VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I AFËRMI I HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN AMERIKANE VIZITUAN VATRËN
E Martë, 02.18.2014, 08:02am (GMT1)



Të shtunën me 15 Shkurt 2014, Ferki Veliu Berisha, i lindur në Kosovë, me bashkëshorten e tij amerikane, Patricia, me banim në Portland, Orgeon, të shoqëruan nga kryetarja e degës së Vatrës në Washington D.C, Zonja Merita B McCormack, vizituan Shtëpinë e Vatrës. Ata u pritën nga zv/ kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

Z. Bushati u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe u prezantoi historinë 102 vjecare të Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA". Ai u ndal në momentet historike kryesore të Vatrës, krijimin e saj 7 muaj para se të shpallej Pavarësia e Shtetit Shqiptar, roli i saj i jashtzakonshëm gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, ku luajti rolin e shtetit të munguar, mbulimi i shërbimit diplomatik në Evropë dhe ShBA me shpenzimet e Vatrës,fushatat e madhe e Vatrës" Për Shpëtimin e Shqipërisë" me 3 qershor 1917, Lufat e Vatrës në Konferencën e Parisit, organizimin e një huaje Kombëtare në ndihmë të shtetit shqiptar në vitet 1920-23, dërgimi i Bandës muzikore të Vatrës në Shqipëri, dërgimi i Trupave vullnetare në përbërje të të cilëve ishin djemtë e vatranëve, kontributi i tyre në mbrojtjen e kufijëve jugorë si dhe pjesmarrja në Luftën e Vlorës e Bandës së Vatrës dhe Trupat vullnetare.

Z. Bushati i njohu mysafirët edhe me zhvillimet fundit në Vatër, qëndrimet e saj për cështjen kombëtare, zhvillimet demokratike në vendlindje, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, bashkimin Kombëtar në rrugë paqësore nën Bashkimin Europian etj.

Mysafirët bënë pyetje rreth Vatrës, të djeshmes dhe të ardhmes së saj.

Editori i Diellit prezantoi shkurtimisht historinë e Gazetës më të vjetër të Botës Shqiptare, që është ende në botim, në print dhe online, Diellit, që pikërisht, në ditën e sotme, 15 shkurt mbush 105 vjec. Mysafirët vizituan edhe ekspozitën e rrugëtimit 102 vjecar të Vatrës, bënë fotografi në mjediset e saj, morën foto nga objektet fotografike të ekspozuara etj.
Ferki Veliu Berisha tregoi shkurtazi jetën e tij, familjen, e cila ka lidhje gjaku me familjen e Hasan Prishtinës, ai tregoi edhe për projektin e librit për historinë e familjes që mendon ta botojë gjatë këtij viti.

Nesër, me 16 shkurt, ata do të ejnë pjesë e festimit të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Vatra dhe Bashkësia shqiptare. Ferki sjell edhe mesazhin e 83 vjecarit Hakan berisha, kusheri i Hasan Prishtines.




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.