VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LEBIT MURTISHI JAM UNË E Martë, 11.17.2009, 09:25am (GMT1) Jetëshkrimin e poetit Lebit Murtishi po e fillojmë krejtësisht ndryshe nga praktika e deritashme, që u lexohet poetëve, me rastin e përurimt të ndonjë vepre ap veprave, ditëlindjes etj. E për këtë ndryshim, apo thyerje rregulli, nëse mund të quhet kështu me këtë rast, fajet i ka Lebiti Murtishi, i cili është fajësuar e përndjekur vazhdimisht, nga pushtuesit sllavomaqedon, si fajtor, vetem se lindi shqiptar, u rrit i till në trollin e të parëve të tij, historikisht shqiptar, ku bashkë me rriten gërshetoi dhe zhvilloi veprimet e tija në vazhdimsi, për çështjen e nevojshme kombëtare në përgjithësi siç shkruan në njërën nga poezitë e tij: "Këtu jam që sot e mot..." dhe me poezinë tjetër me të cilën po fillojm: " pak biografi...! rrethojë me tel Me gjemba përngjajshëm me një bishë në kafaz tryelat gjer në shpirt më dëpërtuan që unë të zbutem si një bishë e mjerë m`i vranë buzqeshjet shpërgënjë rininë ma gozhduan në zëndan po shpirti më përgjakej përmbi tela dhe mbeta bishë e egër pa zinxhir... Lindi më 01-07.1955 në Ladorishtë të Strugës. Me që ishte muaj Korrtor, kur me të madhe korren aratë me grurë, grumbullohen bereqetet nga puna dhe djersa e bërë nga bujqit e vyerë, e që është gëzim i veçantë, ndërsa për familjen Murtishi në muaj korrtor, ishin dy gëzime përnjëherë. Të korrurat verore me bereqet dhe lindja e Lebitit nga nëna, Nazmije Lleshi me gjini, dhe nga baba Ukshin Murtishi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndersa shkollën e mesme për mësues të muzikës, në Prizren. Punoi si mësues i muzikës që nga viti 1979-1992 në shkollën fillore tetëvjeçare të Ladorishtit "Hashim Agushi". Me përpjekjet e tija të pa ndërprera, arrijti me sukses hapjen e paraleleve të ndara të Gjimnazit" Hajdar Dushi" të Gajkovës në Ladorisht, sepse pushteti sllavomaqedon veq i kishte mbyllur shkollat e mesme shqipe. Edhe këtu punoi si mësues i muzikës prej vitit 1991-1994. Me 15 qershor 1992 heret në mengjes rrethohet dhe sulmohet shtëpija e tij nga njësitë e shumta policore, ku me mjete te rënda e të blinduara dëmtojnë edhe shtëpinë, arrestojnë Lebitin dhe e keqtrajtojnë në pranin e familjes dhe fëmijëve.Me arsyetimet e njohura zyrtare, për fajsim. Aktpadia ishte: Armë mbajtje pa leje dhe sulm ndaj personit zyrtar. Pas dy muajsh qëndrimi në paraburgim dhe keqtrajtimit fizik dhe psiqik, lirhohet i sëmurë nga keqtrajtimet dhe i infektuar nga verdhëza - virusi Hepatiti B, për të vdekur në shtëpi, si shumë raste tjera të kësaj natyre, që tani më pushteti shovenist sllav kishte përvojë, për të hequr pergjegjësinë në një farë mënyre...për vdekjet e shqiptarëve nga torturat që i ushtronin me rastin e arrestimit apo qëndrimit gjatë hetuesisë nëpër çelitë e burgjeve! Dy vite qëndroi në Shqipëri 1994-1996 duke u përpjekur me u mjekue, dhe për ta marrur veten. Që nga 21 i muajt Korrtor 1996 jetonë në Zvicër. Në Zvicër ka zhvilluar aktivitete kryesisht kushtuar çështjes kombëtare dhe krijimtarisë letrare në poezi, prozë e publicistikë. Pasojatë e keqtrajtimit nga policia shovene sllavomaqedonase, kanë ndikuar në përkeqsimin e shëndetit, që tani më, veq shifen pasojat, i cili vazhdimisht ballafaqohet me përballimin e tyre,me punë dhe krijimtari letrare. Në fillim, thyem rregullën, dhe për këtë e fajsuam Lebitin, po e përfundojm, duke thyer rregullën përsëri, me arsyetimin, se çdo rregullë ka përjashtime, por tani jo duke fajsuar Lebitin, për armë mbajtje pa leje e sulm ndaj personit zyrtar, siç e fajsonte pushteti okupator sllavomaqedon, por duke falënderuar për veprimtarin e tij letrare dhe atdhetare, që ka bërë, e është duke bërë, me mundësit që i ka fizike e mendore, dhe kushtet e krijuara të shtetit demokratik Zvicëran, për këtë, duke lënë gjurmë të pa shlyeshme siç thot edhe vet në poezin e tij:"... Rëndësi kanë gjurmët që kamë lënë Gjer erdha këtu. " Pra: "LEBIT MURTISHI JAM UNË Biografinë time ... Do ta shkruaj kur të vdes, nga varri Me faks do ta dërgoj në botë, Që ta marrë vesh engjëlli dhe djalli, Ta marr vesh dhe gjarpëri me dy kokë: S`ka rëndësi ç`emër do të kem lënë. Sa isha ndër ju, Rëndësi kanë gjurmët që kamë lënë Gjer erdha këtu. " Përgatiti: Abas Fejzullahi Biel më, 2009-03-21 Librat e botuara : POEZI E PUBLICISTIKË 1.TE KULLA E ADEM JASHARIT 1998 2.PËRMES SHQIPËRISË 1999 3.HARKU I LAHUTËS 2000 4.JAM UNË 2005 5.KËTU JAM QË SOT E MOT 2006 6.SFIDA DHE KURTHE PUBLICISTIKË 2006 7.MALLI I GJAKUT TIM 2007 8.PELEGRIN NË JANINË 2007 9.KLITHMË E NËNDHESHME 2008 10.MARATONË E HESHTUR 2008 11.DOLLI E GJAKËT 2009-Poezi 12.UDHËT E YJVE 2009-Roman 13.ANKTHI I ARTË- Roman 2009 14.VARGU MAGJIK- Roman-2009 15.NËN LËMSHIN E KOHËVE Përmbledhje me tregime & satira. Xhemajli Berishës U njohëm në kohë shirash mes motesh të pazakontë, mes qiellit të zymtësuar mes udhësh të mbetur pa shteg... të pashë tek ikje yjesh tek ngjiteshe si vetimë fanar mbaje në duar që udhët të marrin dritë. Jo, i thoshe troç satanit, jo, i thoshe errësirës fanarët që kam në duar nuk i shuajnë dot rrufetë... dhe fanarët hapën shtigjet, shtruan udhët e lirisë ti mes yjesh lartë ike t`i bëjshë dritë Shqipërisë... 02.09.08 Bern Lebit Murtishi Lebit Murtishi
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |