VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURANga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURA

Nga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër


E Hënë, 11.30.2009, 02:08pm (GMT+1)

 

Nexhmije MEHMETAJ

 

Një fjalë e urtë e popullit thotë: "Kush mbjell një arë me grurë punon për një vit, kush mbjell një pemë- punon për dhjetë vjet, kush hap një shkollë punon për njëqind vjet". Shkolla e mësimit plotësuese të gjuhës shqipe në Jura u krijua më 1993 dhe vazhdon punën e saj edhe sot. Ky fakt tregon edhe për punën me nivel që bëjnë prindërit shqiptarë për të mbajtur lartë ndërgjegjen kombëtare. Parimisht në këtë drejtim është bërë një punë e mirëfilltë në dy drejtime: E para në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe e dyta: në ruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët e mërgimtarëve. Populli shqiptar arrit të ruaj vlera ideale dhe gjuhën shqipe nëpër shekuj. Kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësojë edhe në diasporë. Popujt që humbën gjuhën e tyre kulturore shpejt u zhdukën. I vetmi mjet kundër asimilimit dhe ruajtjes sonë në "detin"e kulturës zvicerane që gjendemi është mësimi i gjuhës shqipe në shkollë: Tek shumë prindër shqiptarë, në Jura e kam konstatuar këtë dëshirë, të cilët kujdesen që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Rolin kryesor në mësimin e gjuhës shqipe e kanë prindërit. Duke mësuar gjuhën shqipe fëmijët tanë, do të pasurojnë kulturën e tyre, dhe më e  rëndësishmja, veç përvetësimit të gjuhës amtare, do të përfitojnë edhe  traditat dhe zakonet e mira që populli ynë ka trashëguar në shekuj. Fëmijët tanë në radhë të parë duhet të njohin vet-vetën, origjinën e tij dhe të familjes dhe pas kësaj do t'i njohin të tjerët. Duke bërë përpjekje të arrihet një krahasim në mes të traditave dhe elementeve kombëtare të vendlindjes së të parëve dhe vendit ku jetojnë, ata do të aftësohen për t'u integruar në vendin ku jetojnë dhe për të ngritur ura bashkëpunimi në mes atdheut dhe vendit ku ata gjenden. Në këtë shkollë kanë mësuar mbi 400 nxënës të cilët kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, fjalët e para të gjuhës shqipe dikush prej tyre i dëgjoi ATJE, fjalë që më vonë do të përziheshin e zbeheshin përballë një gjuhe tjetër që flitej në një ambient tjetër e më vonë edhe në shkollë. Disa lindën këtu. Disa gjuhën shqipe kanë gjuhë të nënës disa gjuhë të babait. Për penelat në reportazhin për krijimin e kësaj tabloje të nxënësve në mësimin plotësues zgjodha bisedën me nxënës të cilët kanë filluar mësimin e shqipes më parë, si dhe tani. Ky çast u shënua në klasën e grupit të parë në Delemont nga 19 nxënës sa ka klasa të gjithë janë të lindur në Zvicër dhe janë 16 djem e tri vajza,  prej tyre 5 nxënës janë shqiptaro- zviceran. Në orën e parë të shqipes. Për ju, për ne, është një ditë e zakonshme dhe një orë e zakonshme. Për nxënësit e mi është një ditë e shënuar, një orë e madhe e jetës. Që në këtë çast për ta, do hapet një botë tjetër, një dritare e madhe nga ku shihet me zë dhe me shpirt Atdheu.  Po i përcjell ashtu siç u prezantuan, pa redaktuar, me ndonjë ndërhyrje të vogël prezantuese.                                       

 

 

 

 

 

 

 

Flora Jasiqi

 

Si e ke emrin?

Flora

Në cilën klasë je ?

Jam në klasën e tretë.

A di ti shqip? Po, po,di.

Pse ke ardhur në ketë klasë?

Dua të mësoj shqip. Dua me fol shqip me gjyshen në Kosovë.

Si quhen prindërit tuaj?

Nëna ime quhet Nathalie.

Babi Isa.

A të duket gjuha shqipe e vështirë? Jo, jo. Shqipja më pëlqen.

 

 

 

 

 

 

Endri Zenuni

 

Si e ke emrin?

Endri.

Sa vjeç je?

Dhjetë.

Pse ke ardhur këtu?

Për të mësuar shqip. Jam shqiptar. Dua me fol shqip me prindërit e mi.

Kur shkoj në Kosovë me fol me tjerët shqip.

Gjuha shqipe e është mirë.

