VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARTISTI QË HUMBI VEPRAT NË LUFTËN E KOSOVËS 'RINGJALLET' NË KANADA

E Djelë, 07.20.2014, 10:17am (GMT1)



Zeqirja Rexhepi sillet nëpër "Halifax Club" në Nova Scotia të Kanadasë duke u përkujdesur për pikturat e një jete të tërë, shkruan sot Koha Ditore.

Artisti i mirënjohur me prejardhje shqiptare - disenjator kryesor për përpunuesin e dytë më të madh të tekstilit për Evropë - bashkë me familjen e tij, duke përfshirë gjashtë fëmijë të moshës 8 deri në 18 vjeç, gjyshërit e tyre dhe disa të afërm tjerë, më 1999 ishin detyruar nga forcat serbe që t'i lënë shtëpitë e tyre në Kosovë.

Më vonë, do të merrnin vesh se shtëpia e tyre ishte një nga shumë shtëpitë e shkatërruara në Përlepnicë të Gjilanit dhe pikturat e Rexhepit kishin humbur përgjithmonë, duke u djegur e shkatërruar, pos njërës që ishte vjedhur nga një ekspozitë në ish-Jugosllavinë e atëhershme.

Kjo ishte një vepër me rëndësi të jashtëzakonshme emocionale për të, pasi ishte dhurata për martesë që ia kishte bërë gruas së tij Bedrijes dhe ai, tek së voni do ta kuptonte që kjo pikturë i ka shpëtuar luftës dhe se do të mund t'i rikthehet.

Në "Halifax Club", ka disa fotografi të veprave të Rexhepit në Kosovë, që pasqyrojnë freska të mrekullueshme e të detajizuara në kupola të kishave e xhamive.

Ka edhe imazhe të muraleve që ai kishte pikturuar që prej kohës kur kishte mbërritur në Greenwood, më 15 maj të vitit 1999, nga kampi i refugjatëve në Maqedoni...kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.