka ndihmuar në organizimin e marshimeve kundër dhunës në familje.

Këtë javë, konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Berlin, Basar Sen, u takua me anëtarët e grupit. Konsulli Sen thotë se grupi mbush një boshllëk në shërbimet sociale dhe lehtëson problemet që emigrantë ndeshin në dhe të huaj.
 
Kazim Erdogan e pranon se metoda e tij nuk është gjithmonë e përsosur. Por ai thotë se mësimi i burrave dhe djemve se është mirë për të folur për problemet e tyre po i ndihmon ata të ndryshojnë një kulturë të heshtjes në komunitetet e imigrantëve në Berlin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.