E Enjte, 04.25.2024, 12:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
BEATRIX RAMOSAJ - E LINDUR PËR TË QENË NË SKENË, KAM KËNDUAR LIVE QË 15 VJEÇE (Intervistë)

E Djelë, 04.13.2014, 09:04am (GMT+1)


Intervistë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Bukuroshja shqiptare rrëfen jetën e natës në klubet e Tiranës dhe gjakun e saj shqiptar   


Ajo nuk i ka mbushur ende të 20-tat, por është një nga vajzat më të ëmbla në botën e muzikës shqiptare. Ka pak që ka mbërritur nga Gjermania ku provoi të mësonte më shumë për muzikën dhe për fotografinë, një pasion tjetër të sajin. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj. Ajo ka lindur në Hollandë, prindërit i ka nga Kosova, por prej gjashtë vitesh jeton në Shqipëri. E ndien veten shqiptare, as vetëm nga Kosova dhe as vetëm nga Shqipëria, thjesht shqiptare. Në këtë intervistë me "Shekullin" ajo vjen në një rrëfim për familjen, Shqipërinë dhe karrierën e saj artistike. Tregon edhe për jetën e natës në Tiranë, në kryeqytetin ku ajo këndon live çdo fundjavë.

Keni lindur në Hollandë, një shqiptare me prindër nga Kosova. Dhe tani keni mbërritur nga Gjermania për të jetuar përkohësisht në Tiranë. Mund t'ju konsiderojmë si një shqiptare që kudo që të shkojë do ta dojë Shqipërinë?

Unë jam krenare që jam shqiptare. Edhe sikur në fund të botës të shkoj, unë gjithmonë do ta dua vendin tim. Kam qenë në Gjermani dhe kam vizituar shumë vende, dhe asnjëherë nuk e kam mohuar kombësinë time. Kam një lidhje të veçantë me këtë vend.

 Si është kjo lidhje? Sa shpesh e vizitoni ju Shqipërinë?

Po bëhen gjashtë vjet që unë jetoj në Tiranë. Dhe tani jam ambientuar mjaft mirë. Mund t'ju them me siguri se më pëlqen shumë jeta që bëj këtu. Dhe paçka se lëviz për një arsye apo një tjetër, kam gjashtë vjet që kthehem sërish në Tiranë. Tashmë kjo është shtëpia ime, ndaj edhe nuk kam përgjigje kur më pyesin sa shpesh e viziton Shqipërinë. Sepse në këto gjashtë vite unë jetoj këtu. Dhe e njoh mirë Tiranën.

Po për qytetet e tjera të Shqipërisë, çfarë mund të na thoni? I njihni ju ato dhe cili qytet ju pëlqen më së shumti?

 Hmm. Më lini të mendohem. Nuk është e thjeshtë të veçosh ndonjë. Unë kam vizituar disa qytete, edhe për shkak të punës që ma ofron këtë mundësi. Jam në dilemë për zgjedhjen, sepse në çdo qytet që kam qenë jam larguar  me mbresa të bukura. Çdo qytet më vete më ka pëlqyer shumë. Por nëse do të më duhet të veçoj ndonjë, zgjedh Shkodrën. Nuk e di pse kam një dashuri më të veçantë për Shkodrën. Më jep një ndjenjë pozitive çdo vizitë në këtë qytet. Kam kujtime të bukura ndoshta, prandaj.

 Aktualisht, po këndon çdo fundjavë në Tiranë. Dhe meqenëse keni qenë pjesë e festimeve që organizohen nga shqiptarët jashtë kufijve tanë, a dimë të festojmë ne? A bëhet jetë natë në Tiranë?

Po, po, po. O dimë të festojmë ne shqiptaret o nuk di asnjë. Në Tiranë ka një jetë nate po aq aktive sa jeta e natës në çdo vend tjetër europian. Unë punoj çdo fundjavë në një nga klubet e natës në Tiranë dhe mund t'ju siguroj se aty ku performoj unë bëhet aheng i madh. Dhe jo vetëm kur performoj unë, por edhe kur në skenë janë kolegët e mi. Unë jam shumë e kënaqur dhe e bekuar që performoj para një publiku të mrekullueshëm si ky i Tiranës.

