E Enjte, 03.28.2024, 02:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Në Kosovë diçka po zihet

Nga LEBIT MURTISHI


E Djelë, 12.06.2009, 12:06pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

Qeveritarët apo përfaqësuesit e institucioneve,siç kanë dëshirë të quhen,edhe kësaj radhe,si shumë herë të tjera,vepruan në stilin tashmë të banalizuar komunist; rrahën e sakatuan përfaqësuesit e rinisë shqiptare,që mbajnë për titull emrin prekës për shqiptarët "VETËVENDOSJE ",burgosen aq sa u duhet për të thënë se ja,shteti vepron,dhe u futen në birucat e zyreve që nuk e di kujt i sherbejnë,pa lëvizur asnjë milimetër nga pozitat e kurrizthyerve kur është në pyetje Mitrovica.

 

 

...Dhe Mitrovica zotërinj qeveritarë, do të thotë Kosovë, do të thotë Atdhe. Andaj nga ai krah i Kosovës,po dëbohen shqiptarët e pakët të mbetur nga lufta,po dëbohen në mes të ditës dhe me uniformat e Republikës së Kosovës,ndërsa ministri i brendshëm z.Pajaziti pret t`i raportohet  nga policia serbe e Millosheviqitse,çështë duke ndodhur në atë pjesë të "Globit". Vërtet duket e pabesueshme hamendja e Pajazitit përpara kamerave,deri sa në anën tjetër,gjithashtu përpara kamerave,një polic-bandit serb,deklaron se shqiptarët duhet të marrin lejendertimi prej organeve komunale te "Veriut" që do të thotë:te marrin leje nga serbia,ndryshe,nuk kishte nevojë të flasë më tepër serbi,flisnin vet policët e armatosur dhe me uniformat e Kosovës, por të gatshem për të vrarë shqiptarë si kohë më parë...

 

Z.Pajazitit nuk i zihet edhe aq për të madhe për ate që u  nemit përpara kamerave,po ç`ti thuash belbzimeve të z.Bajram Rexhepit,te Hashim Thaçit,të cilët,secili nga pozita që ka,janë përgjegjësit dhe fajtorët kryesor për gjendjen e krijuar. Nukkërkohet heroizëm për të mbrojtur  popullin që të ka votuar;mjafto bijtë të mos ia rrahësh,dhe të lëshë detyrën për të cilën nuk ke kapacitet të mjaftueshëm për ta drejtuar. Nuk është koha që t`i kërcëllojmë dhëmbët përpara një grupi të rinjësh,të cilët po përpiqen,ndonj¨herë edhe duke përmbysur ndonjë makinë(pa u bërë kjameti)t`i tregojnë popullit hallexhi,se këtu ndër ne,diçka po "zihet". Dhëmbë e dhëmballë duhet të kërcëllojnë gjetkë...

 

27.08.09

Bern

Lebit Murtishi

 

E VËRTETA "ABSOLUTE"

E vërteta "absoplute"

Shkruan: Lebit Murtishi

 

- Për fat të keq,njeriu  ynë i sotshëm, mbase dhe i "djeshmi", është mësuar të dëgjojë dhe të pranojë për të vërtetë vetëm atë lloj të vërtete që ai e dëshiron.

Dhe vetëm e vërteta  e dëshiruar është absolute për te; e vërtetë,që sipas të gjitha teorive filozo-

fike, as ka ekzistuar, dhe as do të ekzistoj ndonjëherë. Ekziston vetëm këndvështrimi i një të vërtete, dhe poqëse dalim në këndin tjetër, do të shohim një të vërtetë tjetërfare. Edhe Ajnshtajni në një rast ka thënë: "kurrë nuk vdes për bindjet  e mia, sepse nuk e di  a janë të vërteta"...

- Kaq thjesht foli Ajnshtajni i madh, ndërsa njeriu  ynë, nëse  nuk e dëgjon atë që dëshiron, di edhe të reagojë në mënyrën e "vet"...

- Mënyra e të pranuarit të vërtetës së përzgjedhur, siç duket, është shëndrruar në një  lloj "eduka-te qytetare autoktone". Pra , nëse  duam të shprehim një mendim dosido, duhet  më parë të men-dojmë, se si do të reagojnë  ata që  nuk do ta pëlqejnë atë mendim, ose  më mirë të thuhet , si do të përgjigjen  njerëzit, nëse fjala jote nuk përputhet me "shprehitë" e të dëgjuarit të tyre.

- Dhe kur i shtohet  kësaj të vërtete të hidhur edhe fakti tjetër, se në të gjithë hapësirën shqiptare ekzistojnë së paku nga dy "taborre" mendimesh( pa i numruar grupimet e vogla ) me të drejtë shtohet shqetësimi për fatin e së nesërmes tonë. Nuk e di a mund të quhet  manipulim  mbasi ky fenomen që po e mban peng zhvillimin tonë kombëtar, por e di,  siç e di çdo qytetar shqiptar, se kjo ndarje tarefesh sipas "kritereve dallkauke" rrënjët i ka  jashtë trojeve tona. Këto degë që po lulëzojnë çdo ditë  e më tepër, megjithë mbështetjen e të  "mëdheenjëve " të jashtëm që mund të kenë, duhet patjetër të "shartohen" me filize vendore dhembi trungje  poashtu vendore , përndryshe, nuk i dihet...

- Thuhet  se e vërteta është pjesë e pandashme e moralit njerëzor, dhe s`ka si të jetë ndryshe.

Edhe brenga ime e vetme  qëndron pikërisht në atë  thënie brilante  për moralin. Dhe besoj, e do të besoj, se populli shqiptar, megjithë hilet  që i bëri historia njerkë, mbi moralin e tij nuk vuri as pashallarë dhe as lordë evrope. Ndërsa sot, duke u grindur me njëri tjetrin për hirt ë "parisë" që na rri mbi kokë si shenjë ogurzezë, shpesh herë harrojmë se kush ishim, kush jemi, e kush duhet të jemi. Edhe varfëria e skajshme po i bëhet  "krah kësaj politike të verbër, por të besojmë,se populli ynë i varfër nuk do ta  le peng përjetë vetvetën në duart e manipulantëve...

Zoti qoft me ne ...Ami...

 

17.07.09

Bern

lebit murtishi
Lebi Murtishi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURANga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër (11.30.2009)
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët (11.29.2009)
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)
Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë (11.07.2009)
Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal (11.04.2009)
Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme (11.02.2009)
Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj (11.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]