E Premte, 03.29.2024, 02:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
FESTA JONË E PAVARËSISË NË ASTI TË ITALISË
(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)
Nga Prof. MURAT GECAJ

E Djelë, 12.01.2013, 10:04am (GMT+1)


1.
Në qytetin Asti të Italisë kam qenë, për herë të parë, në tetorin e 1991-shit. Siç e dinë të gjithë, më 6 mars të atij viti, nga porti i Durrësit shkuan me anije, në qytetin Bari, qindra emigrantë shqiptarë. Në vazhdimësi, ata i dërguan në kampin ushtarak të atij qyteti verior. Bashkë me ta, ishin edhe dy djamtë tanë, Ariani e Altini...Kemi qenë vizitorë atje disa herë, në këto vite dhe me kënëqësi kemi parë se si bashkatdhetarët tanë janë mirëpritur nga fqinjët italianë dhe shumë prej tyre kanë ndërtuar aty jetën familjare, punojnë ose mësojnë dhe janë integruar denjësisht në rrjedhat italiane.

Kënaqësia e bijëve e bijave të emigrantëve tanë, për Flamurin dhe veshjet kombëtare shqiptare...(Asti-Itali, 25 nëntor 2013)

Pas një vizite tjetër në Asti, në janarin e sivjetëm, këto ditë e ndjeva veten që përsëri isha aty i pranishëm. Këtë ndjenjë ma krijoi biseda telefonike me djalin e vogël, Altinin dhe të shoqen, Lorena. Ata më paralajmëruan se, me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në teatrin e madh e të bukur "Alfieri", bashkësia shqiptare do të organizonte një shfaqje festive. Dhe ja, ndjenjat dhe gëzimin e përjetuar ma bënë më të afërt bisedat tjera me ata, fotografitë e publikuara në "Facebook", si dhe informacioni i hollësishëm, që më dërgoi ish-punonjësi i Teatrit "Skampa" të Elbasanit, Hasan Bulçari, emigrant aty, që nga viti 1991.

Kemi njoftime, për veprimtari të bukura festive, në këto ditë, nga disa shoqata të emigrantëve shqiptarë, si: "Migjeni" (Boras-Suedi), "Mërgimtari" (Kiel-Gjermani), "Bijtë e Shqipes" (Filadelfia-Amerikë), "Iliria"(Congeren-Belgjikë) etj., por kësaj radhe, për kërshërinë e lexuesve, më poshtë po e publikojmë njoftimin, pothuajse, siç na e ka dërguar H.Bulçari, nga qyteti Asti i Italisë.

2.
"Në vazhdën e jetës dhe edukimitë të fëmijëve tanë me dashurinë për Atdheun tonë, Shqipërinë, në qytetin verior të Italisë, Asti, është edhe gjithë veprimtaria e Shoqatës sonë atdhtare e kulturore. Qëllimi kryesor i saj është ruajtja e gjuhës, kulturës e traditave më të mira shqiptare. Sigurisht, afrimi i festave tona kombëtare e bëjnë edhe më të prekshme punën tonë. Kështu ndodhi edhe me afrimin e festave tona të këtij nëntori.

Pamje nga salla e madhe e shfqajes, "Alfieri"...

Shoqata jonë "AssoAlbania-Piemonte" ka lindur nën kujdesjen e Shoqates simotër "AssoAlbania Italia" të Pistojes. Fillimisht, ata biseduan me Dedë Kolën e ky iu drejtua disa bashkatdhetarëve. Kështu, u krijua bërthama e parë e Shoqatës sonë, me 9 pjesëmarrës, të cilët shumë shpejt u vunë në lëvizje.

Më tej, u hartuan dy programe, i afërt dhe më i largët. Për të parin, meqenëse në bërthamën tonë kemi anëtarë, të cilët vijnë nga institucione profesioniste të kulturës në Shqipëri, nisëm punën për përgatitjen e një shfaqjeje artistike. Dhe ja, rasti më i mirë ishte që atë t'ia kushtonim pikërisht Festës së Flamurit tonë Kombëtar, 101-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Titulli i saj ishte, "Mirëse erdhët nidis nesh!"(Benvenuti tra noi!", duke synuar që të jetë një festë e përbashkët, shqiptare-italiane.

Fjalen e mireseardhjes, në fillim të shfaqjes, e mbajti sindaku i Astit, Fabrizio Brignolo, i cili e ndoqi shfaqjen në sallë, për 2 orë e 15 minuta. Sigurisht, kjo gjë i befasoi pjesëmarrësit dhe vetë artistët, që një kryetar bashkie, i një qyteti të huaj, të shohë kaq gjatë një shfaqje, aq më teper tërësisht në gjuhën shqipe dhe duke e shprehur hapur entusiazmin e tij, si për shfaqjen dhe për shqiptarët.

