VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Të ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar DITA JONË MË E MADHE - E PAVARËSISË - DO TË JETË AJO E BASHKIMIT TONË KOMBËTAR Nga MIRADIJE GASHI e XHAFER LECI E Djelë, 12.15.2013, 02:56pm (GMT1)
Gjatë historisë mijëravjeçare të ekzistencës së vet në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh. Shoqata "Pavarësia", më 7 dhjetor 2013, në Stuttgart të Gjermanisë, në një sallë të madhe e të stërmbushur më mërgimtarë, solemnisht u manifestua 101-vjetori i pavarësisë të Shqipërisë. Z.R.Avdiu si mjeshtër, profesionist i talentuar, nga fillimi e deri në përfundim të këtij manifestimi, e bëri një atmosferë të mrekullueshme për publikun, me mikrofonin e tij në dorë, me një zë të kjartë malësori, me atë zë të tij ai e bënte të disciplinuar e të vëmendshëm publikun, që ta kuptoj në tërësi, fjalimet dhe programin kulturor. Me nga një minutë heshtje u nderuan Himni Kombëtar, dhe të rënët e lirisë. Manifestimi u shoqërua me një program shumë të pasur kulturoro-artistik, të përgaditur në mënyrë profesioniste, nga koreografët dhe arsimtarët e shkollave shqipe, ku me punën dhe përvojat e tyre shumëvjeçare e dëshmuan profesionalizmin e tyre shembullorë, që do të mbahet mend për gjatë kohë. Koreografi i mirënjohur Selajdin Shala, drejtues i ansamblit ""PAVARËSIA", u shfaq në binë me vallëzuesit cilët shkëlqyen me vallen "Shota". Deputeti nga CDU-ja, festojmë bashkë me shqiptarët Përshëndetjet për musafirët-Në vazhdim moderatori në binë ftoi kryetairin e Shoqatës "Pavarësia", Baki Mustafa, i cili ua uroi festën e Pavarësisë bashkatdhetarëve të tubuar dhe njëkohësisht përshëndeti prezencën e mysafirëve të nderuar. Zotin Dr.Stefan Kaufman, deputet-përfaqësues nga radhët e CDU-së, i deleguar nga Stuttgart-i në Bundestagun gjerman, z. Faket Kajtazi, Konsulli i Republikës të Kosovës në Stuttgart, z. Prof.Dr. Nusret Pllana, i cili kishte ardhur nga Kosova. Valltarët vazhduan me "Vallen e Drenicës" . Në binë u ftua Xhafer Leci, i cili lexoi referatin e përgaditur nga ai enkas për këtë festë. Këtë manifestim e nderuan edhe disa veprimtarë me pjesëmarrjen e tyre zoti Vitor Spaqi, kryetar i "Qendrës Kultorore Shqiptare" në Stuttgart, Prof. Azem Ajvazi zyrtarë-nënpunës në Entin për Inkuadrim-Punësim në Freiburg, Qaush Krasniqi, Rexhep Daka, kameramani i RTK-së, Ahmet Konjusha e tjerë. Për pavarësinë e Shqipërisë Deputeti i Bundestagut gjerman Dr .Stefan Kaufmann"Jua uroj ditëlindjen e 101-të Shtetit Shqipetar! Ju falenderoj për ftesën që më keni bërë, që edhe unë të jem pjesë e këtij Manifestimi. Më vjen mirë që shumë shqiptarë jetojnë në Stuttgart. Sa unë kam informacione, diku 30.000 dhe janë shumë mirë të integruar. Është shumë e rëndësishme që bashkëjetesa Gjermano-Shqiptare funksionon shumë mirë. Dhe, me këtë rast, në emër të Partisë Demokristiane, ftoj Shqiptarët për antarësim në Partinë Demokristiane. Dëshiroj që sonte të kaloni sa më mirë. Më vjen mirë që sonte jam në mesin tuaj. Ndërsa Konsulli Faket Kajtazi dhe prof. Nusret Pllana folën për rëndësinë e pavarësisë së Shqipërisë, për çlirimin e Kosovës, për luftërat tona heroike dhe gjakun e derdhur të heronjëve dhe të dëshmorëve. Ata falenderuan Qeverinë dhe popullin gjermanë për ndihmat e mëdha që ka dhënë Gjermania për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Referatin lidhur me Manifestim e lexoi Xhafer Leci Përshëndetje atdhetare të përzemërtaShoqatës "Pavarësia" Fakti që jemi larg atdheut për arsyet që dihen, Dita e Flamurit, duhet të na shërbejë si kujtesë që t'i gjendemi pranë njëri-tjetri në çdo kohë. Ne jemi pjesë e kombit shqiptar dhe për këtë duhet të jemi shumë krenar, ashtu siç thotë edhe profesori i nderuar Aleksandër Lambert, i cili i kujton Evropës se duhet të jetë krenare me shqiptarët për historinë e tyre të lavdishme. Të festojnë bashkë trojet shqiptare Programi vazhdoi me"Vallen e Shqipeve", më pas Meriton Sopa, u prezantua dhe shkëlqeu me poezinë "Shqiptar jam e shqip nuk di". Fjalimi i zonjës Miradije Gashi, arsimtare, Pershendetje dy shteteve tona shqiptare, ambasadave, konsullatave, RTK-së, Shoqatës "Pavaresia" dhe kryetarit të saj zotit Baki Mustafa.Te nderuar miq, kolegë, nxënës, prindër dhe ju mergimtarë kudo që ndodheni, ta gëzojmë së bashku këtë ditë të madhe jubileun e 101-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë! Erërat e demokracisë sollën një epokë të re në historinë e kombit tonë që tani të festojnë bashkë trojet shqiptare. Po kështu të bashkuar të punojmë nën flamurin e Skenderbeut që ta zhvillojmë në nivele bashkëkohore. Është kenaqesi te punosh me nxënës. Ndonëse të mërguar por i këndojmë atdheut në gjuhën e nënës.Sonte para jush nxënësit e shkollave shqipe "Bashkimi Kombëtar" Stuttgart- Süd, Stuttgart-Nord, por kryesisht fjalën e kanë nxënësit e shkolles shqipe "Dardania" nga Backnangu me recitalin e tyre "VETËM NJË EMËR KAM" pastaj këngën xhamadani vija-vija kënduar nga Albina Delija, si dhe një valle nga te gjitha vajzat te cilat e ndezen atmosferen ne sallë!... Mrekullimi me folklorin veshjen e bukur kombëtare, dhe me këngën heroike për Pavarësinë kënduan mrekullueshëm rapsodët e Shoqatës "Pavarësia" të prirë nga Shaban Çelaj. Këtë manifestim e ndihmoi dhe begatoi edhe arsimtarja Shaha Bytyqi. Ajo me pjesëmarrjen e saj bashkë me nxënësit e saj të shkollës shqipe me mësim plotësues në Fellbach-Waiblingen, e bërën edhe më atraktiv këtë tubim. Zonja Shaha, përshëndeti masen e tubuar, ua urojë 101 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë. Ajo apeloj tek prindërit për dërgimin e fëmijëve të tyre nepër shkollat shqipe, sepse vetëm në këtë mnyrë mund ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, u shpreh ajo. Në skenë u zhvilluan edhe disa "Valle ritmike", "Valle Kosovare", "Valle me motive dasme", dhe recitime të ndyshme. Nga kryesia e Shoqatës "Pavarësia" prof. Nusret Pllana u nderua me Mirënjohje, për kontributin e tij të suksesshëm në rrafshin kombëtar, human e kulturor, prof.N.Pllana u shpall antar nderi i kësaj shoqate. Profesor Nusret Pllana: Çmimi "Anëtar Nderi", për mua është një nga dhuratat më të çmuara që më vjen nga Mërgata shqiptare e Gjermanisë, përkatësisht Shoqata shqiptare "Pavarësia" e Shtutgartit. Pse? Sepse, ky çmim e ka simbolikën e veçantë për mua, pasi që më ipet publiksiht nga organizatori në një ditë tepër simbolike për ne, në shenjë të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në një manifestim kaq madhështor të mbajtur për këtë datë, një nga më të rëndësishmet për historinë tonë kombëtare, të cilin manifestim e madhështuan qindra vëllezër e motra kurbetçarë, të ardhur nga e gjithë Mërgata shqiptare e Gjermanisë, por edhe më gjerë. Çmimit tim "Anëtar Nderi" sikur ia shtuan vlerën edhe pjesëmarrësit e Institucioneve tona por edhe atyre gjermane, programi aq i pasur kulturo-artistik me djemt dhe vajzat tona, me këngë, recitime e valle të bukura shqipe, duke i dhënë një shije të veçantë edhe e madhja Shkurte Fejza, por nën udhëheqjen brilante të moderatorit të spikatur të skenës shqipe, z.Rifat Avdiut. Andaj, me marrjen e këtij çmimi do të ndihem edhe më i përgjegjshëm, edhe më i përkushtuar drejtë arritjes së sukseseve të reja në fushën e hulumtimeve dhe dokumentimeve të reja shkencore. Krahas Shoqatës "Pavarësia", një falënderim i veçantë i shkon Kryetarit të saj, veprimtarit dhe humanstit shqiptar, z.Baki Mustafa, dhe kontribuesit të madh të çështjes kombëtare, z.Sejdi Rexhepi, të cilët tok së bashku, me dekada e ndihmojnë dhe e përkrahin anansimin e projektit tim kombëtar "Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë". Mbrëmja festive vazhdoi deri në orët e vona me këngët e bukura e magjepëse të këngëtares së mirënjohur, në mbarë trojet tona shqiptare, zonjës Shkurte Fejza, Doruntina Qamili, dhe instrumentisti Labi. Pamje nga aktiviteti MIRADIJE GASHI dhe XHAFER LECI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |