VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj
E Djelë, 11.01.2009, 07:41am (GMT1)

 

 

Voal-online Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Diasporës pranë Ministrisë së Jashtme dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Arbnori" bëjnë promovimin e librit "Shtatoret e perjetësisë" të autorit Lekë Gojçaj.

Veprimtaria ogranizohet ditën e hënë, datë 2 nëntor 2009, ora 11.00, në Hotel "Tirana International."

Z. Gojçaj është një veprimtar i shquar i Diasporës shqiptare në SHBA dhe një prej lobistëve të mirënjohur  të çeshtjes shqiptare në Uashington.

Ai dhe familja e tij njihen për bamirësinë dhe bujarinë e spikatur, sidomos për forcimin e traditës kulturore shqiptare dhe lidhjeve të tyre me trashëgiminë me të shquar të kombit tonë.

Lekë Gojçaj është sponsor i 12 shtatoreve të Nënë Terezës të vendosura në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Po kështu ai dhe familja e tij janë disa prej sponsorëve të mëdhenj për ngritjen e Katedralës së Nënë Terezës në Prishtinë, siç dihet një nismë përsonale kjo  e Dr. Ibrahim Rugova.

Më këtë rast përveç prezantimit të  librit, do të shfaqet edhe një dokumentar rreth 12 shtatoreve të bamirsës së madhe shqiptare Nënë Tereza, vepër i familjes Gojçaj.

Në mbyllje zoti Gojçaj do të japë një koktej mikpritjeje për gazetarët dhe të pranishmit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.