Programi i manifestimit kësaj radhe ishte ndarë në dy pjesë. Pasi që pjesa kryesore e programit ishte rezervuar për garën "Kuizi i diturisë 2014" kjo edhe ndikoi që të bëhet një ndarje e tillë. |
|
Nxënësit e Shkollës Shqipe nga Lozana duke kënduar këngën kushtuar nënës |
Në pjesën e parë të programit u paraqitën nxënësit e Shkollës Shqipe nga Lozana me këngë kushtuar nënës si dhe nxënësit nga Shkolla Shqipe në Morges me recital dhe lojë skenike. |
|
Recitalin "Gjuha Shqipe" e interpretuan nxënësit nga Shkolla Shqipe në Morzhë |
Pas tyre në skenë dolën garuesit e grupit të parë (nxënësit e ciklit të mesëm) që morën pjesë në kuizin e diturisë. Në garën e parë të paraparë për nxënësit e ciklit të mesëm morën pjesë nxënësit nga shkollat shqipe në Lozanë (Prélaz), Rolle dhe Nyon. |
|
Pamje nga pjesa e parë e garës në të cilën pjesëmarrës ishin nxënësit e ciklit të mesëm |
Pjesën e dytë të programit e vazhduan nxënësit e Shkollës Shqipe nga Moudon-i me një valle. Pas tyre me një pjesë skenike u paraqitën nxënësit nga Shkolla Shqipe në Rolle dhe në fund këtë pjesë të programit e përmbyllën nxënësit nga Nyoni me vallen e njohur "Baresha". |
|
Nxënësit nga Shkolla Shqipe në Moudon duke vallëzuar vallen " Valle Kosovare" |
|
Me vallen "Baresha" në skenë u paraqitën nxënësit nga Nioni |
Pjesa e dytë e programit vazhdoi me garuesit e grupit të dytë (nxënësit e ciklit të lartë) që morën pjesë në kuizin e diturisë. Edhe në këtë garë u paraqitën nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën amtare pranë shkollave shqipe në Lozanë (Coteau-Fleuri), Rolle dhe Nyon. |
|
Nxënësit e ciklit të lartë, pjesëmarrës në pjesën e dytë të garës së diturisë |
Disa të dhëna në lidhje me garën "Kuizi i diturisë 2014"
Forma e garës i përngjan lojës së njohur televizive "Kush do të bëhet Milioner". Çdo grup i nxënësve ka nga 15 pyetje, që vlerësoheshin nga 1, 2 ose 3 pika sipas rëndësisë apo vështirësisë për t'u përgjigjur. Materiali që është shfrytëzuar për pyetje kryesisht është bazuar në fletoret tematike të botuar këto vitet e fundit nga MASHT-i i Kosovës. Çdo grup i çdo shkolle ka pasur para tyre monitorin për të lexuar pyetjet ndërsa mysafirët në sallë kanë përcjellë garën në të njëjtën kohë nëpërmjet video-bimerit. Garuesit kanë pasur të drejtë të përdorin 3 ndihma: 50%, ndihmën e mikut dhe ndihmën e publikut. P.sh. gjatë këtyre garave publiku në 3 raste është kërkuar të ndihmoj garuesit. Askush nuk i ka pasur pyetjet e garës ndërsa mësimdhënësit kanë ditur vetëm për temat e lëmisë nga të cilat mund të bien pyetjet.
|
| |
Nxënësit nga Shkolla Shqipe në Rolle fitues të garës së diturisë për ciklin e mesëm | Nxënësit nga Shkolla Shqipe Coteau-Fleuri në Lozanë, fitues të garës së diturisë për ciklin e lartë |
Dituria e treguar në këtë garë ishte për çdo lëvdatë. Në shumicën dërmuese prej gjithsej 90 pyetjeve të parashtruara përgjigjet e nxënësve ishin të sakta. Për të ndarë fituesit në disa raste duhej të përdoren edhe pyetje shtesë. Por në fund si fitues dolën nxënësit nga shkolla Shqipe në Rolle, garues në nivelin e nxënësve të ciklit të mesëm dhe Nxënësit nga Shkolla Shqipe "Coteau-Fleuri" të Lozanës, garues në nivelin e nxënësve të Ciklin të lartë. Fituesit e kësaj gare do ta prezantojnë kantonin tonë në garën e diturisë në nivel të Zvicrës që do të mbahet më 15 qershor 2014. |
|
Në fund të manifestimit u shpërndanë çmimet dhe mirënjohjet për fituesit e kuizit të diturisë |
|
Dhe, ashtu siç është bërë më traditë, manifestimin e përfunduan të gjithë nxënësit pjesëmarrës me këngën "Shkolla Shqipe", himnin e shkollës tonë. |
Përgatiti: Isni Idrizi Foto: Luli Imeri |