VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit
E Premte, 10.30.2009, 06:22pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Mediat zvicerane bëjnë të ditur se të mërkurën Këshilli Federal i Zvicrës ka emëruar Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit (BfM-Bundesamt für Migration). Ky emërim është bërë me propozim të ministres së Drejtësisë Eveline Widmer-Schlumpf.

 

Gazeta Neue Zürcher Zetinung, në numrin e së enjtes (dje) shkruante se i besuari në detyrën e re është ekonomisti 48 vjeçar Alard du Bois-Reymond, i cili e ka dëshmuar zotësinë drejtuese si Drejtor i Profirmis prej vitit 2005, duke qenë në krye të Sigurisë së Invaliditetit, shtylla IV.

 

Eveline Widmer-Schlumpf, duke dalë para gazetarëve, ka folur për aftësinë profesionale dhe drejtuese kompetente të Bois-Rymond, të cilat është e bindur se do t'i manifestojë më së miri edhe në detyrën e re.

 

Ministërja e Drejtësisë beson se drejtori i ri do të krijojë sërish një atmosferë pune e cila kohët e fundit, nën drejtimin e dy titullarëve të mëparshëm nuk ka qenë në nivelin e duhur. Detyra paraqet edhe sfida organizative për Bos-Reymond, i cili vjen në krye të Zyrës për Migracion në fillim të vitit 2010.

 

Bois-Rymond flet në mënyrë të shkëlqyer frëngjisht dhe gjermanisht, është simpatizant i FDP-së, është i martuar me një kongoleze, ka një ndjeshmëri të veçantë në drejtim të integrimit të të huajve në jetën dhe në shoqërinë zvicerane.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.