VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKSPOZITA E SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANA

E Enjte, 05.22.2014, 06:56am (GMT1)



Duke filluar prej datës 27 deri më 30 maj 2014 nxënësit e Shkollës Shqipe nga Lozana të udhëhequr nga piktori ynë i mirënjohur zoti Samedin Asllani do të ekspozojnë pikturat e tyre të përgatitura në kuadër të mësimit të edukatës figurative.

Në ekspozitë do të marrin pjesë nxënësit e ciklit të mesëm dhe të lartë të Shkollës Shqipe nga shkolla "Coteau-Fleuri" në Lozanë si dhe disa ish nxënës të rregullt po të kësaj shkolle.
Vendi i ekspozitës:

Galeria e arteve "Galeri du Prieuré" nga Pully Vaud (komunë afër Lozanës).
Adresa:
Avenue du Prieuré 4,
1009 Pully
Vaud - Suisse


Ekspozita do të qëndron e hapur gjatë orëve 10:00 17:00 (prej 27 deri më 30 maj 2014)
Hapja solemne: më 28 maj 2014 prej orës 17:00

Për më tepër informata në lidhje me ekspozitën dhe Shkolla Shqipe nga Lozana mund të informoheni në ueb sitin e saj: www.lapsh-lozan.com

Ju përshëndes duke shpresuar në pjesëmarrjen tuaj.

Isni Idrizi, koordinator kantonal - Vaud


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.