VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Radio Deutsche Welle: Kosova vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesave më 2008

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Radio Deutsche Welle: Kosova vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesave më 2008


E Mërkurë, 01.14.2009, 08:46am (GMT+1)

Kosova është vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesve në Gjermani. Kjo del në pah nga një statistikë e publikuar të martën nga ministria e punëve të brendshme në Berlin. Sipas saj, që nga maji e deri në fund të vitit 2008 kanë paraqitur krëkesën për azil gjithsej 879 shtetas kosovarë. Se sa ka qenë numri i përgjithshëm i azilkërkuesve nga Kosova kjo nuk mund të thuhet, sepse para majit të vitit 2008 statistikisht kosovarët hynin tek shtetasit serbë.  Gjithashtu nga statistika bëhet e ditur se numri i azikërkuesve nga Kosova dhe Serbia së bashku është mbi 1500 dhe në krahasim me vitin 2007 ai ka rënë me një të pestën. Sipas zyrës federale për migrantë, në vitin 2008 asnjë shtetasi të Kosovës nuk i është njohur e drejta për azil. Numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2008 e tejkaloi shifrën 22 mijë dhe shënoi një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm. Çdo i treti azilkërkues vjen nga Iraku./Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mërgimtarët - mall i pashuar për vatrën dhe gjuhën shqipe (01.10.2009)
Gjuha shqipe sa e mirë, sa e bukur sa e vlerë (12.27.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]