VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbërrin "Shqiptarët në Itali", libri në shqip dhe italisht i studiuesit Arshi Ruçaj
E Djelë, 09.20.2009, 10:05am (GMT1)

 

Doli nga shtypi dhe mund të gjendet në libraritë e kryeqytetit libri "Shqiptarët në Itali" ("Gli albanesi in Italia"), në dy gjuhë, shqip dhe italisht, shkruar nga studiuesi Arshi Ruçaj.

Instituti Kombetar i Diasporës, thotë se autori Arshi Ruçaj ka pesëmbëdhjetë vite që jeton e punon në Itali.

Kohë më parë, Arshi Ruçaj ka qenë në Institutin e Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Libri ndahet në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë trajtohen problemet e emigracionit të sotëm shqiptar në Itali, lidhur ngushtë me zhvillimet e reja politike, ekonomike të Shqipërisë dhe Italisë.

Pjesa e dytë është një dosje praktik me burime informacioni për njohjen dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës që u duhet emigrantëve dhe kujtdo tjetër që dëshiron të shkojë në Itali, konform ligjeve italiane. (http://www.noa.al)

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.