E Enjte, 03.28.2024, 08:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTAR
Intervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtare
Për Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada

E Hënë, 06.23.2014, 08:21pm (GMT+1)



Emrin dhe kontaktet e kampionit shqiptar Dimnaku m'i kishte transmetuar një nga personalitetet e komunitetit shqiptar këtu në Montreal, Kanada me sugjerimin për të shkruar për të, por duke rënë pas aktiviteteve të përditëshme, nuk më ishin bërë dy ditë bashkë për të realizuar një shkrim për kampionin që është edhe krenaria e shqiptaro-kanadezëve kudo që ndodhen por sidomos e shqiptarëve të Montrealit, qytet ku ai u vendos kur mbrriti në Kanada dhe ku ka edhe familjen. Por, shkak për të përshpejtuar "procesin" e shkrimit u bë Diana, që me sa duket është "përgjegjëse" për zhvendosjen e z. Dimnaku në Alberta e cila kontaktoi Tribunën Shqiptare dhe më sugjeroi të shkruajmë për të meqenëse në Alberta nuk ka gazeta shqiptare. Megjithatë, në vend që të kopjoja shkrime që tashmë publiku i ka lexuar, i sugjerova që të bëjmë një intervistë të shkurtër. Shpresoj, se kështu plotësojmë edhe ato që janë thënë për kamionin shqiptaro-kanadez në shtyp. Së fundi, duke folur me kampionin z. Dimnaku, zbulon një njeri të thjesht e të respektueshëm, i vëmendshëm dhe bashkëpunues. U uroj lexim të këndshëm dhe suksese të mëtejshme kampionit tonë! Ajet Nuro

Tribuna Shqiptare: I nderuar z. Dimnaku, së pari urime për arritjet Tuaja më të fundit në sportin kanadez dhe atë ndërkombëtar që n'a bënë edhe ne shqiptaro-kanadezëve krenar për bashkëkombasin tone. Së dyti, faleminderit që pranuat "t'i nënshtroheni" një interviste për Tribunën Shqiptare. Ndonëse jam i bindur që ju duhet të keni kaluar shumë intervista për punë apo për sport, kjo intervistë do të jetë diçka e këndëshme sepse ju po bashkëbisedoni me vëllezrit dhe motrat tuaja të të njëjtit gjaku e gjuhe. Ju ndoshta keni një Curriculum Vitae gati për ç'do rast, kështu që dhe pyetja e parë do të jetë e thjeshtë pë Ju. Ddo të donim fillimisht të dinim diçka për Gëzimin, kush jeni, edukimin, fillimet në sport dhe si vendosët të lini Shqipërinë për t'u vendosur në Kanada.
Gëzim Dimnaku:
Faleminderit per mundesine e intervistese per Tribunen Shqiptare. Une kam mbaruar Univeresitetin e Sporteve ne Tirane 1996. Sportin e kam filluar qe 9 vjec me shkollen sportive ne Shkoder dhe me kembnguljen e prinderve te mi ..Jam larguar nga Shqiperia qe ne vitin 1998 dhe jam vendosur ne Gjermani.

Tribuna Shqiptare: Cilat janë sukseset Tuaja para se të vinit në Kanada?
Gëzim Dimnaku:
Ne shqiperi kam qene 9 here kampion dhe rekordmen ne atletike ne disiplinat e kercimit trehapesh dhe se gjati. Dy here medalje bronzi ne kupat e Europes. Ne Gjermani kam qene nen kontrat me ekipin Dortmund si atlet dhe kam dal kampion i landit te Westfalen ( Pjesa perendimore)Aty kam pas resultate me te mira ne sport ku jam vleresuar dhe nga medja gjermane.Duke qene se familja ime kishte emigruar ne Kanada vendosa dhe une te zhvendosem ne Kanada.

Tribuna Shqiptare: Jemi kurioz të dimë diçka se si e keni njohur Kanadanë para se të vinit këtu për të banuar. Kur mbërritët këtu, a gjetët të njëjtin imazh që Ju kishit krijuar për këtë vend?
Gëzim Dimnaku: Nepermjet familjes time qe kisha ne Kanada kam degjuar per Kanadane.Eshte ndryshe ketu krahasuar me Europen tjeter klime e kulture eshte dicka krejt ndryshe. Eksperience e re.
Tribuna Shqiptare:
Çdo emigrant (immigrant...) që arrin një sukses ka një recetë që ai ka ndjekur. Cila është receta e suksesit të sportistit Gëzim Dimnaku?
Gëzim Dimnaku: Kam qene gjithmone kerkues ndaj vetes per te arrit rrezultate pozitive dhe me kane pelqyer gjithmone sfidat ne sporte.

Tribuna Shqiptare: Z. Dimnaku, ju keni jetuar në Kebek, në Montreal, cilat janë përshtypjet Tuaja për Kebekun dhe Metropolin e tij?
Gëzim Dimnaku:
Montreal eshte i bukur me kultura te larmishme dhe me antikitetin qe nuk e gjen ne provincat e tjera.

Tribuna Shqiptare: Keni njohur dhe bashkëpunuar me shqiptarë të vendosur në Montreal?
Gëzim Dimnaku:
Po kam bashkepunuar dhe me ka pelqyer komuniteti shqiptar nga menyra e organizimit dhe lidhjet qe kane me njeri tjetrin.

