VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARI I MIRË - FAMULLTARI DON NIKOLIN PERGJINI
Nga MIMOZA DAJÇI

E Mërkurë, 01.08.2014, 11:17am (GMT1)


Ishte prag Krishtlindjesh. Bora e rene prej ditesh ne New York e ne rrethinat e tij kishte mbuluar jo vetem çatite e shtepive e oborret e tyre, por edhe rruget e trotuaret ku ecin kalimtaret. Shume makina te pastrimit te rrugeve ishin angazhuar nga qeveria, por edhe banoret e shtepive apo biseneseve private pastronin ambjentet e tyre nga bora e duke hedhur kripe per shkrirjen sa me te shpejte te saj.

Femijet luajne me topa bore, gezojne e lodroje mes tyre, por edhe te rinjte argetohen mes njeri tjetrit ne kete stine te ftohte duke i shkembyer topa bore nen urimin Merry Christmas.

Por debora e rene duhet pastruar per te shmangur edhe ndonje aksidenti te rastit. Dikush mund te rreshqase e te kete pasoja per jeten.

Nje mbasdite rreth ores pese po kaloja me makine prane Kishes St. Luis ne Bronx. Rruget e trotuaret rreth saj ishin mbuluar nga debora e rene e qe vazhdonte te binte. Nuk pashe njeri te levizte aty rrotull, perveç nje njeriu qe pastonte trotuaret me nje makine e te vogel e qe shperndante aty ketu kripe te bardhe.

Isha ne sinjalin stop ne rruge. U bera kurioze, te shikoja kush ishte ky njeri qe pastronte boren rreth ambjenteve te Kishes ne kete stuhi edhe vetem. Sa ne nje trotuar te Kishes, ne tjetrin perballe saj ku ndodhet edhe shkolla e Kishes, levizte i panjohuri. Dukej qe pastronte gjithe zelll e deshire.

Edhe pse bora qe binte furishem ne xhamin e makines nuk me lejonte te shikoja qarte perreth, arrita te dalloj silueten e pasturesit. Ishte shqiptari i mire, Famulltari i Kishes Dom Nikolin Pergjini.

Me thene te drejten u impresionova, e me preku ky gjest human.

Dom Nikolini - thashe me vete - eshte duke pasturar i vetem boren ne kete kohe te ftothe e me stuhi?

Ndalova makinen. I afrohem dhe e pershendes. Pune te mbare Dom Nikolin. U gezua kur me pa. I tregova se vura re kur po vozisja me makine, e ndalova ta pershendes per kete gjest te mire qe ishte duke bere Pasi folem pak u pershendetem me Urimin e Krishtlindjeve.

Pas meje degjova "Merry Christmas". Edhe dikush tjeter qe po shetiste me qenin e tij, ndaloi per tu pershendetur me Famulltarin e Kishes e per ta pergezuar per kete pune te vlefshme qe po bente.

U largova e mendja me rinte tek Famulltari yne i mire, qe edhe ne kohe pushimi mendon per kujdesin e jeten e qytetareve.

Dhjetor 2013. Bronx, New York

MIMOZA DAJÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.