E Enjte, 03.28.2024, 11:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI

E Shtunë, 07.05.2014, 09:12am (GMT+1)



Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj me të cilin lejohet dyshtetësia. Megjithatë jo të gjithë e fitojnë këtë të drejtë.


Me 463 vota pro dhe 111 kundër, Bundestagu gjerman e ka miratuar reformën e së drejtës së nënshtetësisë në Gjermani. Fëmijët e personave me origjinë të huaj në Gjermani do ta kenë në të ardhmen më lehtë që të mbajnë pasaportën e vendit të prejardhjes së prindërve dhe të marrin edhe atë gjermane. Por kritikët e këtij ligji thonë se rregullat duhej të parashikonin përfshirje edhe më të gjerë të më shumë kategorive aplikuesish.

Rregullat ligjore

Deri tani fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër me origjinë të huaj duhej vendosnin në moshën 18 - 23 vjeç për njërën nga nënshtetësitë: atë të vendit të origjinës së prindërve të tyre, apo nënshtetësinë gjermane. Në të ardhmen ata do të kenë të drejtën që t'i mbajnë të dyja pasaportat, në qoftë se kanë jetuar në Gjermani të paktën tetë vjet, apo gjashtë vjet kanë shkuar në ndonjë shkollë gjermane. Për të pasur të drejtën e dyshtetësisë mjafton edhe marrja e një diplome shkollore apo profesionale në Gjermani.

(Mos)marrëveshjet e partive

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) foli për një "hap të madh", duke shtuar se partitë e koalicionit: Unioni CDU/CSU dhe SPD, kanë pasur qëndrime të ndryshme për një kohë të gjatë. "Kemi pasur një grindje të hidhur dhe të rëndë", theksoi ai, duke iu referuar fjalimeve parazgjedhore nga viti i kaluar. "Këtej e tutje për të gjithë fëmijët që kanë lindur dhe janë rritur këtu vlen: ata mund të jenë nënshtetas gjermanë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet si gjithë të tjerët", shojegoi eksperti i SPD për çështje të brendshme, Rüdiger Veit. "Më në fund të rinjtë nuk do të detyrohen të heqin dorë nga njëra pasaportë". Veit foli për një hap shumë të madh në të drejtën e nënshtetësisë moderne.


Opozita (partitë "E Majta" dhe "Ekologjistët") ishte e mendimit se të gjithë fëmijët e lindur në Gjermani pa përjashtim duhet të kenë të drejtën e dyshtetësisë, pa ndonjë kusht të veçantë.

Autoritetet do të kontrollojnë edhe në të ardhmen nëse janë plotësuar kushtet për nënshtetësinë gjermane. Vetëm nëse nuk plotësohen kushtet, atëherë do të kërkohen dëshmi të tjera, siç janë diplomat apo çertifikatat shkollore. Nga ky rregull pritet të përfitojnë kryesisht turqit në Gjermani, sepse shumë prej tyre deri më sot kanë dashur ta mbajnë edhe pasaportën e Turqisë.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)
PRESIDENTI GJERMAN BËN THIRRJE PËR NJË POLITIKË MË TË MIRË NDAJ REFUGJATËVE (07.02.2014)
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN (06.27.2014)
FTESË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË, SUEDI (06.26.2014)
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTARIntervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtarePër Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada (06.23.2014)
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)
10 vjet të Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë ":RUAJTJA E GJUHËS AMTARE, DETYRË PARËSORE E ÇDO SHQIPTARINga LLAZAR VERO publicist, Filadelfia-SHBA (06.20.2014)
TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR (06.16.2014)
DEGA E 'VATRËS' MICHIGAN TAKOHET ME IPESHKVIN E KOSOVËS, IMZOT DODË GJERGJI (06.15.2014)
FLORIAN VLASHI - VIOLINA MË KA MËSUAR SE GJËRAT ME VLERË NUK BËHEN SA HAP E MBYLL SYTË SI ME SHKOP MAGJIK (Intervistë) (06.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]