VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Me sigurimet shoqërore jemi shumë keq - Emigrantët shqiptarë në Greqi

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Me sigurimet shoqërore jemi shumë keq - Emigrantët shqiptarë në Greqi
E Premte, 12.11.2009, 01:53pm (GMT+1)

 

Euro greke

 

Puna pa siguracion social është një fenomen i zakonshëm në Greqi, veçanërisht në radhët e imigracionit. Rreth 500 - 600.000 imigrantë janë të pasiguruar, kurse 350.000 të tjerë me siguracion të pjessshëm.

 

Adriani nga Lushnja, që druhet të thotë emrin e tij të plotë, këtu e nëntë muaj që kur humbi punën është bërë pothuajse i përditshëm në sheshin Omonia ku mblidhen, "qajnë hallet" dhe presin ndonjë të re dhe bashkatdhetarë të tjerë të tij. Është nga ata me fat, me asistencë sociale. "Po marr 500 euro. Po mbaron dhe kjo dhe do të mbetem rrugëve të Greqisë". E di mirë se në qoftë se fati i sjellë një punë të re, ajo do të jetë pa siguracion që ai tashmë, me krizën, e shikon si pengesë për punësimin e tij. "E vështirëson jashtë mase. Edha ata që i marrin në punë, i marrin pa sigurim shoqëror. Në të zezë, si  i thonë një fjale". Kështu ka qenë gjithë këto vite, që kur dora i zuri punë para 11 vjetësh. "Kam që në '98-en  këtu në Greqi dhe kam marrë apo s'i kam marrë gjysmat e siguracioneve".

 

 

Policia greke në aksion në sheshin Omonia.

 

Në qoftë se gjen punë, mos prit që të marrësh sigurimet shoqërore që mendon ti. Këtu është sa të të jap ergollavua (punëdhënësi)" thotë Latifi nga Berati që me zi pret të hyjë në bisedë, të thotë edhe ai "merakun" e tij që 13 vjet në ndërtim i ka apo s'i ka 1.500 pulla siguracioni. "Ta kundërshtosh (punëdhënësin) të hedh në rrugë, humbet edhe ditën e punës. Të paktën këto dy vitet e fundit. Ky që kaloi ishte më i keqi. Me sigurimet shoqërore jemi shumë keq".

 

Tek biseda ndizet dhe më tepër, të gjithë janë të mendimit se puna në të zezë është si "sport kombëtar" për punëdhënësit vendas që spekullojnë akoma edhe me ligjin duke u ngjitur imigrantëve vetëm minimumin e 150 pullave të siguracionit për rinovimin e lejeve të tyre të qëndrimit. Në të vërtetë vetëm 125, pasi në një rast të tillë të shton 20 përqind të tjera shteti.

 

Kleanth Iliazi thotë se e ka gjetur zgjidhjen duke i paguar vetë 150 pullat e siguracionit për të siguruar dokumentet por edhe librezën shëndetësore. Është mundësia që dha ligji për të lehtësuar legalizimin, duke mbushur njëkohësisht arkat problemative të siguracionit social. "Kam nxjerrë një bllok sipas ligjit grek, paguaj për muaj 12-13 ensima (pulla siguracioni) deri sa të bëhen 150 për të rinovuar lejën e qëndrimit. Njëkohësisht mbuloj edhe gruan time, që punon si ndihmëse-shtëpiake por e pasiguruar," thotë Kleanti për të shtuar se "vetëm një perëndi e di se ç` pension do të marrë kur nuk do të jetë në moshë aktive për punë".

 

Me gjithë kufizimin që solli ligji që i detyron pronarët e shtëpive t'i sigurojnë gratë imigrante, kryesisht shqiptare por edhe nga vende të tjera të lindjes, puna e pasiguruar e kësaj kategorie që mund t'u jepte një frymëmarrje dhe arkave të siguracionit social mbetet një proekupim i madh qeveritar. Studime të ndryshme e përllogarisin "punën në të zezë" në kuotën 30përqind të Produktit Kombëtar Bruto.

 

 

Qeveria e re greke, tetor 2009

 

"Më shumë se gjysma e punës së pasiguruar vjen nga imigrantët. Nga totali i 1.1 milionë imigrantëve ekonomikë në Greqi, 600.000 janë të pasiguruar," thotë gazetari i çështjeve ekonomike Kristos Megas. Sipas tij, në bumin e punës së pasiguruar ka luajtur rol statusi i paligjshëm ose gjysëm i ligjshëm i imigrantëve për vite me radhë por edhe mentaliteti vendas "i përdorimit të fuqisë punëtore sa më të lirë për të marrë mbivlerën". Propozimit të bërë prej tij që të bëhej sigurimi edhe pa leje qëndrimi ishte hedhur poshtë  nga ministrin i punës si "stimul ndaj imigracionit klandestin".

 

Por arkat e siguracionit social janë "në të kuq" dhe qeveria synon të kufizojë në mënyrë drastike punën e pasiguruar. "Vjen tani qeveria dhe propozon një sistem të tillë që do të mbyllet një biznes në qoftë se ka personel të pasiguaruar," thotë Megas. Kjo masë, që pritet të zbatohet nga muaji maj, "është dhe në dobi të imigrantëve shqiptarë, që mund të sigurojnë një pension të kënaqshëm me përspektivën e integrimit të vendit të tyre në BE," shton bashkëbiseduesi ynë.

 

Të padiskutueshëm e konsideron kontributin e imigrantëve në ekonominë greke edhe përfaqësuesi i Konfederatës së Punonjësve të Greqisë, profesori i universitetit  Savas Robolis,  në dialogun që fillon javën e ardhshme për reformimin e siguracionit social. "Që të ekzistojë një kontribut pozitiv në mbijetesën e arkave të siguracionit nga ana e punësimit të imigrantëve do të duhet që ky punësim të jetë i plotë edhe i deklaruar," thotë Robolis, i cili sqaron se sipas një studimi të institutit të tyre përveç 500.000 imigrantëve të pasiguaruar janë edhe 350.000 të tjerë që nga 25 ditët e punës së muajit sigurohen vetëm për 14 ditë. "Ajo çka duhet mbi të gjitha në praktikë është të forcohen kontrollet se nga një studim që bëmë rezultoi se një biznes në Greqi kontrollohet  një herë në 6-7 vjet," thotë Robolis. Ai tregohet i rezervuar për mbylljen e bizneseve në rast se kanë personel të pasiguruar dhe thekson se propozimi i konfederatës së tyre do të jetë "që autoritetet, punëdhënësit dhe unionet sindikaliste të krijojnë një front unik në kufizimin e fenomenit të punës së pasiguruar që ka marrë përmasa të gjëra në mesin e imigrantëve por edhe të vendasve".

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Ne jemi xhami e hapur, transparente" - Xhamia e shqiptarëve në Leverkuzen (12.09.2009)
Në Kosovë diçka po zihetNga LEBIT MURTISHI (12.06.2009)
NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURANga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër (11.30.2009)
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët (11.29.2009)
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)
Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë (11.07.2009)
Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal (11.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]