VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Myrtaj, keqkuptim disaorësh me "zakonet" shqiptare
E Djelë, 09.27.2009, 02:30pm (GMT1)

 

 

Faruk Myrtaj, një shkrimtar dhe gazetar shqiptar, që prej vitesh jeton në Kanada, është bërë pre e një alarmi të rremë, rreth njoftimeve të një prindi të shqetësuar nga sjellja "shqiptare" e tij ndaj një fëmije dhjetëvjeçar. Myrtaj, i cili punon si inspektor ndërtimi në një pallat në Toronto, duket se ka krijuar një keqkuptim te banorët e pallatit, duke i buzëqeshur dhe përkëdhelur një fëmijë dhjetëvjeçar. Si shumë shqiptarë të tjerë, që kapin fëmijët nga faqet apo i përkëdhelin ata, kur i gjejnë të vetmuar, Myrtaj ka qëndruar disa orë në burg prej këtij zakoni shqiptar, pasi është arrestuar nga policia. Kjo e fundit e ka marrë në pyetje atë dhe pastaj e ka lënë të lirë, pasi banorët e pallatit kanë dëshmuar të kundërtën dhe kanë provuar sjelljen korrekte të tij. Përkundër lajmeve spekulative që janë botuar në media, Faruk Myrtaj është i lirë, në shtëpi të tij dhe çdo keqkuptim është i sqaruar. "Sjellja e tij është një mësim për çdo emigrant shqiptar që duhet t'u përshtatet rregullave të vendit ku jeton duke harruar "zakonet" e vendit nga vjen", - tha dje një mik i zotit Myrtaj, në një nga organizatat e shqiptarëve në Kanada. (http://www.gazetatema.net)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.