 Ju tashmë jeni një këngëtare e afirmuar në tregun shqiptar muzikor, edhe se mosha juaj e re ndonjëherë ju ka penalizuar. Këndoni live, por në fillimet tuaja me siguri keni performuar "playback". A ka pasur persona që nuk e kanë besuar suksesin që do të kishit në muzikë?

Që në fillimet e mia, unë kam kënduar gjithmonë live. Atëherë kam qenë vetëm 15 vjeç. Bëja muzikë me një band të mrekullueshëm, që ishte emërtuar "Two Face Flamur & Art Lokaj". Sigurisht, që ka pasur njerëz që nuk kanë besuar fillimisht në suksesin e muzikës sime, ose në suksesin e të performuarit live. Madje, ka mundësi që edhe sot të ketë ende njerëz që akoma mendojnë se unë nuk di të këndoj live apo që këndoj si mos më keq. Me këtë rast le të vijnë të gjithë të më ndjekin qoftë edhe vetëm një ditë e të shohin sesa e zonja jam për të kënduar live. Nuk kam dëshirë kur njerëzit komentojnë pa dëgjuar. Ndërkohë, unë mendoj se kam lindur për të qenë në skenë!  

Edhe fotomodele

  Përveçse në Shqipëri, këngëtarja Beatrix Ramosaj profesionin e saj të këngës e ka rrëfyer edhe në Gjermani. Por përveç këngës duket se këngëtarja gjatë qëndrimit aty e ka sprovuar veten edhe si fotomodele. Në një intervistë të dhënë vetëm një muaj më parë, ajo pranoi se ka nisur punën për projekte të reja, me të cilat do të paraqitet gjatë këtij viti. Megjithatë, këto projekte nuk mund t'i zbulojë tani. "Jam duke punuar me projekte të reja, nga të cilat pres shumë, mirëpo nuk mund të zbuloj tani se për çfarë bëhet fjalë", ka thënë ajo për "Zëri" vetëm një muaj më parë. Këngëtarja në Gjermani së fundmi ka realizuar edhe një fotoalbum, i cili paralajmëron diçka të re tek prurjet e Beatrix-ës. "Po punoj me shumë projekte, mund të flas pak vetëm për setin e fotove, përderisa për të tjerat nuk më lejohet të flas akoma.

Fotot janë bërë nga një fotografe e mrekullueshme gjermane. Ajo quhet Lena dhe fotot e saj mbajnë emrin "˜Micky Photography'. Jam e kënaqur me bashkëpunimin e Lenës", shton ajo. Beatrix bën të ditur se do të nisë bashkëpunimin edhe me disa fotografë të tjerë dhe se ndihet e lumtur me punën që ka nisur atje në Gjermani."Do të bëj dhe disa foto të tjera dhe me fotograf të tjerë që presin të më fotografojnë këtu në Gjermani. Mund të them që çdo gjë po ecën mjaft mirë, për të realizuar ëndrrat e mia, pikësynimet e mia", thekson ajo. Këngëtarja gjatë kësaj interviste të realizuar vetëm një muaj më parë nuk e mohon faktin se, për të arritur sukses duhet jashtëzakonisht shumë mund, mirëpo do të japë maksimumin në mënyrë që të arrijë synimet e saj.  

"Në një familje artistësh, mami është mbretëresha e zemrës sime "

  Nuk është vetëm ajo këngëtare, por edhe vëllai i saj, Albani. Ai është njohur së fundmi në formatin the "Voice of Albania". Jo pak sukses arriti edhe ai, duke ndjekur kështu hapat e kushërirave të tij Argjentina dhe Anxhelina Ramosaj, si edhe të ecte në hapat e së motrës Beatrix. E në të gjithë këtë sfond këngëtarësh, pa harruar këtu edhe të madhen e të bukur Albërie Hadërgjonaj, Beatrix Ramosaj dëshiron të thotë se mbretëresha e saj është mamaja, ajo që e mbështet gjithnjë.

Kujt ia dedikoni këtë sukses? Me siguri familja juaj ka qenë mbështetja kryesore.

