VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMË LAHAJ NGJITET NË SKENËN E 'DEUTSCHE OPER BERLIN'

E Mërkurë, 04.30.2014, 06:43am (GMT1)


Berlin, 29 prill 2014 - Tenori kosovar Ramë Lahaj është ngjitur në skenën e "˜Deutsche Oper Berlin'. Këtë herë i është bashkuar trupës së shtëpisë prestigjioze në inskenimin e operës "˜Rigoletto' të kompozitorit të madh italian Xhuzepe Verdi (Giuseppe Verdi).

Lahaj ka portretizuar rolin e Dukës së Mantuas (Duca di Mantova) në këtë operë tri aktëshe. E gjithë kasta e rezervuar për mbrëmjen e 26 prillit ka marrë urdhërat nga mjeshtëri Roberto Rizzi Brignoli ndërsa regjia e shfaqjes është bërë nga Jan Bosse. Në role të tjera janë prezantuar emra të njohur të botës operistike si: Markus Bruck, Elena Tsallagova dhe Marko Mimica.

"˜Rigoletto' është operë, libretoja e së cilës është shkruar nga Francesco Maria Piave bazuar në dramën "˜Le roi s'amuse' të Victor Hugos. Premiera e operas "˜Rigoletto' qe dhënë në teatrin "˜La Fenice' në Venecie më 11 mars të vitit 1851 dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e Verdit.

I lindur në Istog, Lahaj ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në drejtimin e solo-këndimit ndërsa është padiskutim zëri më i dëgjuar lirik nga Kosova në skenën operistike botërore. Deri më tash ai ka performuar në disa prej teatrove më në zë, si: "˜Semperoper Dresden', "˜Theatre Dortmund', "˜National Opera de Montpellier', "˜Opera de Lyon', "˜Teatro Massimo di Palerm', "˜Hamburg State Opera' dhe "˜Royal Albert Hall - London'.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.