VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAZIL 2014 - NJË SHQIPTAR I ZVICRËS IA JEP SHKËLQIMIN E FUNDIT KUPËS SË BOTËS

E Martë, 07.15.2014, 08:20am (GMT1)



TIRANE - Kur e gjithë bota të dielën në mbrëmje, i kishte sytë nga ndeshja finale e kupës së Botës në futboll mes Gjermanisë dhe Argjentinës, pakkujt i ka shkuar në mendje se kush është kujdesur për këtë kupë, të cilën e kanë dëshiruar të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Shqiptari Fadil Asani pati rastin që atë kupë ta ketë në duar, para se ajo t'i dorëzohej Gjermanisë, njoftoi lajmpres.com. E kontraktuar nga FIFA, firma zvicerane "Silbag AG" nga Lucerna, e specializuar për pastrimin e arit dhe metaleve, risi e gjithë kësaj është se në këtë firmë punon edhe Amir Abduli nga Përshefci, të cilit nga punëdhënësi i besoi të bëjë pastrimin e trofeut të kupës së botës. Fotoja është bërë në momentet kur është kryer puna në të, pra në këtë trofe, të cilin Amiri e pastroi për Brazil 2014, e që mbrëmë, siç dihet, e fitoi Gjermania.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.