Shfaqja u hap me një gjetje shumë artistike dhe emocionale, nga ana e regjisorit, si hyrja në sallë e fëmijeve tanë, të veshur me ngjyrat e Flamurit, me shqiponjat në'e gjoks dhe me shkrimin "SHQIPERIA ose "ALBANIA",, me lule dhe flamujt e të dy vendeve në duar, të cilët i përshëndetën nxehtësisht të pranishmit në shfaqje. Nën tingujt e valles së Tropojës, ata vrapuan drejt skenës, duke na bërë një dhuratë të paharruar, me interpretimin e asaj valleje, punuar aq mjeshtërisht dhe me aq kujdes nga balerina shqiptare, me origjine lituane, Irina Syceva.

Kujtim i paharruar, pas shfaqjes festive...

"Tani ju do të shihni një valle popullore, luajtur emocionalisht dhe me mjeshtëri nga fëmijët tanë, në sytë e të cilëve shohim me gëzim, se kenga dhe vallja shqipe do të rrojnë në jetë të jetëve", ishte teksti i fillimt të dy paraqitësve të aftë të programit të shfaqjes, Vilma Gjyshja-Bjeshkza dhe Marjan Bjeshkza. Ndërsa pjesëmarërsit u shprehën: "Me shfaqje e organizime të tilla, jemi krenarë që jemi shqiptarë!" Sigurisht, kjo ishte vlerësimi dhe kënaqësia më e madhe, si për organizaztorët e iterpretuesit, po dhe për tërë Shoqatën tonë.

Kështu, tani me kënaqësi pohojmë se shfaqja, e organizuar këto ditë në qytetin Asti, ishte e pasur me përbërës të mirëfilltë artistikë, si: valle e këngë popullore nga të gjitha trevat tona, por dhe me balet. U duartrokitën nxehtësisht artistët tanë të njohur, të ftuar posaçërisht për këtë shfaqje: Artiola Toska, Mustafa Mehja dhe Ermal Mamaqi. Humori i të mirënjohurve parodistë të Vlorës, si dhe poezitë e të madhit At Gjergj Fishta, transmetuan emocione të fuqishme te të gjithë të pranishmit në sallë.

Mund të përmendnim këtu punën e palodhur të disa vetave, për këtë shfaqje. Po, ndër ta, po veçojmë: Kujtim Skenderi, Artan Sadikaj, Eduart Gecaj, Sajmir Spahiu, Genc Velaj e Aranit Murga, pa dashr të veçojme atë të presidentit të Shoqërisë, Dedë Kola.

Miqte e "AssoAlbania-Italia", duke u shprehur krenarë për bashkëpunimin ndërmjet grupeve, u ndanë çertifikata anëtarëve të "AssoAlbania-Piemonte". Në emër të tyre folën dhe falënderuan: drejtoresha, Afërdita Shani dhe presidenti, Nikolin Gjeloshi".

...Në mbyllje të këtij njoftimi të Hasan Bulçarit, regjisorit të kësaj shfaqjeje të bukur festive, për bashkatdhetarët tanë emigrantë, në qytetin Asti, nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm t'i përshëndesim dhe t'i përgëzojmë përzemërsisht: organizatorët e interpretuesit, si dhe pjesëmarrësit bashkatdhetarë, në qytetin Asti të Italisë!

Asti-Tiranë, 28 nëntor 2013

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU (11.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5) Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.24.2013)
LIBRI 'OPERACIONI KUNDËRSHTARI I DOBISHËM' NGA ALBERT LULUSHI (11.24.2013)
SHOQATA 'BIJTË E SHQIPES' NGRE NË MËNYRË CEREMONIALE FLAMURIN KOMBËTAR NË MJEDISET E BASHKISË SË FILADELFIAS, SHBA (11.23.2013)
REMITANCAT - SHTYLLË MBËSHTETËSE E FAMILJEVE NË KOSOVË (11.22.2013)
LIKA JANKO - SHQIPËRIA 'ZBULON' PIKTOREN SHQIPTARE TË BULLGARISË, PIKASON ME FUSTAN (Fotogaleri e punimeve) (11.22.2013)
FTESË PËR PROMOVIM NGA SHOQATA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË ZVICËR-SHKSHZ (11.19.2013)
Zëri i Amerikës, FILMI 'MICKEYBOY' - HISTORIA KOMIKE E NJË SHQIPTARO-AMERIKANI (Intervistë) (11.18.2013)
NEW YORK - FILMI 'E DREJTA PËR TË DASHURUAR' FITOI ÇMIMIN E PARË (11.18.2013)
BRITANIA DO TË TRANSFEROJË NË ATDHE 200 SHQIPTARË TË DËNUARTë dënuarit për krime të rënda do vendosen në Krujë, Korçë dhe Peqin (11.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]