 

 

 

 

Yllnor Hamzaj

 

Si quhesh?

Yllnor

Sa vjeç je?

Tetë.

Pse ke ardhur në shkollën shqipe?

Për të shkruar dhe lexuar shqip.

Edhe se jam shqiptar.

A vjen me gëzim në shkollën shqipe?

Po.

 

 

 

Gent Muhaxheri

 

Si quhesh ?

Gent.

Sa vjeç je?

Gati tetë.

A di të recitosh shqip?

Po.

Pse vjen në shkollën shqipe?

Unë di me fol shqip edhe di të lexoj, por në shkollë vijë se dua edhe të shkruaj shqip.

Edhe se jam shqiptar.

 

 

 

Altin Gaxherri

Si e ke emrin?

Altin.

Në cilën klasë je

Të dytën.

Pse ke ardhur këtu?

Të mësoj shqip.

Edhe me fol shqip.

Kam qejf. Se jam shqiptar.

 

 

 

 

Ermal Berisha

 

Si quhesh?

Ermal

Prej nga vjen ?

Prej Gurbardhit, ngatë Malishevës.

Në cilën klasë je?

Në klasën e katërtë.

A je i kënaqur se vjen në shkollën shqipe. Po shumë. Tash i di dy gjuhë edhe shqipe edhe frëngjisht. Është shumë mirë në shkollën shqipe.

 

 

 

 

Dardan Krasniqi

 

Si quhesh?

Dardan.

Si quhet babai yt?

Genc

E nëna jote si quhet

Hasime.

Sa vjeç je?

Tetë.

Pse vjen ti në shkollën shqipe?

Të mësoj shqip. Se jam shqiptar.

A di të shkruash shqip?

 

 

 

Valon dhe Laureta Osdautaj

 

Si quhesh ?

Laureta.

Në cilën klasë je?

Të parën.

Prej nga je?

Prej Kosove.

A të pëlqen kur vjen në shkollën shqipe?

Po.

 

Si quhesh?

Valon

Në cilën klasë je?

Jam në klasën e dytë.

Pse vjen në shkollën shqipe?

Me dit më mirë shqipen.

Si e ka emrin babai yt ?

Jeton

A të duket gjuha shqipe e lehtë apo e vështirë për ta mësuar?

Pak e lehtë pak e vështirë.

 

 

 

 

Arbër, Armelinda, Kushtrim Ahmeti

 

Si quhesh?

Arbër Ahmeti.

Në cilën klasë je?

Në klasën e gjashtë.

Çfarë ke mësuar ti në shkollën shqipe?

Kam mësuar shqip, histori, gjeografi.

A të pëlqen ty gjuha shqipe.

Po. Gjuha shqipe është e bukur.

 

 

 

 

 

Si quhesh?

Armelinda.

Pse ke ardhur këtu?

Të mësoj shqip.

A më lehtë në shkollën shqipe apo frëngjishte?

Ma kollaj në shqip. Kam qejf kur vijë në shkollën shqip.

Pse ke dëshirë?

Se këtu këndojmë, mësojmë shqip, vallëzojmë kur janë festat.

 

 

Si quhesh?

Kushtrim

Në cilën klasë je ?

Të parën.

Di të shkruash dhe të lexosh shqip.

Jo.

Mirë tani këtu do të mësojmë së bashku si shkruhet dhe si lexohet në gjuhën shqipe.

Po.

 

 

 

Dren Ukshini

 

Si quhesh?

Dren

Si flet ti në shtëpi?

Frëngjisht me mamin.

A të duket shqipja e vështirë.

Pak .

A është më lehtë për të folur shqip apo për të shkruar?

Shkrimi është më vështirë.

Pse dëshiron të mësosh shqipen?

Se është gjuha e babit. Më mirë është me dy gjuhë.

 

 

 

 

Alban Köker Delija

Si quhesh?

Alban

Në cilën klasë je?

Të pestën

Ku banon?

Në Moutier

Pse ke ardhur këtu? Të  mësojë shqip.

A është për ty gjuha shqipe e vështirë?

Po. Shumë.

 

 

Dilan Mehmetaj

 

Si e ke emrin?

Dilan.

Në cilën klasë je?

Tretën.

A të pëlqen gjuha shqipe?

Po.

Me kë flet ti shqip?

Me babin.
Nexhmije Mehmetaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët (11.29.2009)
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)
Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë (11.07.2009)
Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal (11.04.2009)
Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme (11.02.2009)
Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj (11.01.2009)
Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit (10.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]