VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS

E Djelë, 06.22.2014, 07:16am (GMT1)


Humbja e thellë kombëtares zvicerane ndaj Francës, pos që ka dëshpëruar zviceranët, jo pak edhe i ka frymëzuar ata, së paku gazetarët dhe karikaturistët. Kështu Gazetat gazeta zvicerane "20 minutes" në versionin e saj në gjuhën frënge ka nxjerrë një karikaturë të lojtarëve të kombëtares duke i krahasuar me gjumashë që mezi mbahen në këmbë me një sy hapur e një mbyllur.

Në kokë të karikaturës atyre u këndohet himni zviceran me një përkthim të çalë në gjuhën shqipe. Kjo duket jo pa qëllim nga gazeta e cila ndoshta është mbështetur në faktin se skuadra ka shumë lojtarë me kombësi shqiptare, transmeton gazeta "Tribuna".

"Dilli del në bregjet tona, për me u que prej gjumi mirë...", është një pjesë e himnit që sipas të përditshmes zviceranes, duhet të zëvendësojë himnin që është në fuqi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.