Suksesin ia dedikoj mamit tim, mbretëreshës time. Ajo është i vetmi person që nuk do të më braktisë kurrë. Ka qenë dhe është gjithnjë pranë meje. Më ka mbështetur në të gjitha projektet artistike, të cilat kam vënë në skenë. Ajo është mbretëresha e zemrës sime, sepse ajo është e vemja që në çdo sekondë do të gjendej aty ku do të jem apo do ta kërkoj unë.

Në letrën që i nisët Babagjyshit të Vitit të Ri rrëfyet se gjatë vitit të kaluar kishit qenë një vajzë e mirë, përveç grindjeve të vogla me vëllain e vogël. Grindeni ende me vëllain tuaj të vogël, Albanin?

Zakonisht në intervista thuhen gjëra të mira për marrëdhëniet vëlla-motër. Dhe unë duhet të them: Joooo, ne nuk grindemi asnjëherë. Babagjyshit të Vitit të Ri i thashë të vërtetën, atë të vërtetë që gazeta juaj e publikoi me anë të asaj letre. Dhe unë sigurisht që e pranoj se ka edhe ndonjë rast, si në të gjitha familjet kur vëllai dhe motra grinden. Edhe ne grindemi për gjëra të vogla, por në përgjithësi shkojmë shumë shumë mirë. Jo pak herë dalim bashkë, ndërsa për më tej duhet të pyesni Albanin se si jam unë si motër.

Dini të gatuani dhe cila është pjata më e mirë që mund të realizoni?

 Po kam shumë dëshirë të gatuaj. Dhe e bëj këtë herë pas here, sa herë që kam mundësi dhe kohë për ta marrë veten me të mira. Pjata më e mirë dhe më e shijshme që mund t'ju gatuaj Beatrix Ramosaj është rizoto me perime. Është gjithashtu edhe një nga pjatat që shijoj më shumë.

Ka ndonjë sekret për trupin tënd elegant?

Mundohem herë pas here që të dal për vrap. Normalisht që edhe me ushqimin mundohem të mos e teproj, pasi më duhet të dal në publik herë pas here. Kujdesem mjaftueshëm për trupin, por nuk ka asnjë sekret.

Sa kohë i kushtoni pamjes suaj kur dilni për kafe me miqtë dhe kur dilni në një koncert?

 Si në jetën e përditshme ashtu dhe në ndonjë koncert mundohem që të jem në formë gjithmonë. Përpiqem që të marr kohën e duhur dhe të mos dal asnjëherë pa u menduar për performancën time në skenë.  

LUELA MYFTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË PËR TË MARRË PJESË NË MBROJTJEN E DOKTORATURËS NGA Mr. Sc. ISAK IDRIZI (04.10.2014)
VLADIMIR DODA - NJË AKTOR SHQIPTAR NË KINEMATË ITALIANE (04.06.2014)
MIRJETA - KANDIDATE PËR PARLAMENTIN E KANTONIT APPENZELL INERRHODENMirjeta Spirig-Mulliqi garon jashtë partive dhe synon të zë një vend të mbetur vakant pas dorëheqjes së deputetit, Clemens Wick (04.03.2014)
SHTETI SHQIPTAR - NJË SHTET I SPECIALIZUAR PËR TË HESHTURNga PJETËR ZEFI, emigrant Greqi (03.30.2014)
VOTIMI I LIGJIT TË EMIGRACIONIT (03.28.2014)
VIZITË KONSULLATËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË FRANKFURTFotoreportazh nga AGIM GASHI (03.24.2014)
KUMTESË E LEXUAR NË KONFERENCËN SHKECORE KUSHTUAR JETËS DHE VEPRIMTARISË SË PROF. DR. SHEFKI OSMANITNga DOCENT MAHIR MUSTAFA (03.24.2014)
MANIFESTIM SHKOLLOR ME GARË TË DITURISËFotoreortazh nga ISNI IDRIZI, LUL IMERI (03.24.2014)
ME FATET E BASHKATDHETARËVE TANË NË GREQIReportazh nga BESNIK BEDOLLARI, mësues (03.21.2014)
BUQETË ME LULE TË FRESKËTA, NGA ITALIA DHE ZBULIMI I NJË â€œSEKRETI”…Skicë nga MURAT GECAJ (03.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]