Tribuna Shqiptare: Pse vendosët të lini Montrealin dhe Kebekun për t'u vendosur në Alberta?
Gëzim Dimnaku:
Kam njohur njeriun tim te jetes ketu ne Calgary, Alberta.
 
Gëzim Dimnaku duke marr medaljen si përfaqësues i ekipit të Albertës

Tribuna Shqiptare: Le t'i rikthehemi sportit. Ju përfaqësoni Kanadanë në gara ndër kombëtare. A u ndihmon shteti, organet federale dhe provinciale të sportit në ushtrimin e sportit dhe në sukseset që ju keni arritur?
Gëzim Dimnaku:
Patjetër, nuk bëhet fjalë të bëht fjalë të marrësh pjesë në aktivitete sportive pa patur një mbështetje financiare dhe materiale nga ana e qeverive të këtushme. Sigurisht, duke qenë se jetoj në Alberta, është kjo provincë që më mbështet në aktivitetet e mia sportive, por kuptohet, në aktivitetet ndërkombëtare është qeveria e Kanadasë që përfshihet.


Tribuna Shqiptare: Cili nga sukseset është ai që ju do t'a konsideroni si arritjen Tuaj më të madhe?
Gëzim Dimnaku:
Pjesmarrja me ekipin kombetar kanadez te atletikes Mars 2014 ne kampionatin boteror te atletikes qe u zhvillua ne Budapest ku une mora medaljen e bronzit
 
Tribuna Shqiptare: Ju jeni shqiptar dhe tash përfaqësoni Kanadanë. Si ndihet një shqiptar kur fiton një medalje në Kanada ose edhe në botë në emër të Kanadasë?
Gëzim Dimnaku:
Une jetoj ne Kanada por une jam shqiptar dhe eshte kenaqesi e madhe si shqiptare te perfaqesoj Kanadane e nepermjet meje te njihet dhe Shqiperia.

Tribuna Shqiptare: Do të ishte i mundur ky sukses nëse do të ishit ende në Shqipëri?
Gëzim Dimnaku:
Po do ishte e mundur.

Tribuna Shqiptare: Një njeri që emigron, i shikon gjërat në jnë mënyrë tjetër sepse ai bënë një krahasim mes vendit të lindjes dhe vendit pritës. Në këtë këndvështirm, si e shikoni sportin në Shqipëri? Çfarë duhet ndryshuar aty?
Gëzim Dimnaku:
Sporti ne Shqiperi ka nevoje me shume per kushte me te mira per nje trajtim me te mire material dhe financiar.

Tribuna Shqiptare: Perspektiva Juaj në sport?

 
Gëzim Dimnaku, me ngjyrat e Kanadasë, duke marr medaljen e bronxit në Kamionatin Botëror të Atletikës, zhvilluar në Budapest Hungari, mars 2014

Gëzim Dimnaku: Sporti ze nje pjese e rendesishme ne jeten time dhe do mundohem ta vazhdoj deri ne fund si sportist e si trajner.

Tribuna Shqiptare: Çfarë mesazhi do të donit të transmetonit tek lexuesit e kësaj interviste?
Gëzim Dimnaku:
Nje falenderim per gjithe komunitetin shqiptar ne Kanada per mbeshtetjen dhe inkurajimin dhe per gjithe sportistat shqiptare kudo qe jane te kene vetem rezultate te larta dhe pse nuk garojme per Shqiperine ne i tregojme botes se vijme nga Shqiperia.

Tribuna Shqiptare: Z. Dimnaku edhe një herë në emrin tim dhe të lexuesve të kësaj interviste, dua t'u falenderoj për vëmendjen që n'a kushtuat dhe përgjigjet e dhëna. Do të doja t'u uroj suksese në sport dhe në të gjitha fushat e jetës, për Ju dhe familjen Tuaj. Faleminderit!
Gëzim Dimnaku:
Faleminderit dhe juve.

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)
10 vjet të Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë ":RUAJTJA E GJUHËS AMTARE, DETYRË PARËSORE E ÇDO SHQIPTARINga LLAZAR VERO publicist, Filadelfia-SHBA (06.20.2014)
TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR (06.16.2014)
DEGA E 'VATRËS' MICHIGAN TAKOHET ME IPESHKVIN E KOSOVËS, IMZOT DODË GJERGJI (06.15.2014)
FLORIAN VLASHI - VIOLINA MË KA MËSUAR SE GJËRAT ME VLERË NUK BËHEN SA HAP E MBYLL SYTË SI ME SHKOP MAGJIK (Intervistë) (06.13.2014)
EKSPOZITË E NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANAPërgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI (06.06.2014)
XHOANA XHENETI - NJË BUKURI SHQIPTARE NË SHBA (06.05.2014)
NË UDDEVALLA TË SUEDISË U MBAJT SESIONI III SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË SUEDI- Një organzimin  madhështor dhe me shumë përmbajtjeNga SOKOL DEMAKU (06.02.2014)
FTESË PËR DATËN 7 QERSHOR 2014 - NË TRYEZËN E ORGANIZUAR NGA BISHZ NË ORA 14:00 (06.01.2014)
EKSPOZITA E SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANA (05.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]