VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - New York Times - PETRIT HALILAJ REFLEKTON TË KALUARËN E KOSOVËS

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
New York Times - PETRIT HALILAJ REFLEKTON TË KALUARËN E KOSOVËS

E Martë, 07.15.2014, 03:01pm (GMT+1)



Ekspozita "Some Artist's Artists", e ndërtuar sipas rregullit artisti propozon artistin, në galerinë "Marian Goodman Gallery" në Manhattan ka tubuar 23 krijues të gjeneratave e zonave të ndryshme, përfshirë Argjentinën, Kubën, Anglinë, Francën, Gjermaninë, Holandën, Portugalinë, Taivanin, Ukrainën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes tyre janë edhe Shqipëria e Kosova. Anri Sala, krijimtaria e të cilit përfaqësohet nga galeria "Goodman", e ka përzgjedhur piktorin nga Shqipëria, 70-vjeçarin Edi Hila, derisa një tjetër artist i kësaj galerie, Danh Vo, e ka përzgjedhur Petrit Halilajn, artistin 28-vjeçar nga Kosova. Gazeta prestigjioze "New York Times" Halilajn e cilëson si një artist mbresëlënës tek i referohet paraqitjes së tij në "Ostalgia" në "New Museum" më 2011 dhe në Bienalen e Venecies më 2013.

"Halilaj, artisti që gjatë luftës së fundit në Kosovë kishte qenë refugjat, e ka temë të artit të kaluarën e tij kosovare", shkruan kjo gazetë, tek shton se materialet që janë shndërruar në artefakte në atë që mund të konsiderohet si muze natyror i historisë së vendit të tij.

Të tri veprat me të cilat po prezantohet Halilaj në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur deri më 22 të muajit gusht, janë të realizuara më 2013. E para pasqyron një zog në afërsi të një dollapi të vjetër dhe mban titullin "There I wait Infinitely for the Hurricane to come" (Atje pres pafundësisht të vijë stuhia), dhe dy të tjera shpërfaqin zogun në gjendje të rënduar dhe janë titulluar "Poisoned by the Man In Need of Some Love" (E helmuar nga njeriu që ka nevojë për dashuri).
Sikur shumica e artistëve që vijnë nga Evropa Lindore dhe ish - republikat sovjetike, veprat e tij dhe të Hilës, e bën artin e New Yorkut të duket më joformal.

"A duhet një artist të kalojë nëpër kohë të vështirë që të prodhojnë vepra të vështira? Edhe këtu shpesh kalojmë nëpër kohë të vështira, por duket sikur artistët nuk i vërejnë", shkruan NYT.
Në galerinë "Marian Goodman Gallery" Edi Hila prezantohet me piktura. Një fragment nga marsi i 2007-s në Shqipëri, një pamje e Parlamentit të Shqipërisë, një e Bashkisë së Tiranës dhe një tjetër e makinerisë për shtrirjen e asfaltit janë veprat që janë pjesë e ekspozitës grupore verore, që realizon "Marian Goodman Gallery".
Anri Sala, që përfaqësohet nga galeria "˜Goodman', e ka përzgjedhur piktorin shqiptar Edi Hila, i cili është rreth 70-vjeçar dhe punon në Tiranë. Hila, veprat e të cilit ishin të ndaluara nga regjimi komunist, realizon piktura të objekteve moderne në Shqipëri që kanë mbetur në gjysmë për shkak të luftës, revolucionit e neglizhencës dhe që sot paraqesin fantazma të vetvetes. Kjo është paraqitja e parë e Hilës në New York", është përshkrimi.

Në ekspozitën "Some Artist's Artists", sipas artikullit të gazetës prestigjioze amerikane, përfshihen edhe gjashtë piktura të Lang Jingshan (1892-1995), që është një prej fotografëve pionierë të Kinës. Ai ishte i njohur me nudot e tij, por ato që duken sot të pashlyeshme janë peizazhet e tij. Ato krijojnë sens perfekt me kontekstin e punës së re kineze që manipulojnë me modele tradicionale, sikurse ndodh në filmat e Yang Fudong, që e ka nominuar artistin për këtë ekspozitë.

Ka edhe selektorë të tjerë që kanë bërë përzgjedhje sipas parimit të vetëreflektivitetit. John Baldessari, që dikur kishte djegur pikturat e tij, përfaqëson Analia Saban, derisa Pierre Huyghe, prezanton një vepër multimediale të Melissa Dubbin dhe Aaron S. Davidson. Performuesi Tino Sehgal na shpërfaq një video të Balanchine, derisa William Kentridge, na sjell kolegun e tij nga Afrika Jugore, Vivienne Koorland.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRAZIL 2014 - NJË SHQIPTAR I ZVICRËS IA JEP SHKËLQIMIN E FUNDIT KUPËS SË BOTËS (07.15.2014)
ITALI - NJË SHQIPTARE MINISTRE LOKALE PËR PUNËT SOCIALE (07.11.2014)
GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË - I KUNDËRLIGJSHËM PROVIMI I GJERMANISHTES PËR BASHKËSHORTËT (07.10.2014)
DASHURIA PA KUSHTE E SHPRESA YMERIT (07.10.2014)
CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË (07.06.2014)
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE (07.06.2014)
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI (07.05.2014)
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)
PRESIDENTI GJERMAN BËN THIRRJE PËR NJË POLITIKË MË TË MIRË NDAJ REFUGJATËVE (07.02.2014)
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN (06.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]