VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIBRI 'OPERACIONI KUNDËRSHTARI I DOBISHËM' NGA ALBERT LULUSHI

E Djelë, 11.24.2013, 09:39am (GMT1)


Në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri pritet të dalë pranverën e ardhshme libri "Operation Valuable Fiend" ose në shqip "Operacioni kundërshtari i dobishëm", me autor Albert Lulushin. Libri përmban historinë e operacionit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, CIA,  për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri në fillim të viteve 50'. Dihet tashmë se operacioni dështoi, por pse dështoi? Regjimi komunist i Shqipërisë e propagandoi këtë dështim si fitore të tij, ndërsa Nicholas Bethel hodhi në vitin 1984 tezën se amerikanët i tradhtoi agjenti i shumëfishtë Kim Filbi. Pa e hedhur poshtë këtë tezë,  studiuesi Albert Lulushi e thellon studimin e këtij operacioni dhe përshkruan elementë të shumtë që kontribuan në dështimin e tij, ndërkohë që janë hapur edhe dokumentet e CIA-s për operacionin e koduar BGFIEND.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.