VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Ne jemi xhami e hapur, transparente" - Xhamia e shqiptarëve në Leverkuzen

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"Ne jemi xhami e hapur, transparente" - Xhamia e shqiptarëve në Leverkuzen
E Mërkurë, 12.09.2009, 07:49am (GMT+1)

 

Në Leverkuzen ndodhet e vetmja xhami me minare e shqiptarëve në Gjermani dhe Evropën perëndimore.

 

Një pjesë e myslimanëve që jetojnë në Gjermani janë shqiptarë. Ata janë organizuar në rreth 40 xhami dhe bashkësi fetare. Në Leverkuzen ndodhet e vetmja xhami me minare e shqiptarëve në Gjermani dhe Evropën perëndimore.

 

Një udhëkryq në lagjen Küppersteg në Leverkuzen. Përgjatë shtëpive të banimit dhe dyqaneve që larg të bie në sy një minare e bardhë dhe anash saj mbi xhami, një kube. Amir Xheladini është imam në xhaminë Mesxhidi-Aksa. Ai vjen nga Tetova e Maqedonisë, është 41 vjeçar dhe mysafirët i pret i veshur me kostum dhe kravatë. Teologu, që ka përfunduar studimet për publistikë dhe gazetari, është që prej vitit 1996  imam në xhaminë shqiptare në Leverkuzen.

 

 

Amir Xheladini është imam në xhaminë Mesxhidi - Aksa.

 

Xhamia është e përgatitur për vizitorë. Në paradhomë ndodhen broshura me ngjyra e libra jo vetëm në gjuhën shqipe dhe arabe por edhe në gjuhën gjermane. Ne jemi një bashkësi fetare e hapur dhe transparente, thotë imam Xheladini. Është shumë me rëndësi që një xhami të duket si një xhami dhe të mos jetë një dhomë e errët në një oborr të pasëm ku nuk dihet se çfarë ndodh pas derës, thekson ai.  "Ne jemi shumë krenarë së pari që komuniteti shqiptar mysliman ka në Gjermani një xhami me kube dhe minare. Njëherazi jemi shumë krenarë që xhamia jonë është e vetmja shqiptare me kube dhe minare në tërë Evropën Perëndimore."

Bashkësia islame shqiptare, apo vakëfi, ekziston që prej mbi 20 vjetësh në Leverkuzen. Por me kalimin e kohës hapësirat nuk ishin të mjaftueshme për rreth 500 anëtarët sa numëron sot kjo xhami. Kështu që u planfikua ndërtimi i një xhamie të re. Një xhami e cila edhe duhej të dukej si xhami.

 

 

Ismail Memishi është kryetar i Kryesisë së Xhamisë.

Imam Xheladini tregon se ka pasur disa kundërshtime, por lavdëron qëndrimin e autoriteteve të qytetit Leverkuzen:  "Reagimet fillimisht kanë qenë kundër në aspektin e asaj që po ndërtohet një xhami me kube dhe minare. Megjithatë, organeve përkatëse për dhënien e lejes u kanë interesuar pak reagimet e qytetarëve. Ata kanë parë se çfarë thotë ligji për ndërtimet dhe se si kushtetuta e Gjermanisë e garanton lirinë e feve... Dhe meqënëse i kemi plotësuar të gjitha kushtet, më pas nuk kemi pasur ndonjë vështirësi për marrjen e lejes."

 

 

 

Ne jemi një bashkësi fetare e hapur dhe transparente, thotë imam Xheladini.

 

Në këtë mënyrë qyteti ka ndihmuar në realizimin e ndërtimit të xhamisë së re. Por edhe para mbajtjes së referendumit kundër ndërtimit të xhamive me minare në Zvicër, edhe në Gjermani janë dëgjuar zëra, të cilat i shohin xhamitë me minare si demonstrim i forcës së fesë islame. Kjo pikëmpamje kundërshohet me vendosmëri nga imami Amir Xheladini. "Minareja dhe kubeja janë një simbol i xhamisë pa të cilat xhamia nuk quhet xhami. Me minare dhe kube ajo ka formën e vërtetë të xhamisë. Sa i takon referendumit në Zvicër, do të thoja se ndalimi i ndërtimit të minareve në Zvicër është vërtetë një sulm i qartë ndaj simboleve të fesë islame dhe ky referendum është ai që do t'u ndihmojë mendimeve antiislame jo vetëm në Zvicër por në mbarë Evropën. Është vërtetë një akt intolerant."

 

Ismail Memishi është kryetar i Kryesisë së Xhamisë dhe përfaqëson bashkësinë e xhamisë në Këshillin për Integrim në qytetin Leverkuzen. Megjithë debatin e nxehtë për xhamitë dhe minaretë ai nuk ka frikë për bashkëjetesën paqësore të grupeve fetare në qytetin e tij dhe sqaron përse. "Ne këtu në Leverkuzen kemi të pranishme disa bashkësi fetare dhe këtu ekziston edhe një Këshill i Feve, të cilin e kemi inicuar së bashku dhe jemi edhe ne të pranishëm dhe aktiv në të. Në Këshill, e jo në rrugë diskutohen dhe zgjidhen të gjitha problemet." (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Kosovë diçka po zihetNga LEBIT MURTISHI (12.06.2009)
NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURANga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër (11.30.2009)
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët (11.29.2009)
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)
Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë (11.07.2009)
Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal (11.04.2009)
Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme (11.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]