E Enjte, 03.28.2024, 04:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
VLADIMIR DODA - NJË AKTOR SHQIPTAR NË KINEMATË ITALIANE

E Djelë, 04.06.2014, 09:31am (GMT+1)



ITALI - Filmi "Piccola Patria" që do të shfaqet këto ditë në kinematë italiane, ka një ndër protagonistët emigrantin Bilal, që interpretohet nga shqiptari Vladimir Doda. Sipas "Shqiptarit të Italisë", Doda, jep një provë të lartë aktrimi, duke i nxjerrë në dukje personazhit karakterin kompleks e ëndërrimtar, të ëmbël e altruist me të dashurit, por edhe të mbyllur e të vetmuar, me dëshirën për t'u stabilizuar e për t'u pranuar në një shoqëri me paragjykime.

Në Itali prej vitit 2002, Doda ka luajtur role të ndryshme në teatër, por Bilali është roli i tij i parë në një film artistik me metrazh të gjatë. Doda është afruar me kinemanë në mënyrë paksa të pazakontë. Ka lënë Lezhën e ka ardhur në Romë për të studiuar Shkenca të Infermierisë në La Sapienza. Ndërpret studimet e për të mbajtur veten në Romë nis të punojë si makinist apo ndihmës elektricist në teatër. Në vitin 2004 braktis Infermierinë e vendos të regjistrohet në DASS (departamentin e Arteve e Shkencat e Spektaklit), gjithnjë në La Sapienza, dhe në të njëjtën kohë ndjek edhe laboratorë teatralë pranë Qendrës së Teatrit të Universitetit.

Kështu i hyn aktrimit dhe del për herë të parë përpara publikut në vitin 2006 me një spektakël të bazuar mbi improvizimin. Në vitin 2008 diplomohet në Histori e Kritikë Kinematografike me një tezë mbi kinemanë e vëllezërve Marx, në vitin 2010 përfundon kursin e formimit për aktorë të Komedisë së Artit të drejtuar nga Claudio De Maglio, dhe me spektaklin "La fedele Isabella" me të cilin mbron studimet, fiton çmimin e madh në 5th International Theater Schools Festival në Varshavë. Ndërkohë rolet në teatër kanë pasuar njëri tjetrin. I fundit në "Mistero Buffo" të Dario Fo dhe Franca Rame, me të cilin mori pjesë në festivalin "Avignone OFF".

Në pranverën e vitit të shkuar ndërsa studion njëkohësisht në Akademinë e Udines dhe ndjek specializimin në Romë, arrin për të roli i parë në një film me metrazh të gjatë. Përzgjidhet nga regjisori Alessandro Rossetto për rolin e Bilalit në "Atdheu i vogël". Menjëherë më pas luan "Se chiudo gli occhi non sono qui" (Po të mbyll sytë nuk jam këtu) me regji të Vittorio Moronit, film që tani është në fazën e post-produksionit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIRJETA - KANDIDATE PËR PARLAMENTIN E KANTONIT APPENZELL INERRHODENMirjeta Spirig-Mulliqi garon jashtë partive dhe synon të zë një vend të mbetur vakant pas dorëheqjes së deputetit, Clemens Wick (04.03.2014)
SHTETI SHQIPTAR - NJË SHTET I SPECIALIZUAR PËR TË HESHTURNga PJETËR ZEFI, emigrant Greqi (03.30.2014)
VOTIMI I LIGJIT TË EMIGRACIONIT (03.28.2014)
VIZITË KONSULLATËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË FRANKFURTFotoreportazh nga AGIM GASHI (03.24.2014)
KUMTESË E LEXUAR NË KONFERENCËN SHKECORE KUSHTUAR JETËS DHE VEPRIMTARISË SË PROF. DR. SHEFKI OSMANITNga DOCENT MAHIR MUSTAFA (03.24.2014)
MANIFESTIM SHKOLLOR ME GARË TË DITURISËFotoreortazh nga ISNI IDRIZI, LUL IMERI (03.24.2014)
ME FATET E BASHKATDHETARËVE TANË NË GREQIReportazh nga BESNIK BEDOLLARI, mësues (03.21.2014)
BUQETË ME LULE TË FRESKËTA, NGA ITALIA DHE ZBULIMI I NJË â€œSEKRETI”…Skicë nga MURAT GECAJ (03.20.2014)
ITALI - GUZHINIERI SHQIPTAR FUNDIM GJIPALI, FITUES I 'GRAN PRIX' NDËRKOMBËTAR TË GUZHINËS MESDHETARE (03.18.2014)
Për 10 vjet me radhë në Filadelfia qëndron e hapur Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë”NJË DITË NË SHKOLLËN SHQIPE 'GJUHA JONË'Fotoreportazh nga LLAZAR VERO (03.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]