VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDI
Reportazh nga SOKOL DEMAKU

E Mërkurë, 11.27.2013, 09:13am (GMT+1)


Ka dy ditë që në BorÃ¥s të Suedisë po qëndrojnë për një vizitë zyrtare me ftesë të Shkollës së lartë këtu dhe të Nderrmarrjes komunale nga ky qytet BorÃ¥s Energji dhe Ambienti dy pedagog të Unievrsitetit Akademia e Biznesit nga Tirana.

Vizita është aranzhua nga ana e Qendres Kulturore Shqiptare "Migjeni" me seli në BorÃ¥s e cila ka kohë që është në kontakt me bashkëpunëtoren e këtij Universiteti Mirada Halluli, e cila është edhe ideatore dhe iniciatore e një lidhje te tillë mes Suedisë dhe Shqipërisë.

Në delegacionin shqiptar ishin pedagogët e Univeristetit Akademia e Biznesit, prof. Bledar Ilia si dhe prof. Ardi Bezo.
Qëllimi i kësaj vizite në BorÃ¥s të Suedisë e pedagogëve në fjalë ishte kembimi i përvojave dhe ideve në lamin e menagjmentit, biznesit dhe ekonomisë. Por duhet theksuar se dita e pare e vizitës së tyre ishte rezervua për takimi në BorÃ¥s Energji, ku aty ka kohë është duke u punuar me një project që keta kanë punua së bashku me Shkollëne lartë në BorÃ¥s e që ka të bëjë me riciklimin e mbeturinave si dhe përpunimin e tyre. Për mysafirët nga shqipëria ishte një atraksion i vertetë I gjithë procesi që ata pane nën përkujdesjen e Linda Eliasson, e cila me një profesionalizëm paraqiti punën që ata bëjnë së apri në senzibilizimin e opinionit rreth mbeturinave, grumbuillimit, seleksionimit të tyre si dhe përpunimin e tyre në mënyrë bashkëkohore si dhe rezultatet e arritura me këtë rast në ruajtjen e ambientit.

Qëllimi ishte sipas fjaleve të Linda Eliasson që edhe mysafirët nga Shqipëria të njihen me eksperiencën tone në këtë drejtim duke diturë se Shqipëria është një vend ku mbeturinat janë një problem në vete për vet vendin dhe ata të cilët jetojnë atje.

Linda është e entuziazmuar nga interesimi i pedagogëve shqiptarë lidhur me inetresimin e tyre për projektin në fjalë dhe punën që ndermarrja kua ajo punon bënë në drejtim të ruajtjes së ambientit dhe jetës së njerezve ketu. Ajo mendon se do jetë me interes qe një ditë edhe këta të gjenden në Shqipëri dhe të njihen më për së afërmi me këtë problem jetik për shqiptarët atje. Mendon Linda se do punohet dhe shifet se si do realizohet kjo e ndoshta edhe Shqipëria sikurse Indonezia do jetë një vend e cila do aplikoj në jetë projektin Suedez qe vet BorÃ¥s e aplikon në grumbillimin dhe reciklimine mbeturinave e që do ishte një ndihmes mjaft e madhe për vendin.

Dita e dytë e vizites së delegacionit shqiptar ishte rezervuar për vizita dhe biseda në Shkollën e lartë të BorÃ¥s. Pedagogët shqiptar i priti dhe bisedoi me ta Muhammad Taherzadeh, drejtor përgjegjës për hulumtime me të cilin në një atmosphere të perzemeret u bisedua për mundësit e aplikimit të projektit që u paraqit nga ana e BorÃ¥s Enegji në menyrë që edhe Shqipëria të lirohet nga mbetjet dhe mbeturinat të cilat janë të tepërta atje, por edhe për projekte të tjra në lamin e hulumtimit nga ana e dy universiteteve.

Pastaj ishte njjë takim miqësor dhe me shumë përmbajtje me drejtorin për mundësit e bashkëpunimit shkencor Hans Björk i cili ne bisedate e tij u shprehë se Shkolla e lartë në BorÃ¥s është e gatshme që përpiloj një project bashkëpunimi me Unievrsitetin Akademia e Biznesit në Tirane, sepse ky univesitet është i pari nga Universitet shqiptare që shprehë gatishmeri për bashkëpunim dhe se mundësit për bashkëpunim janë shumë të medha dhe me interes reciprok.
Kandidatja për doktorant në laborator Solmaz Aslanzadeh, priti mysafirët shqiptar dhe informoj ata lidhur me punën që kjo Shkollë e lartë bënë në drejtim të ndihmës në ruajtjen e ambientit dhe përpunimin e mbetje dhe mbeturinave për mes sistemit të riciklimit si dhe përdorimit të tyre në industry ku nga këta laborator del nga mberutinat biogas që perdoret për ngarjen e autobusve të qytetit, pastaj, dheu për kopshte, lënda djegëse për venjen në veprim të centraleve lokale të qytetit ku prodhohet energji si dhe nxemja e qytetit.

Pastaj ishte një takim me shumë rëndësi me Dr. Mikael Löfström, dekan për ekonomin e nderrmarrjeve dhe IT si dhe Birgitta PÃ¥hlsson, kordinatore për ambientin, me të cilët u bisedua lidhur me kembimine planeve mësimore, studentëve dhe personelit mësimor në të ardhmen. Cka kjo u pranua me kënaqësi nga të dy palët dhe se do fillohet të mendohet sa më shpejt që kjo të realizohet në praktikë.

Hans Björk në fjalën lamtumirëse me miqtë nga Tirana u shpreh se ishte kënaqesi të bisedoje me miqët nga shqipëria lidhur me bashkëpunimin nderuniversitar, në drejtim të kmebimit të përvojave, studentëve si dhe pÃ¥edagogëve në të ardhmen. Shkolla e lartë në BorÃ¥s do angazhohet që të siguroj fonde për ke¨te qëllim dhe se mendoj se së shpejti u shprehë ai do ju vizitojmë në Tirane.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5) Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.24.2013)
LIBRI 'OPERACIONI KUNDËRSHTARI I DOBISHËM' NGA ALBERT LULUSHI (11.24.2013)
SHOQATA 'BIJTË E SHQIPES' NGRE NË MËNYRË CEREMONIALE FLAMURIN KOMBËTAR NË MJEDISET E BASHKISË SË FILADELFIAS, SHBA (11.23.2013)
REMITANCAT - SHTYLLË MBËSHTETËSE E FAMILJEVE NË KOSOVË (11.22.2013)
LIKA JANKO - SHQIPËRIA 'ZBULON' PIKTOREN SHQIPTARE TË BULLGARISË, PIKASON ME FUSTAN (Fotogaleri e punimeve) (11.22.2013)
FTESË PËR PROMOVIM NGA SHOQATA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË ZVICËR-SHKSHZ (11.19.2013)
Zëri i Amerikës, FILMI 'MICKEYBOY' - HISTORIA KOMIKE E NJË SHQIPTARO-AMERIKANI (Intervistë) (11.18.2013)
NEW YORK - FILMI 'E DREJTA PËR TË DASHURUAR' FITOI ÇMIMIN E PARË (11.18.2013)
BRITANIA DO TË TRANSFEROJË NË ATDHE 200 SHQIPTARË TË DËNUARTë dënuarit për krime të rënda do vendosen në Krujë, Korçë dhe Peqin (11.17.2013)
GENTIANA MERTURI - ZËRI TJETËR SHQIPTAR NË 'THE VOICE OF GERMANY' (11.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]