VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PENSION PËR EMIGRANTËT E SHQIPËRISË NË BELGJIKË

E Djelë, 01.05.2014, 11:14am (GMT1)


 

35.000 emigrantë shqiptarë në Bruksel kanë mundësi që brenda këtij viti të marrin pension në rast se kanë mbushur moshën për tu përfshirë në këtë skemë. Belgjika ka qenë vendi i parë me të cilën Shqipëria ka tashmë një marrëveshje për njohjen e pensioneve.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se shtetet në marrëveshje të tilla kanë kosto në këtë rast, por me tepër ke Belgjika në të cilën jetojnë më shumë shqiptar sesa Shqipëria ku ka pak belgë.

Shtetet fqinje që kanë pjesën më dërmuese të emigrantëve shqiptarë janë Greqia dhe Italia. Për shkak të situatës financiare, këto vende kanë refuzuar të kenë një një marrëveshje me palën shqiptare.

Marrëveshjet bilaterale në këtë rast bëjnë që emigrantët shqiptarë pasi plotësojnë vitet e punës të kenë mundësi të marrin pension në këto shtete ku punojnë. Tentativat janë dhe me Luksemburgun që sipas autoriteve vendase mund të arrihet një marrëveshje së shpejti.

Ndërsa në vendet që janë jashtë BE, Turqia është më optimiste për bashkëpunim, por dhe Kanadaja ka dhënë sinjale pozitive për një marrëveshje të tillë. /Oranews/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.