VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MESAZHI NGA TEUTA HALILAJ MË VURI NË MENDIME…(Ose bija malësore, që takoi Mbretëreshën e Suedisë)Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e Studiues-Tiranë

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MESAZHI NGA TEUTA HALILAJ MË VURI NË MENDIME…
(Ose bija malësore, që takoi Mbretëreshën e Suedisë)
Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e Studiues-Tiranë

E Premte, 12.13.2013, 11:25am (GMT+1)



1.
Ka kaluar disa kohë, nga dita kur unë mora një mesazh nga Teuta Halilaj, bija e kolegut e mikut tim, nga Kukësi dhe tani me banim në Tiranë, Isa Halilaj-"Mësues i merituar" dhe autor i disa librave, sidomos në fushën e arsimit tonë kombëtar. Rasti e solli që, pikërisht tani, ta rilexoj atë mesazh, kur po punoj për përgatitjen e një libri kushtuar disa krijueseve tona. Jam i ndërgjegjshëm se është një ndër "përjashtimet", që po bëj. Pra, Teuta vërtet nuk është shkrimtare as poete e mirëfilltë. Por ajo është njeri me shumë ndjenja, me një botë të pasur shpirtërore  dhe, me siguri, në ndonjë bllok të saj vetjak ka shkruar e shkruan. Kështu, krijimtaria e saj "e fshehtë" mund të ketë brenda: poezi, ditare për ngjarje e dukuri të jetës, skica ose rrëfenja. Por këtë "sekret" të saj nuk do ta zbulojmë kësaj here. Këtë radhë, mjafton të pohojmë se ajo ka mbaruar Universitetin e Tiranës,  ku studioi për gjeografi e histori dhe pak vjet iu dha mundësia të jepte mësim  në vendlindjen e saj ose në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë. Po, për shkak të një adsidenti të rëndë automobilistik, prej të cilit Teuta u bë "pre" e karrikes me rrota, ajo nuk mund ta ushtronte profesionin e mësueses, aq të dashur për të, pasi asnjë shkollë në Shqipëri nuk kishte përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuar. Të dhënurit mësim në shkollë, për Teutën, ngeli një ëndërr ose dëshirë e madhe, qe ajo nuk do ta realizonte kurrë në Shqipëri.

2.
Megjithëse njihesha me babain e Teutës, mësuesin veteran Isa Halilaj, për herë të parë, e mësova dhimbjen e plagën e rëndë të kësaj malësoreje të hekurt, vetëm kur TVSH-ja e kishte ftuar në një emision të posaçëm. Aty, plot emocione, ajo rrëfeu historinë e vet, foli për jetën e saj të trazuar.

Më vonë, babai i Teutës më tregoi episode të ndryshme. Ndër të tjera, më kujtohet tani, që ai më tha se  Teuta kishte mundur të sistemohej për rehabilitim në Mbretërinë e Suedisë. E rrethuar nga kujdesi i veçantë i specialistëve të atij vendi mik me Shqipërinë, një ditë shkoi në qendrën e tyre, Mbretëresha e Suedisë. Duke  u përshëndetur e biseduar me persona të ndryshëm aty, ajo u ndal edhe para Teutës. E pyeti se nga ishte, si quhej dhe si e ndjente veten. Malësorja jonë, fillimisht, i tha asaj që vinte nga Shqipëria dhe se emiri i saj ishte Teuta, pra emri i mbretëreshës se Ilirëve, të të parëve të shqiptarëve.  Pastaj, me mjaft emocione, ajo i falënderoi përzemërsisht, si atë dhe vendin e saj, mik të Shqipërisë dhe me aq ndjeshmëri të larta njerëzore, që atë e kishin mundësuar të shkonte aty, për ta përmirësuar shëndetin.

Kujtim i paharruar, Tiranë, 9 prill 2013 (Djathtas: T.Halilaj, J.Lila, M.Gecaj e I.Halilaj)

Pasi e dëgjoi me shumë vëmendje Teutën, Mbretëresha e Suedisë e përqafoi ngrohtësisht atë dhe, duke qeshur, i tha që në atë sallë ndodheshin dy mbretëresha, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Suedisë. Sigurisht, siç është e kuptueshme, pranë tyre ndodheshin shumë gazetarë, të shtypit të shkruar dhe atij elektronik. Menjëherë, fjalët e Teuta Halilajt qarkulluan dhe prekën zemrat e mijëra banorëve të Suedisë, te cilët dhanë ndihmesën e tyre edhe financiarisht për reabilitimin e mëtejshëm të saj. Pra, si me magji, asaj iu hapën menjëherë dyert "katërkapakësh", për të ardhmen e saj.

3.
Nuk do të tregoj imtësira, por,  në vazhdimësi, pasi u kthye nga Suedia, Teuta erdhi pranë familjes së saj, në Shqipëri dhe megjithëse ishte me aftësi të kufizuara, e ulur në një karrike me rrota, ajo nuk u ndal para asnjë vështirësie, që jeta i serviri. Kështu, me shumë guxim përballoi gjithçka, duke u bërë shembull pozitiv për mjaft persona të tjerë, me aftësi të kufizuara. Teuta ka qenë dhe është veprimtare e shquar e lëvizjes në përkrahje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke u bërë zëri i tyre, si brenda dhe jashtë Atdheut në shumë takime, kombëtare e ndërkombëtare. Por, megjithatë,  ëndrra e saj e madhe, për të dhënë mësim në një nga shkollat e Shqipërisë, nuk iu realizua snjëherë!
Tani, konkretisht,  Teuta Halilaj ndodhet në Angli dhe që andej, ajo ma ka dërguar edhe mesazhin, të cilin po e publikoj, për herë të parë, i cili u bë dhe shkak të bëj këtë shkrim modest për të.

