E Enjte, 04.25.2024, 03:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË UDDEVALLA TË SUEDISË U MBAJT SESIONI III SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË SUEDI
- Një organzimin  madhështor dhe me shumë përmbajtje
Nga SOKOL DEMAKU

E Hënë, 06.02.2014, 09:52am (GMT+1)


          Në praninë e shumë bashkëkombasëve, miqëve suedez, mysafirëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Austria, Norvegjia e Finlanda në Uddevalla të Suedisë u mbajt Sesioni i tretë shkencor i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi  "Papa Klementi i XI Albani".

          Një organzimin madhështor dhe me shumë përmbajtje nga Këshilli organziativ me në krye anëtarin e Krysisë së kësaj shoqate me vendbanim në këtë qytete, pedagogut, mësuesit dhe shkrimtarit të njohur Fetah Bahtiri, Sesioni tretë shkencor përmbushi ate cka ishte vu në realizim nga ana e Krysisë së shoqatës dhe se kjo është një realitet me të cilin shihet se kjo shoqatë është një ndër më aktivet në ruajtjen dhe kultivimine  gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë.

          Këtë tubim madhështor të poetëve dhe shkrimtarëve të mërgatës sonë e nderuan me prezencën e tyre edhe Kryetari i komunës Uddevalla Rolf Sten, pastaj nënkryetari i kësaj komune Magnus Jakobsson, komunë e cila edhe ishte finansuese e mabjtjes së këtij sesioni. Ishte i pranishëm dhe pershendeti manifestimin miku i madh i shqiptarëve, mësuesi dhe humnaisti Anders Westman.


         Sesionin prezentoi moderatorja mjaft sharmante dhe anëtare  Krysisë së Shoqatës Saranda Iseni, e cila i dha fjalën Kryetarit të shoqatës Hysen Ibrahimit  i cili shpalli të hapur punën e Sesionit të tretë shkencor të SHSHASH në Suedi. Në fillim Kryetari Ibrahim i përshendeti dhe u deshirpjë mirëseradhje mysafirëve nga Kosova Shani Hamitaga përfaqësuses i Ministrisë së Diasporës, Rrrahaman Paqarizi Kryetar i Bordit drejtues të RTK, Azem Bujupi, drejtor në Radio Kosova, nga Shqipëria Jaho Margjekaj, drejtor në Radio Tirana, Selajdin Skeja Kryetar i komunës së Strugës, Besim Xhelili përfaqësues i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar nga Austria, Hasan Qyqalla perfaqësues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar nga Gjermani, Hasim Hoti e atyre nga Finlanda dhe Ymeri Trena nga Norvegjia. Mirëseardhje të veqant iu deshiua nikoqirëve  nga Komuna Uddevalla, krytarit dhe nënkryetarit të kesaj komuna e cila ishte edhe finansuese e mbajtjes së këtij sesioni.

         Mbi punën dhe aktivitetin e shoqatës foli sekretari i shoqatës Osman Ahmetgjekaj, i cili në menyrë të detajuar prezentoj të arriturat e këtij asociacioni të shkrimtarëve këtu në Suedi, me cka sipas tij ata janë të kenaqur dhe flamurtar në Europë.

         Mysafirët përshendeten sesion in duke ju deshirua këtyre penave entuziaste suksese edhe më të medha në të ardhmen dhe duke ftuar të njejtit që pas daljes në dritë të librit të tretë "Thesari Kombëtar Shqiptar i mërgatës shqiptare në Suedi"  që në vendet nga ata vinë të bëhet promovimi i Thesarit atje në menyrë madheshtore nën pëkujdesjne e tyre. Cka kjo kërkesë u pranua me dëshirë nga ana e anëtareve të kësaj shoqate.

         U prezentuan libra të botuar, punime artisitike, piktura si dhe revista e broshuara të publikuara nga ana e Shoqatës dhe anëtarëve të saj, cka ishte për lakmi. Ishte një prezentim i denjë i punës së paldhoshme të këtyre penave shumë frytëdhense në mërgatë për të rezentua dhe cua përpara ceshtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shiqpe në mërgatë. Eshtë për tu marrë lakmi një punë e tillë dhe të jetë shembull edhe për shoqatatë si motra në vendet tjera se si duhet punua dhe prezetnua gjuha dhe kultura jonë në mërgatë, dhe se besojmë me një bashkëpunim dhe kordinim të punëve mund të vehen në funksion edhe shoqtat tjera si motra në vendet e ndryshme Europiane dhe ato të jenë aktive në punëne e tyre.

          Sipas organizatorëve të Sesionit u tha se "Thesari Kombëtar i mërgatës Shqiptare në Suedi" është gati dhe se në qershor do dal inga shtypi ku edhe do bëhet promovimi tij në menyrë madheshtore në të gjitha trojet Shqiptare.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË PËR DATËN 7 QERSHOR 2014 - NË TRYEZËN E ORGANIZUAR NGA BISHZ NË ORA 14:00 (06.01.2014)
EKSPOZITA E SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANA (05.22.2014)
SPALA E ORKESTRËS SË ATHINËS NË VIOLONÇEL ËSHTË MIRELA RUÇI (05.21.2014)
Në Falkenberg të SuedisëDËSHIRA PËR JETËN ËSHTË E FORTË DHE NJJERIUT I JEP FORCË DHE KURAJONga SOKOL DEMAKU  (05.19.2014)
EMIGRANTËT SI INFORMATORË? (05.18.2014)
TEDI PAPAVRAMI - ARRATIA PËR VIOLINË, NJË DËSHIRË PËR LIRI (Intervistë) (05.16.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL LETRAR DHE KONKURSI PËR MËRGATË: “AZEM SHKRELI” 2014 FTESË (05.15.2014)
MALLI I PANGINJUR I AULON NACIT (05.14.2014)
AFATET LIGJORE KUFIZOJNË VOTIMET E MËRGATËS (05.14.2014)
REPLIKË E DETYRUARNga RAIMONDA MOISIU (05.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]