E Premte, 03.29.2024, 09:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REMITANCAT DUHET ORIENTUAR NË INVESTIME

E Djelë, 07.20.2014, 09:58am (GMT+1)



Dërgesat e mërgimtarëve kosovarë vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Por ato kryesisht përdoren për financimin e konsumit të brendshëm, e jo për investime. Njohës të çështjeve ekonomike thonë se qeveria e ardhshme duhet të krijojë politika të përshtatshme për investimin e tyre në biznese, që do të krijonin vende të reja të punës në Kosovë.

Shumë familje në Kosovë pranojnë rregullisht mjete financiare nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Por këto mjete përdoren vetëm për mbulimin e konsumit të tyre të brendshëm e jo për ndonjë biznes, që do të krijonte vende të reja pune.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kjo gjë duhet të ndryshojë. Drejtori i Institutit Kosovar për Menaxhim, Ilir Rexhepi, thotë për Radio Kosovën se dërgesat e mërgimtarëve apo remitancat duhet të orientohen më shumë në investime.

"Sa i përket pjesës për investime, ato do të jepnin më shumë efekt në Kosovë, por që realisht, fatkeqësisht deri sot nuk ka pasur asnjë iniciativë, qoftë nga institucionet, qoftë nga asociacionet e bizneseve të ndryshme, të cilat do të rezultonin me ndonjë konkretizim të këtyre investimeve në Kosovë", thotë Rexhepi, raporton televizioni publik i Kosovës.

Vlera e remitancave vazhdon të jetë e lartë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vlera e tyre ka arritur në 130.8 milionë euro, apo 3 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim për lirimin nga tatimi prej 3 deri në 7 vjet për investimet e reja, varësisht nga vlera e investimeve dhe numri i të punësuarve. Ky vendim sipas Rexhepit është i mirë, por ai thekson se duhet të krijohen lehtësira për të gjitha kategoritë e bizneseve.

"Në caktimin e kushteve do duhej të ishte marrë parasysh mundësia për krijim të bizneseve të vogla e të mesme, e jo për biznese të mëdha në mënyrë të domosdoshme, sepse kjo e limiton mundësinë e njerëzve që kanë dëshirë, kanë shkathtësi, kanë kapacitet për të investuar, por në anën tjetër nuk mund të përfitojnë sepse kuotat janë kryesisht për biznese të mëdha", thekson ai.

Rexhepi rekomandon që qeveria e ardhshme të krijojë kushte më të mira, që mërgimtarët tanë të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. Në këtë drejtim, ai thekson se duhet të hapet edhe një zyrë këshilluese, që t'i orientojë ata se në cilat fusha mund të investojnë dhe cilat do të jenë më profitabile.

Ndryshe, vitin e kaluar vlera e përgjithshme e remitancave ka qenë 620 milionë euro, përderisa gjatë vitit 2012 ishin 593 milionë euro.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLEDI TASKA THOTË SE KA VLORË EDHE NË BOSTON (07.18.2014)
New York Times - PETRIT HALILAJ REFLEKTON TË KALUARËN E KOSOVËS (07.15.2014)
BRAZIL 2014 - NJË SHQIPTAR I ZVICRËS IA JEP SHKËLQIMIN E FUNDIT KUPËS SË BOTËS (07.15.2014)
ITALI - NJË SHQIPTARE MINISTRE LOKALE PËR PUNËT SOCIALE (07.11.2014)
GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË - I KUNDËRLIGJSHËM PROVIMI I GJERMANISHTES PËR BASHKËSHORTËT (07.10.2014)
DASHURIA PA KUSHTE E SHPRESA YMERIT (07.10.2014)
CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË (07.06.2014)
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE (07.06.2014)
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI (07.05.2014)
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]