Pra, ja mesazhi i Teutës, për të cilin folëm në hyrje të këtyre radhëve. Por ai nuk është i vetmi. Kështu, përmes e-maileve ose "Facebook"-ut, ne kemi shkëmbyer disa herë mesazhe. Gjithashtu, me kënaqësi i kam nisur shkrime, që kam përgatitur për publikim. Dhe, kurdoherë, ka shprehur nderimin e respektin, për takimet, që bëjmë dhe lidhjet që kemi, unë e babai i saj.

"Profesor Murati,  si të kam? Shumë faleminderit për  vlerësimet dhe respektin e veçantë, që i bën babit tim, Isa Halilaj! Një falënderim të veçante ke nga unë për mundësimin e daljes së babit te emisioni special, me rastin e Festës së 7 marsit 2013. Na kënaqe, se na e solle babin nëpermjet ekranit te ne dhe nuk ka gëzim më të madh, kur je e lumtur dhe krenare për babain tënd. Kështu që shumë faleminderit, se më ke bërë të të lumtur!

Unë, mirë jam. Jam duke kryer këtu ca studime  për mësuese dhe, gjithashtu, po aplikoj për punë, mësuese në një shkollë, këtu afër. Jam e gëzuar se do të nisi punë pasi, në të vërtetë, më është plotësuar një ëndërr e prerë në mes, qëkur ndodhi aksidenti. Para tij, unë kisha vetëm 2 vjet punë mësuese dhe pastaj nuk u ktheva më kurrë në shkollë! Ka qenë një nga brengat më të mëdha të jetes sime. Pavarësisht se në Tiranë u mora më se 12 vjet me mësimdhënie (kurse private të gjuhes angleze), përsëri ëndrra për të shkuar e për të dhënë mësim, në një nga shkollat e kryeqytetit tonë, mbeti e parealizuar kurrë. Prandaj jam shumë e gëzuar, që do të filloj përsëri punë me fëmijët.

Po ua nisi adresën time të e-mail-it dhe, si deri tani, përherë të m'i dërgosh shkrimet tua, se unë me kënaqësi do t'i lexoj ato, pasi me pëlqejnë, si të shkruarit dhe të lexuarit.

Profesor, uroj që ky mesazh t'u gjejë sa më mirë, si ty dhe bashkëshorten tënde! Kur të vij në Tiranë, patjetër që do të takohemi...Me respekt: Teuta Isa Halilaj".

Ndërsa, siç shkruan ajo aty, kur erdhi më pas në Tiranë, në muajin prill të këtij viti, i bëra një vizitë në shtëpinë e prindërve të saj, bashkë me drejtoreshën e "Radio-Kontakt", gazetaren Jolanda Lila. Me atë rast, me atë dhe të atin, Isanë, bëmë disa fotografi, të cilat i ruaj si një kujtim i rrallë.

Tani, kur lexuesit tanë u njohën me një nga mesazhet e Teuta Halilajt, nuk na mbetet gjë tjetër, veç t'i urojmë nga zemra asaj: Shëndet sa më të mirë, punë të mbarë në profesionin për edukimin e fëmijëve, gëzime dhe lumturi në jetë! Besojmë e shpresojmë që, një ditë, nga kjo malësore e fortë, e papërkulur dhe optimiste, të lexojmë një libër të bukur, i cili të tregojë e dëshmojë për jetën e deritanishme dhe forcën e saj të madhe shpirtërore.

...Për rastësi të bukur, shkrimi që bëra për Teutën, përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Prandaj, ju uroj të gjithëve: Jetë, forcë dhe guxim! Sepse askush nuk mund t'ua mohojë atyre të drejtën për të jetuar njëlloj, si gjithë njerëzit e tjerë.

Tiranë, 12 dhjetor 2013
Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDA ZARI - ELEMENTI SHQIPTAR NË MUZIKËN JAZZ ISHTE FUSTANI IM MË MË IDENTITET (12.13.2013)
KUR VJEN NENTORI YNË NË FILADELFIA…(ShÑ‘nime dhe mbresa, nga festimet e DitÑ‘s së Flamurit)Nga LLAZAR VERO (12.04.2013)
FESTA JONË E PAVARËSISË NË ASTI TË ITALISË(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)Nga Prof. MURAT GECAJ (12.01.2013)
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE DHE ME SHUMË RËNDËSI NË SUEDIReportazh nga SOKOL DEMAKU (11.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (5) Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.24.2013)
LIBRI 'OPERACIONI KUNDËRSHTARI I DOBISHËM' NGA ALBERT LULUSHI (11.24.2013)
SHOQATA 'BIJTË E SHQIPES' NGRE NË MËNYRË CEREMONIALE FLAMURIN KOMBËTAR NË MJEDISET E BASHKISË SË FILADELFIAS, SHBA (11.23.2013)
REMITANCAT - SHTYLLË MBËSHTETËSE E FAMILJEVE NË KOSOVË (11.22.2013)
LIKA JANKO - SHQIPËRIA 'ZBULON' PIKTOREN SHQIPTARE TË BULLGARISË, PIKASON ME FUSTAN (Fotogaleri e punimeve) (11.22.2013)
FTESË PËR PROMOVIM NGA SHOQATA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË ZVICËR-SHKSHZ (11.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]