VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË

E Djelë, 07.06.2014, 08:48am (GMT+1)



Dita e ceremonisë së betimit është një ditë shumë e veçantë për ata që marrin shtetësinë amerikane. Ky është kulmi i një procesi shumë të gjatë. Por dje ishte një ditë edhe më e veçantë për një grup të shtetasve të rijn që bënë betimin. Ata e bënë betimin në ditën e Pavarësisë në shtëpinë e një prej themeluesve të Shteteve të Bashkuara.Në Shtetet e Bashkuara, 4 korriku është një ditë feste në të cilën amerikanët shënojnë ditën e shpalljes së pavarësisë nga Britania në vitin 1776.

Amerikanët vizitojnë shtëpinë e George Washingtonit në Mount Vernon për të nderuar presidentin e parë të vendit dhe një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara.

Por këta 102 njerëz, shumë prej tyre me miqtë dhe familjet e tyre, dje erdhën këtu për një arsye shumë të veçantë. Ata bënë betimin si shtetasit më të rinj amerikanë.

Për disa prej tyre, udhëtimi deri këtu ka qenë shumë e gjatë, si për nga distanca gjeografike, ashtu edhe për nga kohën që iu desh për të realizuar këtë qëllim. Minh Towner u largua nga Vietnami gati 40 vjet më parë në rrugën e saj drejt Shteteve të Bashkuara.

"U largova nga Vietnami në vitin 1975. Isha në një anije refugjatësh dhe më mori shumë kohë të vija në Amerikë. Në fillim shkova në Tajvan, më pas jetova në Francë dhe pastaj në Australi dhe tani kam arritur këtu".


Ajo erdhi në Amerikë tetë vjet më parë.
Këta njerëz largohen nga vendet e tyre dhe vijnë në Shtetet e Bashkuara për arsye të ndryshme.
Rana Navin u largua nga Afganistanin në kërkim të sigurisë për fëmijët e saj. Sot ajo thotë se ndjehet e sigurtë.

"Unë e di se tani fëmijët e mi dhe burri im janë të sigurt këtu. Familja ime është e kënaqur sepse këtu ka siguri. Në Afganistan nuk kishte siguri, kurse këtu çdo gjë është në rregull".

Këta njerëz kanë ardhur nga 45 vende të ndryshme, por shumë shpejt ata do të jenë shtetas amerikanë.
Disa prej tyre janë shumë të emocionuar.

"Nuk mund t'i shpreh me fjalë ndjenjat që kam. Jam shumë e gëzuar. Kam pritur 10 vjet për këtë moment".


Maha Ahmed para 10 vjetësh erdhi në Amerikë nga Sudani. Ajo i tha Zërit të Amerikës se të jesh amerikane të bënë' të "ndjehesh si një qenie njerëzore".

"Gëzon të drejta të barabarta. Nuk ka diskriminim apo racizëm. Mund të shfrytëzosh mundësitë për të eksploruar botën, për t'u arsimuar. Mund të bësh çfarë të duash. Ky është një vend i lirë".


Minh Towner thotë se e dëgjonte Himnin Kombëtar Amerikan në televizion kur ishte fëmijë në Vietnam, pa i kuptuar fjalët. Por sot, ajo dhe të gjithë shtetasit e tjerë të rinj u betuan të jetojnë në frymën e fjalëve të Himnit Kombëtar amerikan.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE (07.06.2014)
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI (07.05.2014)
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)
PRESIDENTI GJERMAN BËN THIRRJE PËR NJË POLITIKË MË TË MIRË NDAJ REFUGJATËVE (07.02.2014)
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN (06.27.2014)
FTESË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË, SUEDI (06.26.2014)
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTARIntervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtarePër Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada (06.23.2014)
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)
10 vjet të Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë ":RUAJTJA E GJUHËS AMTARE, DETYRË PARËSORE E ÇDO SHQIPTARINga LLAZAR VERO publicist, Filadelfia-SHBA (06.20.2014)
TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR (06.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]