VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REI - SHQIPTARI QË PO MAHNIT AMERIKËN ME RAKETËN E TIJ TË TENISIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REI - SHQIPTARI QË PO MAHNIT AMERIKËN ME RAKETËN E TIJ TË TENISIT

E Martë, 07.22.2014, 08:33am (GMT+1)



    Intervista me Rei Pelushin, kampionin shqiptar në tenis jo vetëm në Shqipëri, por deri në kontinentin amerikan. Rrëfen përvojën e tij në një shkollë të mirëfilltë tenisi dhe fitoren që po e shtyn gjithnjë e më shumë drejt suksesit


Kur ua prezantuam Rein, ai ishte i vogël. Edhe në moshë, edhe në shtat. Që i vogël ka shkëlqyer në kompeticionet dhe kampionatet e zhvilluara në Shqipëri. U bë i famshëm në "Trup dhe Shpirt", rubrikë e "Shekullit" për paraqitjen e shkëlqyer në Davis Cup, një nga kompeticionet më të rëndësishmen në Botë për tenisin. Atë kohë ishte i vetmi shqiptar që na përfaqësonte jashtë kufijve me moshën më të vogël edhe për vetë turneun. Në 2 maj të 2012-ës, Rei shkoi në Bullgari për të qenë përfaqësuesi i Kombëtares Shqiptare në "Davis Cup 2012". Pikërisht në këtë turne të njohur në të gjithë botën, "Shekulli" ua prezantoi shqiptarëve Rein. Turneu vazhdoi për disa ditë në kryeqytetin bullgar, në Sofje. Atje, Rei u njoh me më të mirët e tenisit nëpër botë. U njoh me moshatarët e tij, me ata që do të jenë e ardhmja e këtij sporti. Loja e tij ishte e shkëlqyer. Pelushi e siguroi pjesëmarrjen e tij në "Davis Cup" edhe për një vit më pas, edhe për këtë vit. Por, përveç rezultateve shumë të mira në "Davis Cup 2012", Pelushi do të kurorëzohej, katër muaj më vonë, si shqiptari i parë që arrin gjysmëfinalen e Turneut Ndërkombëtar të 2012-ës. Sot, ai është një nga djemtë që ka shkëlqyer në tenisin amerikan për grupmoshën e tij. "Shekulli" sot do t'ua përcjellë Rein më të rritur, më të pjekur dhe më shumë se kurrë kampion.

Rei, si u bëre pjesë e këtij projekti amerikan?


Të them të vërtetën u ndjeva mirë pasi tani jam kthyer. Ishte nje ekperiencë e shkëlqyer për mua pasi u përballa me një grup prej 25 tenistësh nga e gjithë bota. Me gjithë eksperiencën që kam sërish u ndjeva si përpara një provimi mature, por suksesi i arritur që në ditët e para më bëri ta harroj këtë ndjesi dhe të çoja deri në fund "misionin" tim. Për sa i përket këtij projekti? Do të thoja me plot gojë që ka qenë ëndrra ime e hershme, pasi nga të tilla evente kanë dalë dhe lojtarët më të mirë të botës sot.

Cila ishte përshtypja e parë teksa nise projektin në Amerikë?

Në fillim nuk e mendoja se do të përzgjidhesh. E nisa thjesht si një dëshirë, ëndërr për të provuar veten në fusha të tilla dhe me lojtarë profesionistë. Më pas kur më erdhi njoftimi se isha pranuar si konkurrent nuk di çfarë të them. Kënaqësia për vlerësimin ishte e papërshkrueshme, vërtetë ëndërr. Filluan më pas përgatitja e dokumentacionit, marrja e vizës si dhe natyrisht strëvitja intensive. Kam pasur mbështetjen e plotë të të gjithë familjes time, por them se dhe Zoti më ndihmoi pasi qëlloi në kohën kur do të jepja provimet e maturës. Nuk e di, por u ndjeva i plotësuar në të gjitha drejtimet.

Ti ke shëtitur në disa vende të botës, ke qenë pjesë e Davis Cup, ndërkohë që në Amerikë u rendite ndër më të mirët e këtij projekti. Çfarë do të thotë kjo për ty?

Eksperienca amerikane është e pakrahasueshme, pavarësisht se të qenit lojtar i Davis Cup është një privilegj që jo çdokush mund ta ketë. Në Shtetet e Bashkuara tenisi është një kulturë më vete aq sa më vjen për të qeshur kur kujtoj se punonjësja e ambasadës këtu u shpreh e habitur kur unë i thashë që do të marr pjesë në një turne tenisi. Ndoshta nuk e kishte menduar që dhe ne shqiptarët mund të luanim tenis.

Është një hap i rëndësishëm për karrierën tënde, por çfarë do të vijë më pas? Cila është ëndrra jote e madhe?

Është një start shumë i fortë për karrierën time. Vetë ofertat që më bënë disa nga trajnerët më të mirë që merrnin pjesë në Event të rrisin ndjenjën e përgjegjësisë, por edhe të vetëvlerësimit. Ëndrra ime? Nuk ka ndryshuar. Gjithmonë do të jetë e njëjta: Të luaj në turnetë e famshme botërore dhe të arrij nivelet më të larta.

Ka qenë një fjali e juaja e botuar më shumë se një vit më parë në gazetën "Shekulli" për Novak Djokovic. Komentet kanë qenë të shumta. Si ndihet një kampion kur komentohet keq jo për punën e tij por për zgjedhjet që nuk kanë të bëjnë me vullnetin tënd në fushë?

