VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYESIA E LDK NË ZVICËR ORGANIZON TUBIMIN PËRKUJTIMOR KUSHTUAR TETËVJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA

E Shtunë, 01.18.2014, 04:52pm (GMT1)



 Andaj ju ftojmë që të na nderoni me pjesmarrjen t`uaj me rastin e tetë vjetorit të vdekjës së kryetarit historik të Kosovës dhe të Lidhjës Demokratike të Kosovës , ikonës së Historisë me te re shqiptare, intelektualit, krijuesit , njeriut me kulturë botërore dhe evropiane Themeluesit te Pavarësisë dhe Gurthemeli i shtetësisë se Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës i cili ishte, është dhe do të mbetet njeriu i pa zavendësueshem që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare.
Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë tetë vite më pas duke rikujtuar çastet e dhembjes së tetë viteve më parë, por aspak pa e zbehur respektin, dashurinë dhe krenarinë për Të. Tubimi përkujtimor do të mbahet të dielen, më 26 janar 2014,

Fillon në ora 13.30.
 Adresa : Hotel, Restaurant Gasthof Landhaus
 Sägegasse 33, 3400 Burgdorf/BE
 
Shpresojmë se me gjithë angazhimet e përditshme dhe agjendën T`uaj të ngjeshur që e keni besojmë se do të gjeni kohë për të na nderuar me pjesmarrjen T`uaj në këtë tubim përkujtimor.

Me nderime dhe
 rrespekt,
 
Haki Latifi, Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër
P.S. Për shkak të çështjeve organizative ju lutem nëse keni mundësi të na konfirmoni ardhjen T`uaj në këtë tubim përkujtimor.

Luzernstrasse 32
CH-4552 Derendingen
Tel.: +41 32 682 54 78
Fax: +41 32 682 54 79
Mobil: +41 79 307 21 78
E-Mail:ldk.ch.h.latifi@hotmail.com
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.