VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN

E Premte, 06.27.2014, 10:57am (GMT+1)



Në Galerinë Prima Zenter në Berlin hapet këtë të premte (27.06.2014) ekspozita e piktorit Agron Saliu me titull "Prelude". Në këtë ekspozitë do të prezantohen portrete nga cikli "Në Pritje".

Tematika e ekspozitës ka të bëjë me shtresat sociale në shoqëri, ndërsa portretet janë ekspresive. Në portretet asociative të bëra nga piktori Agron Saliu shihen njerëz të vuajtur, shihet dyfytyrësia, por edhe njerëz shpirtmirë dhe të dashur. Saliu thotë për Deutsche Wellen se "atë që e sheh në jetë, atë edhe e pikturon", do të thotë reflektimin pozitiv, por edhe negativ tek njerëzit.

"Nga realiteti nuk mund të ikim. Ndaj as arti nuk mund t'u ikë dhe t'i përjashtojë njerëzit e vuajtur, dyfytyrësinë", pohon Saliu, i cili përpiqet "që përmes artit, në mënyrë asociative, t'u japë rol portreteve edhe virtyteve dhe mangësive, siç janë sinqeriteti, gënjeshtra, maska e njerëzve dhe dashuria".

Përmes krijimtarisë sime, të cilën e bëj me sinqeritet dhe dashuri, shton ai, jam në pritje të një "Preludi të ri". Ekspozita e pestë e piktorit Saliu me titull "Prelude" mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.
Agron Saliu ka lindur në vitin 1984 në Tetovë. Ai ka diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin e Arteve, drejtimi pikturë. Deri tani ka organizuar katër ekspozita personale: në Paris në vitin 2013, Shkup dy herë brenda vitit 2012 dhe një në Tetovë. Ka qenë edhe pjesë e ekspozitave grupore në Sarajevë, Ohër, Gostivar, Tetovë dhe Shkup.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË, SUEDI (06.26.2014)
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTARIntervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtarePër Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada (06.23.2014)
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)
10 vjet të Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë ":RUAJTJA E GJUHËS AMTARE, DETYRË PARËSORE E ÇDO SHQIPTARINga LLAZAR VERO publicist, Filadelfia-SHBA (06.20.2014)
TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR (06.16.2014)
DEGA E 'VATRËS' MICHIGAN TAKOHET ME IPESHKVIN E KOSOVËS, IMZOT DODË GJERGJI (06.15.2014)
FLORIAN VLASHI - VIOLINA MË KA MËSUAR SE GJËRAT ME VLERË NUK BËHEN SA HAP E MBYLL SYTË SI ME SHKOP MAGJIK (Intervistë) (06.13.2014)
EKSPOZITË E NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NGA LOZANAPërgatiti: ISNI IDRIZI, Fotot: LULI IMERI (06.06.2014)
XHOANA XHENETI - NJË BUKURI SHQIPTARE NË SHBA (06.05.2014)
NË UDDEVALLA TË SUEDISË U MBAJT SESIONI III SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË SUEDI- Një organzimin  madhështor dhe me shumë përmbajtjeNga SOKOL DEMAKU (06.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]