VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË - I KUNDËRLIGJSHËM PROVIMI I GJERMANISHTES PËR BASHKËSHORTËT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË - I KUNDËRLIGJSHËM PROVIMI I GJERMANISHTES PËR BASHKËSHORTËT

E Enjte, 07.10.2014, 02:28pm (GMT+1)



Gjykata Europiane e Drejtësisë e cilësoi të enjten të kundraligjshëm testin e gjuhës gjermane për bashkëshortët. Testi nuk përkon me një marrëveshje ekzistuese për bashkimin familjar mes Gjermanisë e Turqisë .

Kubanezja 30-vjeçare Maria Sanchez (emri jo i vërtetë) ka ardhur në Gjermani. Ajo është e suksesshme në profesionin e saj, punon për një kompani shitjesh me pakicë dhe prej shumë vitesh është e martuar me një gjerman. Por deri këtu ka kaluar një rrugë të gjatë. Edhe pse vajza ishte e motivuar dhe e kualifikuar, duhet të kalonte një sërë pengesash. Një nga më të mëdhatë: një provim i gjuhës gjermane. Sepse pa një dëshmi se kishte njohuri fillestare të gjuhës gjermane nuk mund të vinte në Gjermani. Ky rregull është që prej vitit 2007 dhe lejon vetëm pak përjashtime: përshembull kryerja e një shkolle të lartë, probleme me zhvillimin trupor dhe kur partneri ose partnerja vijnë nga Japonia, Izraeli, Australia ose SHBA.

Sanchez nuk mund përfitonte nga asnjë nga këto përjashtime, ajo duhet të bënte provimin. "Unë vij nga një qytet i vogël, ku ofrohet vetëm anglisht", thotë ajo për Dë. Për ndjekur një kurs gjermanishteje asaj iu desh të bënte një udhëtim të gjatë dhe të shtrenjtë për në Havana. Një udhëtim i tillë, një qytetari kubanez mund t'i kushtojë rrogën e disa muajve. Por në fund ajo ia arriti të kalojë testin dhe kishte të drejtë të vinte në Gjermani.


Analfabetizmi godet

Të tjerë kanë më pak fat. Sipas statistikave të Ministrisë së Jashtme, një në tre vetë nuk e kalojnë testin. Ndërsa në vende si Pakistani, Bangladeshi, Iraku ose Kosova provimin e kalojnë një në dy vetë. Naime Dogan nga Turqia, që donte të vinte tek burri i saj në Gjermani, nuk e kaloi testin. Ambasada Gjermane në Turqi ia refuzoi aplikimin për vizë. Dogan është analfabete. Ajo nuk është në gjendie të lexojë dhe shkruajë gjuhën e nënës, pra është pothuajse e pamundur të mësojë një gjuhë të huaj. Gruaja e pa si shkelje të së drejtës për t'u bashkuar me familjen e saj dhe ngriti padi. Pas gjykimit në shkallën e parë në Gjykatën Administrative çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.

Të enjten (10.07. 2014)Gjykata Europiane e Drejtësisë e cilësoi të kundraligjshëm testin e gjuhës gjermane për bashkëshortët. Testi ai nuk përkon me një marrëveshje që Gjermania e Turqia kanë nënshkruar së bashku më parë dhe ai vështirëson bashkimin familjar, thuhet në vendimin e gjykatës. "Kjo çështje ka dy probleme ligjore: së pari mund të jetë shkelur e drejta e ribashkimit të familjeve sipas direktivave të BE dhe së dyti mund të jetë shkelur marrveshja e Asocimit mes BE dhe Turqisë", shpjegon eksperti ligjor Daniel Thym, i cili drejton departamentin e së Drejtës Publike në Universitetin e Konstancës.


Ky rregull jo vetëm në Gjermani

Përveç kësaj mund të ketë edhe një përplasje me Kartën Europiane të të Drejtave Themelore. Karta e të Drejtave Themelore iu jep të drejtë familjeve, por është një e drejtë themelore relativisht abstrakte, interpretimi nuk është gjithnjë i qartë. Nëse gjykatësit do të shohin shkelje, atëherë nuk do të preken vetëm rregullat e Gjermanisë. Sepse edhe në vende të tjera si Danimarka, Holanda, Franca, Britania e Madhe dhe Austria, partnerët e huaj duhet të provojnë se kanë të paktën njohuri minimale të gjuhës së këtyre vendeve.

Sipas Shoqatës së Familjve dhe Partneritetit Binacional rregulli është shumë selektiv. Shumë histori personale nuk merren parasysh thotë drejtoresha Hiltrud Stöcker-Zafari. Një shembull: "Nëse ata duan të ndjekin një kurs që zhvillohet 600 km larg vendbanimit të tyre dhe kjo largësi nuk mund të arrihet aq lehtë sa në Gjermani, atëherë ata duhet të largohen për disa kohë nga vendi i tyre për të ndjekur kursin. Dhe kjo nuk është e mundur për të gjithë." Akoma më e vështirë është për femrat nga Pakistani, të udhëtojnë vetëm është e vështirë për ato. Pengesë tjetër është mungesa e internetit dhe energjisë elektrike, çka mund të bëjnë të mundur që gjuha të mësohet në mënyrë autodidaktike.

Nëse arrihet më pas të mësohet gjuha gjermane, kjo është vetëm një pjesë e procesit: shumë dokumente të tjera duhet të provohen më pas. "Kur atyre u duhet të presin për shumë muaj, atëherë kur vijnë këtu në Gjermani i kanë harruar pothujse ato pak njohuri të gjuhës gjermane që kanë mësuar," përfundon Stöcker-Zafari.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DASHURIA PA KUSHTE E SHPRESA YMERIT (07.10.2014)
CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË (07.06.2014)
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE (07.06.2014)
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI (07.05.2014)
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)
PRESIDENTI GJERMAN BËN THIRRJE PËR NJË POLITIKË MË TË MIRË NDAJ REFUGJATËVE (07.02.2014)
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN (06.27.2014)
FTESË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË, SUEDI (06.26.2014)
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTARIntervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtarePër Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada (06.23.2014)
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]