Nuk mendoj se meritojnë pergjigje. Arritjet dhe përfaqësimi im nëpër botë flasin vetë. Tani që jam në një moshë më të rritur e kuptoj më mirë sesi mund të ndihet një adoleshent kur sulmohet në atë mënyrë. Unë mendoj se sporti dhe arti tejkalojnë kufijtë e të qenit " nacionalist". Thjesht më vjen keq për ta dhe për faktin se tashmë i kam njohur se kush janë, njerëz që i takoj perditë, qe hiqeshin si miq të familjes dhe fshiheshin pas emrave të rremë të komenteve. Sjellja ime me ata nuk ka ndryshuar, thjesht i kam lënë "të gëzojnë" botën e tyre të ngushtë shpirtërore që e shprehen nëpërmjet anonimatit.

Sa shqiptar je ti? Ne e dimë që ti e ke ngritur flamurin shqiptar kudo ku ke shkuar, por do të vazhdosh ta bësh edhe pse përfitimi material nuk është i mirë në këtë Shqipëri që nuk shpenzon shumë për sportin?

Ndjehem shqiptar si të gjithë shqiptarët e ndershëm që me punën dhe djersën e tyre mundohen që sukseset t'i ndajnë dhe t'ia atribuojnë vendit të lindjes, të origjinës. Dhe kjo nuk ka të bëjë me përfitimin material, por me dinjitetin e njeritut, me idenditetin e tij kombetar. Mendoj se pyetja nëse do të vazhdoj që të përfaqësoj flamurin shqiptar nuk më përket mua. Është diçka që është formuar brenda meje me kulturën dhe edukatën që më ka dhënë familja. Mën erdhi mirë që Digitalb, si shqiptar më ndihmoi të ngrija flamurin edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpresoj që shteti së shpejti të më japë po ashtu mbështetjen e vet pasi përpjekjet për të kërkuar edhe ndihmën e tyre nuk kanë munguar.

Rei: Një projekt në shkollë më ndryshoi jetën

Kur fëmijët e tjerë fillojnë të mësojnë si të shkruajnë numrat dhe shkronjat, Rei filloi njëkohësisht të mësonte edhe si të luante tenis. Me kalimin e kohës, ai i ka mësuar vetes se me përpjekje të vazhdueshme mund të bëhesh shumë i suksesshëm. Madje edhe të jesh kampion i një dekade të tërë, ashtu siç është ai. Rei sapo ka mbaruar shkollen e mesme te Gjuhëve të Huaja. Djali 17-vjeçar studioi për spanjisht dhe anglisht aty. Përpos gjuhëve të huaja, ai di shumë mirë edhe gjuhën shqipe. Është një djalë i edukuar dhe fjalori i tij është shumë i pastër. Rei flet me fjalë të thjeshta, ashtu si çdo moshatar i tij, por mënyra se si i zgjedh ato për të na rrëfyer rrugëtimin e tij me raketën e tenisit është për t'u përgëzuar. Gjithçka nisi në moshën 6-vjeçare. Në shkollën e tij, tek "Dora d'Isria", u organizua një projekt nga Federata Botërore e Tenisit. Kjo federatë në bashkëpunim me federatën shqiptare angazhuan në këtë projekt edhe Rein. Ishte vetëm një fëmijë. Drejt tenisit e ka shtyrë kureshtja. "Që nga ai moment, nuk i jam ndarë më tenisit", na tregon Pelushi duke shtuar se pas asaj dite jeta e tij nuk do të ishte më njëlloj. Për të mësuar ka më pak kohë se nxënësit e tjerë. Sepse ai stërvitet çdo ditë. Dhe jo pak orë, por plot pese orë në ditë. I duhet të ushqehet dhe të flejë në një orë të caktuar. I duhet nje rregjim i rrepte dhe i bollshem ushqimor çdo gjë që i rekomandohet si tenisit. "Sigurisht që është e vështirë. Por, pa sakrifica asgjë nuk arrihet. Edhe mënyra e të ushqyerit ndryshoi. Prej kohësh, përdor receta të caktuara ushqimore". Na tregon se, mamaja e tij kujdeset shumë për vaktet e tij ushqimore. Ajo kujdeset edhe për djalin tjetër, vëllain e Reit. Edhe Xhoni merret me tenis. "Familja ka qenë dhe është mbështetja ime kryesore. Pa suportin e tyre, ndoshta nuk do të isha këtu ku jam sot", thotë ai në një bisedë për "Shekullin". Ka dhjetë vjet që merr pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri tani, Rei Pelushi ka fituar më shumë se dhjetë kupa në më pak se 10 vite karrierë.

LUELA MYFTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARTISTI QË HUMBI VEPRAT NË LUFTËN E KOSOVËS 'RINGJALLET' NË KANADA (07.20.2014)
REMITANCAT DUHET ORIENTUAR NË INVESTIME (07.20.2014)
BLEDI TASKA THOTË SE KA VLORË EDHE NË BOSTON (07.18.2014)
New York Times - PETRIT HALILAJ REFLEKTON TË KALUARËN E KOSOVËS (07.15.2014)
BRAZIL 2014 - NJË SHQIPTAR I ZVICRËS IA JEP SHKËLQIMIN E FUNDIT KUPËS SË BOTËS (07.15.2014)
ITALI - NJË SHQIPTARE MINISTRE LOKALE PËR PUNËT SOCIALE (07.11.2014)
GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË - I KUNDËRLIGJSHËM PROVIMI I GJERMANISHTES PËR BASHKËSHORTËT (07.10.2014)
DASHURIA PA KUSHTE E SHPRESA YMERIT (07.10.2014)
CEREMONI BETIMI PËR SHTETASIT E RINJ AMERIKANË (07.06.2014)
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE (07.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]