VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DANIMARKA KRENOHET ME KUZHINIERIN SHQIPTAR - MË I MIRI NË BOTË

E Martë, 04.22.2014, 07:49am (GMT1)



Kuzhinieri shqiptar më i miri në Danimarikë. Nuk e besoni, por në faqen online të njërës prej gazetave më prestigjioze britanike, "The Guardian", këshillohet që të provoni shijen në një restorant ku kuzhinieri është shqiptar.
Artikulli flet për një restorant të vogël "Noma", ku është tmerrësisht e vështirë të bësh rezervim, por që kryeqytetin danez Kopenhagen e ka shndërruar në njërin prej destinacioneve më të rëndësishme të ushqimit në botë.

Kuzhina e tij është e mbushur me shefa të aftësive të jashtëzakonshme, që kanë arritur me shumë mund të fitojnë besimin e pronarit: Rene Rexhepi, me baba një shqiptar të Maqedonisë, e nënë daneze.

36-vjeçari ka lindur në Danimarkë, ku familja e tij u shpërngul para fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi. Rexhepi do të punonte në restorante elitare, si "French Laundry", "elBulli", "Kong Hans Kaelder" apo "Le Jardin des Sens", përpara se të merrte iniciativën e daljes më vete.

Ambienti i zgjedhur për restorantin ishte mjaft i veçantë: një magazinë e vjetër buzë ujit, në qendër të Kopenhagenit, shumë pranë sheshit tregtar, prej 200 vjetësh qendër e tregtisë me Ishujt Faroe, Islandën e Groenlandën.

Peshku i tharë, harengat e tymosura, vaji e lëkura e balenës, janë ndër artikujt e ruajtur në këto depo, përpara se të nxirrej në shitje. Për tri vjet rresht, 2010, 2011 dhe 2012, revista "Restaurant" e ka renditur "Nomen" në krye të listës së restoranteve më të mirë të botës.

Kuzhina e tij përshkruhet si nordiko-skandinave, një përpjekje e Rexhepit për të sjellë ushqimin nordik, më shumë si interpretim të atij vetë, sesa si pjatë klasike, e shoqëruar kjo me një servirje të jashtëzakonshme për nga fantazia e ngjyrave dhe formave.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.